"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Sipas njoftimit të zyrtarëve amerikanë, një kontraktor amerikan i mbajtur peng në Afganistan për më shumë se dy vjet nga talebanët, është liruar në këmbim të një bosi droge taleban i cili eshte dënuar dhe po vuan denimin me burg në Shtetet e Bashkuara.
Mark Frerichs, një veteran i marinës i cili kishte kaluar më shumë se një dekadë në Afganistan si kontraktues civil, u rrëmbye në janar të vitit 2020 dhe besohet se mbahej prej asaj kohe nga rrjeti Haqqani, i lidhur me talibanët.
Negociatat për lirimin e tij u përqendruan në një marrëveshje që do të përfshinte gjithashtu lirimin e Bashir Noorzai, një bos famëkeq droge dhe anëtar talebanëve, i cili u tha gazetarëve në Kabul të hënën se kishte kaluar 17 vjet e gjashtë muaj në burg në Shtetet e Bashkuara përpara se të lirohej.
Ky është një nga shkëmbimet më të rëndësishme të të burgosurve që ndodhbën administratën Biden, e që vjen pesë muaj pas një marrëveshjeje të veçantë me Rusinë që rezultoi në lirimin e veteranit të marinës Trevor Reed. Kjo ndodhi pavarësisht shqetësimeve të familjes së tij dhe avokatëve të tjerë se largimi i ushtrisë amerikane nga Afganistani, dhe rënia e qeverisë atje, mund ta bënte më të vështirë sjelljen e tij në atdhe dhe mund të largonte vëmendjen nga burgimi i tij.
Sipas një zyrtari të lartë të administrates, Presidenti Joe Biden, i cili ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, thirri familjen e zotit Frerichs të hënën në mëngjes për të ndarë "lajmin e mirë" se administrata e tij ishte në gjendje të siguronte lirimin e tij.
Zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht dhe foli në kushte anonimiteti, e quajti vendimin për t'i liruar bosin e drogës Noorzai një "vendim të vështirë", por të nevojshëm për të ribashkuar një qytetar amerikan me familjen e tij.
Një nga motrat e zotit Frerichs, e cila është nga Lombardi, të shtetit Illinois, falënderoi zyrtarët e qeverisë amerikane që ndihmuan në lirimin e vëllait të saj.
“Jam shumë e lumtur kur dëgjoj që vëllai im është i sigurt dhe është duke u kthyer për në shtëpi tek ne. Familja jonë është lutur për këtë çdo ditë në më shumë se 31 muaj që ai ka qenë peng. Asnjëherë nuk i hoqëm shpresat se ai do të mbijetonte dhe do të kthehej i sigurt në shtëpi tek ne”, thuhet në një deklaratë të motrës, Charlene Cakora.
Në Afganistan, Noorzai, i cili u arrestua në vitin 2005 nën akuzat federale të trafikut të heroinës në SHBA, u tha gazetarëve në një konferencë shtypi se ai ishte liruar nga një burg i paspecifikuar amerikan dhe i ishte dorëzuar më herët gjatë ditës talebanëve në Kabul si pjesë e shkëmbimit. Familja e zotit Frerichs dhe zyrtarët amerikanë më pas konfirmuan se Frerichs ishte amerikani që ishte pjesë e marrëveshjes.
Noorzai u dënua në vitin 2009 me burgim të përjetshëm pasi u dënua në gjykatën federale në Manhatanit, me prokurorët e Departamentit të Drejtësisë që e akuzuan atë se zotëronte fusha opiumi në provincën Kandahar dhe mbështetej në një rrjet shpërndarësish në Nju Jork që shisnin heroinën. Në kohën e dënimit të tij, prokurori federal i atëhershëm i lartë në Manhattan tha se rrjeti mbarëbotëror i narkotikëve i Noorzaitit mbështeti një regjim taleban që e bëri Afganistanin një terren pjellor për terrorizmin ndërkombëtar.
Frerichs, 60 vjeç, kishte punuar në projekte të inxhinierisë civile në kohën e rrëmbimit të tij më 31 janar 2020 në Kabul. Ai u pa për herë të fundit në një video të postuar pranverën e kaluar nga gazeta The New Yorker, ku ai shfaqej me veshje tradicionale afgane dhe lutej për lirimin e tij. Gazeta tha se e kishte marrë klipin nga një individ i paidentifikuar në Afganistan.
Deri të hënën, zyrtarët amerikanë në dy administrata presidenciale ishin përpjekur pa sukses ta kthenin atë në atdhe. Edhe para marrjes së tyre në Afganistan në gusht të vitit të kaluar, talebanët kishin kërkuar nga SHBA lirimin e Noorzaitit në këmbim të zotit Frerichs. Por nuk kishte asnjë shenjë publike se Uashingtoni po ndiqte ndonjë plan shkëmbimi përgjatë këtyre linjave.
Eric Lebson, një ish-zyrtar i sigurisë kombëtare të qeverisë amerikane, i cili kishte këshilluar familjen e zotit Frerichs, tha në një deklaratë se "çdo gjë në lidhje me këtë rast ka qenë një luftë e vështirë". Ai kritikoi administratën Trump se kishte hequr dorë “për ta kthyer Markun shpejt në shtëpi duke nënshkruar një marrëveshje paqeje me talebanët pa u kërkuar kurrë kthimin më parë të tij.
“Familjes së Markut më pas iu desh të punonte me dy administrata, ku shumë njerëz e shihnin kthimin e sigurt të Markut si një pengesë për planet e tyre për Afganistanin”, thuhet në deklaratë.
Rënia e qeverisë afgane të mbështetur nga perëndimi dhe marrja e pushtetit nga talebanët në gusht 2021, ngritën shqetësime shtesë se çdo përparim në negociata mund të zhbëhej.
Por emri i tij u shfaq muajin e kaluar kur presidenti Joe Biden, i cili kishte bërë thirrje publike për lirimin e zotit Frerichs, u tha nga këshilltarët e tij se u kishte bërë presion zyrtarëve që të merrnin parasysh çdo rrezik që i vinte marinsit Frerichs nga sulmi me dron në Afganistan që vrau liderin e al-Kaidës, Ayman al. -Zavahri.
Ministri i Jashtëm i emëruar nga Talibanët, Amir Khan Muttaqi, foli gjithashtu në konferencën për shtyp në Kabul së bashku me Noorzain dhe përshëndeti shkëmbimin, duke thënë se ai shënoi fillimin e një "epoke të re" në marrëdhëniet SHBA-Afganistan.
“Ky mund të jetë një kapitull i ri midis Afganistanit dhe Shteteve të Bashkuara, kjo mund të hapë një derë të re për bisedime mes dy vendeve”, tha ministri Muttaqi.
“Ky akt na tregon se të gjitha problemet mund të zgjidhen përmes bisedimeve dhe falënderoj ekipet e të dyja palëve që punuan aq shumë që kjo të ndodhë”, shtoi ai.
Talibanët gjithashtu postuan një video të shkurtër të hënën në mediat sociale që tregon mbërritjen e Noorzait në aeroportin e Kabulit, ku ai u mirëprit nga zyrtarë të lartë talebanë, përfshirë ministrin Muttaqi.
Në konferencën për shtyp, Noorzai shprehu mirënjohjen që pa "vëllezërit e tij muxhahedin" – në një referencë për talebanët - në Kabul.
"Unë lutem për më shumë sukses të talebanëve," shtoi ai. “Shpresoj se ky shkëmbim mund të çojë në paqe mes Afganistanit dhe Amerikës, sepse një amerikan u lirua dhe unë jam gjithashtu i lirë tani”./ VOA
Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Europë t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se nu...
Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara akuzoi R...
Autoritetet në Pejë kanë ngritur alarmin për një mjet ...
Me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropia...
Mbretëresha Elizabeth II varroset sot në Londër përmes...
Zyra e Prokurorit në Beograd të Serbisë tha se do të b...
Mijëra policë, qindra trupa britanikë dhe një ‘ushtri’...
Autoritetet britanike thanë të dielën se Rusia i ka zgjeru...
Komisioni Europian rekomandoi të dielën pezullimin e fonde...
Anëtarë të personelit ushtarak ukrainas, në qytetin li...
Turqia ka kryer sulme në veri të Sirisë ndaj qendrave ...
Pas 2 viteve bllokadë, vendet anëtare të BE-së arritën në ...
E vendosur, kokëfortë, sarkastike dhe mendjemprehtë pë...
Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet Asamblesë së Për...
Një grua është arrestuar në Naxos pasi ka rrahur të sh...
"Ne i dënojmë ashpërsisht aktet e mizorisë" deklaroi i nga...
Deri tani ka pasur vetëm informacione dhe spekulime, ndërs...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri përsëri t...
Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të premten të va...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...