Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

Rusia përmes fushatave në mediat sociale këtë dimër mund të përpiqet të ndezë tensione në Gjermani. Ky është vlerësimi i kryetarit të komisionit hetimor të kontrollit të Bundestagut, Konstantin von Notz. "Gjendja është pa dyshim e vështirë", tha von Notz nga partia Të Gjelbrit/Aleanca90 në Bundestag. "Javët e fundit kanë treguar, se Gjermania është e cenueshme nga ndikimi rus".
Koha për këtë paralajmërim nuk është e rastësishme. Gjithnjë e më shumë qytetarët gjermanë ndiejnë efektin e çmimeve shpërthyese të energjisë, pasi Moska si hakmarrje për sanksionet perëndimore ka ndalur furnizimet me gaz. Deri më tani sanksionet e vendosura nga BE kundër Rusisë mbështeten nga shumica në Gjermani. Por autoritetet e sigurisë tremben se Rusia dimrin e ardhshëm do të përpiqet, që të nxisë frikën për ngushtica në furnizimin me gaz dhe artikuj ushqimorë, për të ndezur kështu më shumë rezistencën kundër masave sanksionuese.
"Shërbimet tona informative vërejnë prej kohësh që aktivistë prorusë organizojnë fushata në rrjetet sociale si "Telegram", me qëllim ndikimin negativ të diskursit publik dhe përçarjen e shoqërisë sonë", tha von Notz në Bundestag. "Ne jetojmë në kohë, kur duhet të jemi shumë të vëmendshëm."

Rasti Baerbock në mediat sociale të krijon një përshtypje se me çfarë mund të përballet Gjermania. Në fund të gushtit, ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, gjatë një diskutimi në Pragë premtoi mbështetje për Ukrainën "pavarësisht se ç'mendojnë votuesit e mi gjermanë."
Por ky fragment ishte pjesë e një përgjigjeje të gjatë, ku Baerbock për shembull tha, se qeveria gjermane do të mbështesë qytetarët gjermanë me koston në rritje të artikujve ushqimorë. Brenda pak orësh regjistrimi i këtij fragmenti të izoluar u shfaq në postimin në "Telegram" të një llogarie proruse, sipas një analize të Qendrës për Situatën e Dezinformimit, një bashkim i disa organizatave joqeveritare. Videot në këto postime shpesh plotësohen me fragmente të tjera çorientuese apo tituj të gabuar, për të falsifikuar kështu citatin e Annalena Baerbock.
Por fragmenti i fjalisë u përhap shpejt edhe në kanale të tjera sociale, edhe nga politikanë të AfD-së dhe Të Majtës. "Ky rast tregon se sa e rëndësishme është për aktorët pro Kreminit bashkëpunimi me aktorët vendas në Gjermani për të përhapur dezinformime", shprehet Julia Smirnova nga Instituti për Dialogun Strategjik, një nga organizatat që u mor me analizën e informacionit të falsifikuar mbi Baerbock.

Përpjekjet e Moskës për të influencuar opinionin publik në Gjermani nuk janë fenomen i ri.
Që nga koha e Luftës së Ftohtë Gjermania konsiderohej si një nga objektivat kryesore të spiunazhit e operacioneve sovjetike të informacionit. Në 10 vitet e fundit skena ku veprohet janë mediat sociale. Nga viti 2015 deri në vitin 2021 ekspertët kanë zbuluar më shumë 700 fushata dezinformimi rus, që kanë pasur si qëllim thellimin e përçarjes në shoqërinë gjermane apo krijimin e hendeqeve të reja. Sipas Smirnovës me fillimin e luftës në Ukrainë fokusi është përqëndruar në përhapjen e dezinformacionit në lidhje me luftën./DW
Por aktorët prorusë "herët që me fillimin e luftës kapën edhe temën e ngushticave të furnizimit me energji në Europë dhe e paraqitën këtë si pasojë të sanksioneve perëndimore, dhe në përgjithësi si pasojë të solidaritetit me Ukrainën." "Propaganda ruse përhap narrativin, se gjermanët për shkak të Ukrainës duhet të ngrijnë së ftohti", thotë Smirnova. "E tani që dimri ndodhet para derës, ky narrativ ka potencialin më të madh për të mbërritur tek njerëzit që kanë me të drejtë shqetësime e frikë."
Edhe hulumtime të tjera të instituteve studimorë e mbështesin këtë konstatim. Pia Lamberty nga Instituti i Berlinit për Studimet, CeMAS pret shtim të fushatave dezinformuese ruse në dimër. "Përvoja na ka mësuar, që Rusia në kohët e tensioneve sociale i intensifikon operacionet ndikuese për të destabilizuar edhe më tej demokracitë", sipas psikologes për çështjet sociale. "Dezinformimi shpesh përqëndrohet të prekë psikikën e njerëzve dhe ankorohet pikërisht aty dhe përpiqet të përforcojë tendenca të vaktuara."
Deri më tani protestat kundër rritjes së çmimeve në Gjermani ka qenë krahasimisht të vogla. Por kjo mund të ndryshojë, tani që fillojnë netët e ftohta të vjeshtës. Partitë në skajet politike gjermane, ultra të djathtët dhe E Majta kanë paralajmëruar "një vjeshtë të nxehtë" me demonstrata të rregullta të hënave.
Në të njëjtën kohë aktorë prorusë mund të përpiqen të ndikojnë tek ato me qëllim radikalizimin, shprehet deputeti i Bundestagut, Konstantin von Notz. "Që të mos ketë keqkuptime: Çdokush në vendin tonë ka të drejtë të demonstrojë kundër rritjes së çmimeve dhe të dalë në rrugë, për fat të mirë", thekson von Notz. "Por ne të gjithë, politikanë, gazetarë, qytetarë duhet të kemi kujdes që të mos instrumentalizohemi nga aktorë që nuk ia duan të mirën shoqërisë sonë. E ky ka për të qenë një akt i vështirë."
Sipas njoftimit të zyrtarëve amerikanë, një kontraktor...
Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Europë t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se nu...
Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara akuzoi R...
Autoritetet në Pejë kanë ngritur alarmin për një mjet ...
Me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropia...
Mbretëresha Elizabeth II varroset sot në Londër përmes...
Zyra e Prokurorit në Beograd të Serbisë tha se do të b...
Mijëra policë, qindra trupa britanikë dhe një ‘ushtri’...
Autoritetet britanike thanë të dielën se Rusia i ka zgjeru...
Komisioni Europian rekomandoi të dielën pezullimin e fonde...
Anëtarë të personelit ushtarak ukrainas, në qytetin li...
Turqia ka kryer sulme në veri të Sirisë ndaj qendrave ...
Pas 2 viteve bllokadë, vendet anëtare të BE-së arritën në ...
E vendosur, kokëfortë, sarkastike dhe mendjemprehtë pë...
Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet Asamblesë së Për...
Një grua është arrestuar në Naxos pasi ka rrahur të sh...
"Ne i dënojmë ashpërsisht aktet e mizorisë" deklaroi i nga...
Deri tani ka pasur vetëm informacione dhe spekulime, ndërs...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri përsëri t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...