Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

Mosmarrëveshjet territoriale po thellojnë tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, dy vende anëtare të Natos. Disa analistë paralajmërojnë se politika e brendshme po nxit tensionet, në një kohë që siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Stambolli Dorian Jones, përpjekjet e ndërmjetësimit janë të pakta nga aleatët perëndimorë, të cilët e kanë vëmendjen tek konflikti në Ukrainë.
Gjatë fjalimeve të ndryshme në Turqi, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka shtuar retorikën nacionaliste, duke paralajmëruar se Turqia mund të pushtojë ishuj grekë, në të cilët pretendon se Greqia ka dërguar mjete ushtarake në kundërshtim me një marrëveshje ndërkombëtare. Mesut Casin është këshilltar i Presidentit Erdogan
“Greqia duhet ta ndalojë qëndrimin e saj aventuresk, që nuk është në përputhje me të qënit anëtar i Natos. Athina duhet të heqë dorë nga gjuha jodiplomatike, sepse po krjon shqetësime të mëdha në shoqërinë turke dhe po ngre pikëpyetjen nëse Greqia është në luftë me Turqinë. Për më tepër, po nxit ndjenjat ultranacionaliste në Turqi”.
Athina këmbëngul se dërgimi i pajisjeve ushtarake në ishujt e saj është në përgjigje të kërcënimeve ushtarake turke.
Greqia është angazhuar në një program të rëndësishëm armatimi, duke blerë armë nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca dhe nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ushtarak. Athina thotë se është e gatshme përballë fqinjit të saj të fuqishëm.
Cengiz Aktar është profesor i shkencave politike në Universitetin e Athinës.
“Dy marrëveshje të rëndësishme, me Shtetet e Bashkuara dhe Francën, shtuan jashtëzakonisht shumë aftësitë dhe moralin e forcave të armatosura greke. Pra, ata kanë besim tek vetvetja”.
Politika e brendshme mund të përkeqësojë tensionet aktuale, ndërsa udhëheqësit e të dy vendeve do të përballen me rizgjedhje vitin e ardhshëm.
Zoti Erdogan përballet me një sfidë të vështirë, pasi inflacioni në Turqi është rritur gati 100%. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është përfshirë në një skandal përgjimi telefonik të kundërshtarëve të tij politikë.
Serhat Guvenc është profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Kadir Has.
“Ky tension ndoshta do t'i ndihmojë ata brenda vendit. Por kapërcimi i pragut mund të ketë pasoja të padëshiruara”.
Tensionet nuk janë diçka e panjohur për Turqinë dhe Greqinë. Në vitin 1996 të dy vendet shkuan në prag të luftës për një ishull të vogël të pabanuar. Kriza u shmang pas ndërhyrjes së Uashingtonit.
Mungesa e përpjekjeve të tilla ndërmjetësuese është rezultat i agresionit rus në Ukrainë dhe marrëdhënieve të tensionuara të Erdoganit me aleatët perëndimorë. Zëri i Amerikës bisedoi me analisten Asli Aydintasbas nga Instituti Brookings.
“BE-ja dhe Uashingtoni ndeshen me sfida të mëdha në mënyrën se si ta trajtojnë Ankaranë dhe Erdoganin. Pra nuk duan një problem më shumë”.
Këtë muaj, Turqia dhe Greqia fajësuan njëra-tjetrën për mbytjen e refugjatëve në detin Egje. Ndërsa asnjëri prej udhëheqësve nuk duket i gatshëm të tërhiqet dhe mungon ndërmjetësimi, egziston rreziku që vdekjet në Egje mund të mos jenë të fundit./ VOA
Autoritetet në Qipro kanë shpëtuar qindra migrantë mbr...
NATO-ja është e gatshme të rrisë numrin e trupave në K...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se bes...
Një person besohet se vdes nga uria çdo katër sekonda,...
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka shpallur të përfundua...
Projektligji i paraqitur në Bruksel ka për qëllim të shman...
Rusia përmes fushatave në mediat sociale këtë dimër mund t...
Sipas njoftimit të zyrtarëve amerikanë, një kontraktor...
Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Europë t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se nu...
Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara akuzoi R...
Autoritetet në Pejë kanë ngritur alarmin për një mjet ...
Me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropia...
Mbretëresha Elizabeth II varroset sot në Londër përmes...
Zyra e Prokurorit në Beograd të Serbisë tha se do të b...
Mijëra policë, qindra trupa britanikë dhe një ‘ushtri’...
Autoritetet britanike thanë të dielën se Rusia i ka zgjeru...
Komisioni Europian rekomandoi të dielën pezullimin e fonde...
Anëtarë të personelit ushtarak ukrainas, në qytetin li...
Turqia ka kryer sulme në veri të Sirisë ndaj qendrave ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...