Shembet një pjesë ure në Patras të Greqisë, një person humb jetën dhe 8 të tjerë plagosen
Një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur...

Në një distrikt të shkatërruar nga lufta në kryeqytetin e Sudanit, Abbas Mohammed Babiker thotë se ai dhe familja e tij kanë mundur të hanë vetëm një herë në ditë.
Tani, edhe kjo është në pikëpyetje, por një grup mbështetës i qytetarëve të dielën ka lëshuar një apel urgjent për donacione, për t’i ndihmuar njerëzit si ai.
“Ne kemi mjaftueshëm vetëm edhe për dy ditë të tjera”, ka thënë Babiker, nga Kartumi verior, ku banorët kanë thënë se të paktën një person, muzikant vendës, ka vdekur nga uria.
Që nga 15 prilli, betejat ndërmjet ushtrisë së Sudanit, të udhëhequr nga Abdel Fattah al-Burhan, dhe paramilitarëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të udhëhequr nga Mohamed Hamdan Daglo, kanë çuar në vrasjen e më shumë se 3.900 personave, sipas monitoruesve ndërkombëtarë.
Më shumë se 2.6 milionë njerëz, kryesisht nga Kartumi, janë zhvendosur brenda vendit, ka bërë të ditur Organizata Ndërkombëtare për Emigracion.
Mijëra njerëz që vazhdojnë të qëndrojnë në kryeqytet, veçanërisht në Kartumin verior, janë të ngujuar në shtëpi, pa furnizim me ujë, që kur ujësjellësi lokal është dëmtuar në fillim të luftës, raporton AFP.
Banorët thonë se kanë energji elektrike herë pas here, ndërsa ushqimi pothuajse u është harxhuar.
Në mbarë Sudanin, rreth një e treta e popullsisë përballej me uri edhe para fillimit të luftës, ka thënë Programi Botëror i Ushqimit, i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përkundër sfidave të sigurisë, agjencia thotë se ka ndihmuar mbi 1.4 milion njerëz me ndihma emergjente ushqimore, teksa nevojat po rriten.
“Për shkak të luftimeve, nuk ka më treg, e as nuk kemi para”, ka thënë një banor tjetër i Kartumit verior, Essam Abbas.
Për t’iu ndihmuar atyre, një “komitet rezistence”, grup prodemokratik lokal, ka lëshuar një apel urgjent.
“Ne duhet ta mbështesim njëri-tjetrin, të japim ushqim dhe para, dhe t’ua shpërndajmë njerëzve përreth nesh”, ka shkruar komiteti në rrjetin social Facebook.
Në Omdurmanin e afërt, po ashtu të dërrmuar nga luftimet, violinisti i njohur në vend, Khaled Senhouri “ka vdekur nga uria” javën e kaluar, kanë shkruar miqtë e tij në Facebook.
Në postimet e tij online, Senhouri kishte thënë se nuk mund të largohej nga shtëpia për shkak të luftimeve, dhe se përpiqej të mbijetonte me furnizimet që kishte./ Rel
Një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur...
Astronomët kanë zbuluar një lloj të ri objekti yjor që mun...
Deri në momentin që do të përfundoni leximin e këtij tekst...
Sulmet ruse goditën një katedrale dhe disa ndërtesa banimi...
Votuesit spanjollë do të shkojnë të dielën drejt vendv...
Papa Françesku tha të dielën se valët e fundit të të nxeht...
Presidenti rus Vladimir Putin tha se kundërofensiva e Ukra...
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 ...
Një zjarr i madh që ka përfshirë ishullin grek të Rodosit ...
Një burrë ka gjetur mbi 800 monedha ari në një fushë misri...
Anton Cherepennikov, një multimilioner dhe figurë kyçe në ...
Një zjarr i madh shpërtheu në Klickitat të Uashingtonit. ...
Një incident i pazakontë që shkaktoi 4 viktima dhe disa të...
Korrupsioni dhe shpopullimi i Ballkanit Perëndimor janë nd...
Farmacistët që prodhojnë ilaçe kundër kancerit mund të fit...
Një djalë 12-vjeçar dhe një grua kanë humbur jetën në Serb...
Ministria e Jashtme e Polonisë të shtunën e ka thirrur në ...
Trupat ukrainase kanë goditur një rezervuar nafte dhe një ...
Një seri rekordesh klimatike mbi temperaturën, nxehtësinë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në paraburgimin e Departame...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...