SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

E vendosur, kokëfortë, sarkastike dhe mendjemprehtë për të lënë mënjanë armiqtë e saj, një tipar i zhvilluar pasi u bullizua për peshën e saj kur ishte fëmijë, Giorgia Meloni, 45 vjeç, është në prag të postit të kryeministres së parë grua të Italisë.
Partia e saj “Fratelli d’Italia”, një pjellë e fashizmit, po ecën me sondazhet duke zgjeruar hendekun me Partinë Demokratike të qendrës së majtë. Epërsia parashikohet t’i japë Melonit dhe aleancës së saj, të përbërë nga Liga e Ekstremit të Djathtë të Matteo Salvinit dhe Forza Italia të Silvio Berlusconit, fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të 25 shtatorit.
E lindur dhe e rritur në Garbatella, një zonë e klasës punëtore të Romës, Meloni u përfshi në politikë në moshën 15-vjeçare. Ajo u regjistrua me “Fronte della Gioventù”, krahu rinor i Lëvizjes Sociale Italiane (MSI), një parti e krijuar nga Giorgio Almirante, ministër në qeverinë e diktatorit fashist Benito Musolini.
Ishte viti 1992 dhe interesi i Melonit për politikën u zgjua nga rënia e rendit politik të pasluftës të Italisë, ose e ashtuquajtura Republika e Parë, mes një sërë skandalesh që ekspozuan korrupsionin e përhapur dhe ndikimin mafioz.
Ajo shkroi në biografinë e saj “Io Sono Giorgia” se ishte tërhequr instinktivisht nga lëvizja rinore e MSI-së, ku tha se gjeti mbështetje në një komunitet të ngushtë militantësh që shpesh përshkruhen si të këqij ose të dhunshëm.
Në ditën e parë që vizitoi zyrat e MSI-së në Garbatella, ajo shkroi se e gjeti veten në një dhomë plot me burra që po dëgjonin një fjalim të mbajtur nga Marco Marsilio, president i rajonit italian Abruzzo, pjesë e partisë “Fratelli d’Italia”.
Tri dekada më vonë, Marsilio e kujton ende ardhjen e saj. “Menjëherë vura re dhe vlerësova karakteristikat e saj solide,” tha ai për "Observer".
“Ajo është e vendosur, e përkushtuar dhe e ka mbajtur gjithmonë fjalën e saj. Kur ajo merr diçka, ajo fokusohet thellë dhe qëndron me të deri në fund.”
Meloni e ngriti zanatin e saj përmes politikës studentore, duke shpërndarë fletushka në shkolla dhe duke vendosur postera në rrugët përreth Garbatella-s. Ajo bisedonte me njerëzit nëpër tregje, gjë që e bën ende edhe sot. Në vitin 2004, Meloni u zgjodh presidente e të rinjve të Aleancës Kombëtare, partia që doli nga MSI.
Ngritja e Melonit në politikë u lehtësua nga Berlusconi, i cili erdhi në pushtet për herë të parë në vitin 1994 në koalicion me Aleancën Kombëtare të riformuar dhe Ligën Veriore. Qeveria mbijetoi vetëm një vit, por aleanca u kthye për një mandat të dytë në vitin 2001.
Në vitin 2006 ajo u bë zv. kryetarja më e re e dhomës së deputetëve. Berlusconi u kthye për mandatin e tij të tretë si kryeministër dy vjet më vonë, duke emëruar Melonin si ministre të Rinisë. Aleanca Kombëtare u shpërbë në vitin 2009 dhe ajo vazhdoi me themelimin e “Fratelle d’Italia” në vitin 2012.
Partia e re e Melonit ra me rreth 4% në zgjedhjet e përgjithshme të 2018-ës, por një përparim i vogël erdhi një vit më vonë, kur partia performoi më mirë se sa pritej në zgjedhjet parlamentare evropiane. Që atëherë, Meloni ka punuar për ta tërhequr partinë nga skajet duke e ristrukturuar si një kampione konservatore të patriotizmit.
Koalicioni i udhëhequr nga “Fratelli d’Italia” është kundër dhënies së nënshtetësisë italiane në lindje për fëmijët e lindur në Itali nga prindër të huaj dhe dëshiron të reduktojë aksesin në përfitimet sociale për të huajt.
Meloni tha se është pro-evropiane, por ajo ndan një vizion të Evropës shumë të ngjashëm me atë të kryeministrit hungarez Viktor Orban, duke argumentuar se politikat e BE-së nuk duhet të zëvendësojnë ato italiane.
Meloni gjithashtu është përpjekur të pastrojë partinë e saj nga imazhi neofashist. Në gusht, ajo publikoi një video në anglisht, frëngjisht dhe spanjisht, në të cilën tha se “fashizmi është lënë pas në histori”. Megjithatë, ajo refuzoi thirrjet për të hequr flakën me tre ngjyra të MSI-së nga logoja e “Fratelli d’Italia” dhe ruan moton fashiste, “Zot, familje, atdhe”.
Meloni, një nënë e pamartuar e një fëmije, nuk e përshkruan veten si feministe, përkundrazi thotë se është kundër “kuotave rozë” dhe se rolet duhet të arrihen përmes meritës, jo gjinisë. Ajo e argumenton këtë pikë duke pretenduar se partia e saj është e vetmja parti që përmban disa gra në poste drejtuese. Por kundërshtarët e saj argumentojnë se ajo ka bërë pak për të promovuar përparimin social dhe ekonomik të grave.
Nëse Meloni do të bëhej kryeministre, qeveria e saj do të ishte qeveria më e djathtë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore./euronews
Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet Asamblesë së Për...
Një grua është arrestuar në Naxos pasi ka rrahur të sh...
"Ne i dënojmë ashpërsisht aktet e mizorisë" deklaroi i nga...
Deri tani ka pasur vetëm informacione dhe spekulime, ndërs...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri përsëri t...
Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të premten të va...
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka kërkuar të vizit...
Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të ...
Shtëpia e Bardhë miratoi të enjten një paketë të re de...
Gjermania është e gatshme të marrë rol udhëheqës në ga...
“Ne ishim miq prej një jete dhe ai më vodhi 400 mijë e...
Një diplomat i lartë çek është dëbuar nga puna, pas...
13 tonë lule do të transportojë kompania ajrore “Turkish Air...
Në videot e xhiruara nga njerëzit shihet shtrirja e plotë ...
Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në b...
Një mjeke vullnetare ukrainase, e kapur nga forcat ruse gj...
Departamenti amerikan i shtetit njoftoi sot sanksione ...
Pjesa më e madhe e ligjvënësve të Bashkimit Europian v...
Qeveria gjermane ka shitur aksionet e saj në kompaninë...
Shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, th...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...