Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...

Në zgjedhjet e para për kandidatin presidencial të Partisë Republikane, Donald Trump shënoi një fitore të qartë dhe çuditërisht të shpejtë. Televizionet kryesore në SHBA e shpallën fitues ish-presidentin vetëm 30 minuta pas fillimit të votimit.
Në vendin e dytë, por me shumë më pak vota se Donald Trump (51 për qind), është Ron DeSantis (21.2 për qind), guvernatori i shtetit federal të Floridës. Ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, (19.1 për qind) është në vendin e tretë. Në vendin e katërt ishte sipërmarrësi Vivek Ramaswamy me 0.7 për qind të votave. Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, ai ka bërë të ditur se tërhiqet nga kandidatura dhe ka mbështetur Donald Trump-in.
Fitorja e Trump-it ishte e pritshme. Ish-presidenti 77-vjeçar udhëhoqi bindshëm në sondazhet e opinionit publik. Haley kishte një fillim të dobët të fushatës disa muaj më parë, por rezultatet e sondazhit të saj janë përmirësuar me kalimin e kohës. Dhe DeSantis, i cili fillimisht u konsiderua kundërshtari më i mundshëm i Trump-it, filloi të humbasë popullaritetin muajt e fundit. Të dy ata nuk heqin dorë nga kandidatura.
Trump: „Duam unitet"
Donald Trump Fotografi: Andrew Harnik/AP/picture alliance
Trump-i, i cili ka shpallur vazhdimisht hakmarrje ndaj kundërshtarëve të tij politikë në muajt e fundit, foli për unitet në fjalimin e tij të hënën në mbrëmje (15 janar) pas fitores. Ne duam unitet, qofshin republikanë apo demokratë.
Para qindra mbështetësve të entuziazmuar në kryeqytetin e Iowa-s, Des Moines, ai akuzoi presidentin Joe Biden për "shkatërrimin total të vendit tonë." "Tri vjet më parë ne ishim një komb i madh dhe sot njerëzit po qeshin me ne," tha Trump.
Mbështetësit e tij e festuan fitoren në Iowa si "të pabesueshme" dhe "historike". Senatorja e njohur republikane, Lindsey Graham, shkroi në rrjetin social "X" se zgjedhjet paraprake të partisë "praktikisht kanë mbaruar". Republikanja Elise Stefanik u bëri thirrje kandidatëve të tjerë të tërhiqen në mënyrë që partia të mund të bashkohej pas Trump-it. Ajo shkroi në "X" se kandidatët e tjerë "s'kanë asnjë shans për fitore”.
Fillimi i vitit zgjedhor
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, baza e partisë zgjedh kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale. Votimi është kompleks dhe ndryshon nga një shtet federal në tjetrin. Zgjedhjet paraprake republikane në Iowa shënuan fillimin e vitit zgjedhor në SHBA. Zgjedhjet presidenciale mbahen më 5 nëntor.
Iowa, pa dyshim, nuk ka shumë kuptim për sa i përket numrit të votuesve, por kushdo që arrin rezultate të mira në këtë shtet të vogël federal, mund të llogarisë me një "atmosferë të favorshme" në zgjedhjet e ardhshme.
Ajo që ende mund të pengojë Trump-in në vazhdim janë problemet e tij ligjore. Edhe pse mbështetësit e tij i konsiderojnë proceset gjyqësore kundër kandidatit të tyre si të motivuara politikisht, rezultati i proceseve është ende i pasigurt. Ka mundësi që Trump të dënohet edhe para zgjedhjeve presidenciale. Shumëçka mund të ndodhë edhe në dhjetë muajt e ardhshëm.
Në Partinë Demokratike mendohet se kandidati i tyre tashmë është përcaktuar praktikisht. Joe Biden dëshiron të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë. Ky 81-vjeçar nuk ka konkurrencë serioze në partinë e tij.
Shqetësim në Gjermani
Pas këtij suksesi të Donald Trump-it në zgjedhjet për kandidat, partitë opozitare gjermane të Unionit Demokristian (CDU/CSU) po ushtrojnë presion ndaj qeverisë gjermane që të përgatitet për një mandat të ri të Trumpit. "Qeveria federale nuk mund të injorojë më zhvillimet politike të brendshme në Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja si partnere është shumë e rëndësishme për ne”, tha për agjencinë e lajmeve "dpa", eksperti i politikës së jashtme të partisë, Jürgen Hardt (CDU).
Sipas tij, zgjedhjet paraprake në Iowa tregojnë si më poshtë: "40 për qind nuk votuan për Trump-in". Megjithatë, është koha për t'u përgatitur për mundësinë që Trump të bëhet president."
Edhe Dhoma Gjermane e Industrisë, BDI, paralajmëron se fitorja e Trump-it në zgjedhjet presidenciale mund të ketë pasoja të rënda për Gjermaninë. Shtetet e Bashkuara më pas mund të izolohen përsëri ekonomikisht, komentoi Presidenti i BDI-së, Siegfried Russwurm.
Ai shtoi, se Gjermania duhet të përgatitet për të gjithë skenarët: "Kjo do të thotë: nuk mjafton të shqetësohesh". Evropa duhet të përgatitet për një botë, në të cilën ne evropianët do të lihemi më shumë vetëm dhe do të mund të mbështetemi më pak në partneritetin transatlantik të sigurisë sesa në 75 vitet e fundit”./DW
Reshjet e dendura të borës dhe ato të shiut në mbarë G...
Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, nga sot qytetarë...
Qeveria e Pakistanit njoftoi se dy fëmijë u vranë dhe ...
Meryam Schouler-Ocak e përjetoi vetë. "Së fundi në nj...
Temperaturat ranë në -13 gradë gjatë natës, duke e bër...
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha të martën se mbre...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje...
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, shkoi dje në...
Gratë viktima të dhunës në familje, në shtetet e tyre të o...
Fermerët francezë janë ngritur këtë të martë në protestë n...
Izraeli ndërmori një valë intensive sulmesh ajrore në jug ...
Zyrtarët izraelitë, megjithëse vazhdojnë të refuzojnë një ...
Franca vazhdon të jetë destinacioni kryesor në botë pë...
Franca ka regjistruar në vitin 2023 numrin më të ulët të l...
Mbi 300 kompani dhe institucione financiare kanë plani...
Erëra të ftohta dhe të rrezikshme kanë vazhduar të mbi...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamb...
Një grua në Meksikë përfundoi duke kaluar ditën e saj të d...
Ndërsa Gjermania duhet të bëhet më tërheqëse për emigr...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka shënuar fito...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...