Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Mbretëresha Elizabeth II varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore, ngjarje që po vlerësohet si operacion "i paprecedentë” i sigurisë në kryeqytetin britanik.
Mëngjesin e së hënës, arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike niset për në rrugëtimin e saj të fundit: fillimisht arkivoli do të dërgohet në Kishën e Uestminsterit, ku do të mbahet një shërbesë fetare në të cilin do të marrin pjesë mijëra persona, më pas në Kështjellën Uindsor për një shërbim më privat. Në fund, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip.

Në pllakën prej mermeri në varrin e saj do të gdhendet: Elizabeth II 1926-2022.
Dita e varrimit pritet të jetë emocionale për shumë britanikë dhe ceremoni të tilla varrimi shtetëror Britania nuk ka organizuar qe 60 vjet, përkatësisht që nga varrimi i Wiston Churchill.
Qindra mijëra persona pritet të dalin në rrugët e Londrës nëpër të cilat do të kalojë arkivoli i Mbretëreshës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit monarkes. Ndërkaq, miliona të tjerë në mbarë botën pritet të përcjellin ceremoninë mortore përmes transmetimeve të drejtpërdrejta.
Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në Kështjellën Balmoral të Skocisë. Ajo mbretëroi për 70 vjet – më shumë se çdo monark tjetër i Mbretërisë së Bashkuar.
Mbreti Charles III duke qëndruar pranë arkivolit të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.
Fronin e ka trashëguar djali i saj i madh, Charles, i cili tani njihet me emrin Mbreti Charles III.
Pallati Bakingam ka thënë se vetë Mbretëresha Elizabeth II kishte shtuar detaje personale në planin për ceremoninë e varrimit të saj.

Kisha e Uestministerit, ku do të mbahet shërbesa fetare, është vendi ku janë kurorëzuar mbretërit e mbretëreshat e Britanisë, përfshirë edhe Elizabeth II më 1953-shin. Në këtë kishë ajo po ashtu ishte martuar me Princin Philip më 1947.
Në Uestminster nuk është mbajtur asnjë ceremoni mortore e monarkëve që nga shekulli i 18-të, edhe pse më 2002-shin, aty ishte organizuar ceremonia e varrimit të Nënës Mbretëreshë, nënës së Elizabeth II.
Kush do të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës?
Mbi 2.000 persona do të marrin pjesë në shërbesën në Kishën Uestminster, në krye me Mbretin Charles III dhe pjesëtarë të familjeve mbretërore nga e mbarë bota. Në varrim po ashtu do të marrin pjesë edhe politikanë të ndryshëm, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden.
Po ashtu, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka marrë ftesë për të qenë e pranishme në ceremoninë shtetërore të varrimit të Mbretëreshës.
Ndërkaq, në shërbesën që mbahet në faltoren e Shën Xhorxhit në Kështjellën Uindsor janë ftuar 800 mysafirë.
Në varrimin e Mbretëreshës, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar anëtarët e familjeve mbretërore nga Europa dhe bota. Perandori i Japonisë Naruhito dhe Perandoresha Masako thyejnë traditën japoneze, duke marrë pjesë në funeralin e monarkes britanike.

Po ashtu, Mbreti Willem-Alexander i Holandës, Mbretëresha Maxina dhe Princesha e Kurorës Beatrix kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Në varrim merr pjesë edhe mbreti Philippe i Belgjikës, Mbreti Harald V i Norvegjisë dhe Princi Alberti II i Monakos.
Mbretëresha Margrethe e Danimarkës – që ka anuluar një sërë ngjarjesh për të shënuar 50-vjetorin e saj në fron pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II – do të marrë pjesë në varrim. Ajo është kushërira e tretë e Mbretëreshës britanike. Po ashtu, Mbreti i Spanjës, Felipe VI do të jetë i pranishëm me gruan e tij, Letizia. Edhe babai i tij, ish-mbreti spanjoll, Juan Carlos I – që abdikoi nga froni më 2014 – ka konfirmuar pjesëmarrjen në funeral.
Përveç presidentit amerikan, Joe Biden, Mbretëria e Bashkuar tha se pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe liderë të tjerë në botë.
E pranishme do të jetë edhe gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Olena.
Ftesën e ka pranuar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili e ka quajtur Mbretëreshën Elizabeth II si “mbretëreshë të përjetshme”.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ai i Brazilit, Jair Bolsorano, po ashtu marrin pjesë.
Kina ka njoftuar se i pranishëm do të jetë zëvendëspresidenti, Wang Qishan.
Në mesin e 500 liderëve botërorë do të jenë edhe ata të Italisë, Gjermanisë, Izraelit, Koresë së Jugut, Irlandës dhe liderët e 56 shteteve të Komenuellthit.
Por, ka edhe ata që nuk janë ftuar. Për shkak të raporteve të tensionuara, Mbretëria e Bashkuar ka ftuar ambasadorët – jo krerët e shtetit – të disa shteteve, sikurse Iranit, Nikaraguas dhe Koresë së Veriut.
Rusia dhe Bjellorusia janë në mesin e një grupi të vogël që nuk janë ftuar fare në varrim për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Presidenti rus, Vladimir Putin – ndaj të cilit Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione për udhëtim – veçse ka thënë se nuk do të mund të marrë pjesë në varrim.
Po ashtu, liderët talibanë afganë nuk janë ftuar, e as liderët e Mianmarit, Sirisë dhe Venezuelës.
Sfidat e sigurisë
Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, tha se varrimi shtetëror i Mbretëreshës Elizabeth II paraqet një sfidë “të paprecedent” sigurie, pasi qindra mijëra persona do të jenë në Londër.
“Kanë kaluar dekada qëkur ne kemi pasur kaq shumë liderë botërorë në një vend. Kjo është e paprecedent... në raport me gjërat e tjera që ne po trajtojmë njëkohësisht”.

Ai tha për "Associated Press" se mund të ketë persona që duan t’iu bëjnë keq liderëve botërorë, prandaj, “ne po punojmë jashtëzakonisht fort – policia, shërbimet e sigurisë dhe shumë të tjerë – për t’u siguruar që varrimi shtetëror të shkojë si duhet”, tha ai.
Mbi 10.000 policë do të ofrojnë siguri në Londër të hënën. Qindra vullnetarë dhe anëtarë të ushtrisë po ashtu do të jenë në detyrë.
Për shkaqe sigurie, autoritetet në Londër kanë ndaluar fluturimin e përkohshëm të dronëve, ndërkaq aeroporti Hithrou do të ndalojë fluturimet, me qëllim që të mos krijohet zhurmë gjatë funeralit të monarkes.
Sfidë tjetër e sigurisë do të jenë turmat e njerëzve. Arkivoli i Mbretëreshës do të udhëtojë nëpër Londër në një distancë prej 32 kilometrash dhe e gjithë rrugët që do të përshkojë kortezhi mortor, do të ketë barriera. Kjo pasi, anash pritet të mblidhen afër qindra mijëra persona./rel
Zyra e Prokurorit në Beograd të Serbisë tha se do të b...
Mijëra policë, qindra trupa britanikë dhe një ‘ushtri’...
Autoritetet britanike thanë të dielën se Rusia i ka zgjeru...
Komisioni Europian rekomandoi të dielën pezullimin e fonde...
Anëtarë të personelit ushtarak ukrainas, në qytetin li...
Turqia ka kryer sulme në veri të Sirisë ndaj qendrave ...
Pas 2 viteve bllokadë, vendet anëtare të BE-së arritën në ...
E vendosur, kokëfortë, sarkastike dhe mendjemprehtë pë...
Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet Asamblesë së Për...
Një grua është arrestuar në Naxos pasi ka rrahur të sh...
"Ne i dënojmë ashpërsisht aktet e mizorisë" deklaroi i nga...
Deri tani ka pasur vetëm informacione dhe spekulime, ndërs...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri përsëri t...
Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të premten të va...
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka kërkuar të vizit...
Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të ...
Shtëpia e Bardhë miratoi të enjten një paketë të re de...
Gjermania është e gatshme të marrë rol udhëheqës në ga...
“Ne ishim miq prej një jete dhe ai më vodhi 400 mijë e...
Një diplomat i lartë çek është dëbuar nga puna, pas...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...