"Toka një territor i paeksploruar"/ Shkencëtarët në alarm për temperaturat e larta: Skenarë të këqinj mund të shpalosen
Një seri rekordesh klimatike mbi temperaturën, nxehtësinë ...

Trupat ukrainase kanë goditur një rezervuar nafte dhe një depo municionesh të ushtrisë ruse, në Krimenë e aneksuar nga Rusia, ka njoftuar departamenti për komunikim i ushtrisë së Ukrainës, nëpërmjet një komunikate të lëshuar më 22 korrik.
Guvernatori i instaluar nga Moska në rajon, Sergei Aksyonov, ka thënë se një dron ukrainas ka hedhur në erë një depo municionesh në gadishull, duke nxitur evakuimin e njerëzve në një rreze prej 5 kilometrash, dhe në ndërprerjen e trafikut hekurudhor për pak kohë në urën e Krimesë.
Raportimet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 22 korrik se ura e Krimesë ishte objektiv legjitim luftarak, sepse ajo ishte rrugë e furnizimit ushtarak për Rusinë. Ai ka thënë një ditë më parë se ura që lidh Rusinë me Krimenë e okupuar duhet “të neutralizohet”.
Ura mbi Ngushticën e Kerçit përdoret çdo ditë për të siguruar municione për luftën, ka pohuar Zelensky më 21 korrik, duke folur përmes videolidhjes në Forumin e Sigurisë të Aspenit, në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ura është vazhdimësi e okupimit rus të Krimesë, ka thënë ai, duke e quajtur strukturën “ndërtim i armikut, i bërë në kundërshtim me të drejtën dhe me të gjitha normat e zbatueshme ndërkombëtare”.
Ura ishte dëmtuar më 16 korrik, nga një sulm që Rusia ka thënë se e ka kryer Ukraina, duke përdorur dronë.
Ndërkohë, bombardimet dhe sulmet ajrore ruse ndaj zonave civile të Ukrainës dhe ndaj infrastrukturës për eksportimin e grurit kanë vrarë të paktën gjashtë persona, përfshirë dy fëmijë, dhe kanë shkaktuar dëme masive materiale gjatë 24 orëve të fundit, kanë njoftuar zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë, më 22 korrik.
Ushtria ruse ka lëshuar 16 raketa lundruese dhe ka kryer mbi 20 sulme ajrore ndaj pozicioneve dhe zonave të banuara ukrainase, ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, në raportin e tij të përditshëm./ Rel
Një seri rekordesh klimatike mbi temperaturën, nxehtësinë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në paraburgimin e Departame...
Shiritat bardh e kuq, që nënkuptojnë ndalimin e punëve të ...
Aktorja Josephine Chaplin, vajza e Charlie Chaplin, ka vde...
Dy vajzat qe gjetën vdekjen nga ekstazia në fund të qersho...
Një republikan i lartë i Senatit ka publikuar një dokument...
Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trum...
Emri i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, e cila vdiq më...
Guardia di Finanza ka zbuluar dhe sekuestruar rreth 5.3 to...
Analisti nga Kosova Dritëro Arifi, ka theksuar se është e ...
Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan, ka paralajmëruar ...
Një histori aq sa tronditëse dhe e mrekullueshme është pub...
Një 22-vjeçare në Rusi ka humbur jetën gjatë operacionit p...
Rritja e çmimeve të drithërave pak pas largimit të Rusisë ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ambasado...
“Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës.” Kështu është...
Një gjykatë federale e ka caktuar gjyqin ndaj ish-presiden...
Këshilli i Amsterdamit e ka ndaluar qarkullimin e anijeve ...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paraq...
Kreu i CIA-s, William Burns është shprehur se pasiviteti i...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...