Algjeria ndalon shfaqjen e filmit Barbie nëpër kinema
Algjeria e ka ndaluar shfaqjen e filmit Barbie nëpër kinem...

Talebanët e kanë shënuar përvjetorin e dytë të kthimit në pushtet në Afganistan, duke festuar në Kabul, prej ku kanë pretenduar se e kanë kthyer sigurinë në gjithë shtetin sipas sistemit islamik.
Teksa forcat e huaja, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara janë përgatitur për t’u tërhequr nga Afganistani, talebanët kanë hyrë në kryeqytetin afgan më 15 gusht 2021, veprim që ka rezultuar me shpërbërje të ushtrisë afgane dhe ikje të presidentit të atëhershem Ashraf Ghani nga shteti.
“Në përvjetorin e dytë të marrjes së Kabulit, ne dëshirojmë të përgëzojmë kombin tonë muxhahid të Afganistanit dhe kërkojmë të falënderoni Allahun për këtë fitore të madhe”, ka thënë zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid, përmes një deklarate.
Ai ka pretenduar se Afganistani është duke e shijuar paqen që nuk është përjetuar me dekada, mirëpo Kombet e Bashkuara kanë thënë se kanë regjistruar dhjetëra sulme ndaj civilëve – disa besohet se janë kryer nga rivalët e talebanëve brenda shtetit.
Për shumë gra, të cilat kanë gëzuar shumë liri përgjatë dy dekadave të prezencës së forcave perëndimore në këtë shtet, kthimi i talebanëve në pushtet ka qenë goditje e madhe.
“Janë bërë dy vjet prej kur talebanët janë kthyer në Afganistan. Dy vjet prej kur është përmbysur jeta e grave dhe vajzave, të drejtat dhe e ardhmja e tyre”, ka thënë Amina Mohammed, zëvendëssekretare e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, përmes një deklarate.
Masat e sigurisë kanë qenë të ashpra të martën në Kabul, ditë e shpallur festë kombëtare.
Luftëtarët talebanë, mbështetësit dhe disa banorë të Kabulit, janë mbledhur nëpër rrugë dhe kanë ecur me makina ngadalë.
“Sot kam ardhur për të festuar përvjetorin e dytë të talebanëve. Ka qenë dita kur armiku i Afganistanit është dëbuar nga shteti ynë, prandaj kam ardhur të festoj”, ka thënë banori Sayed Hashmatullah Sadat.
Fillimisht talebanët kanë tentuar t’i sigurojnë afganët dhe komunitetin ndërkombëtar se janë moderuar, dhe janë zotuar se do t’i respektojnë të drejtat e njeriut dhe shtypit.
Mirëpo, dy vjet pas kthimit në pushtet dhe rrëzimit të Qeverisë afgane të mbështetur nga Perëndimi, islamistët e linjës së ashpër kanë dështuar që t’i zbatojnë premtimet e tyre dhe vazhdimisht i kanë kufizuar liritë e grave, i kanë shtypur zërat kundërshtues dhe kanë prezantuar forma brutale për ta vënë drejtësinë në vend./ REL
Algjeria e ka ndaluar shfaqjen e filmit Barbie nëpër kinem...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e ka ...
Agjencia zyrtare e statistikave e Kinës tha të martën ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi së fundmi...
Të paktën 35 persona kanë ndërruar jetë në një shpërthim d...
Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, në Konferencën e 11...
Rubla është rimëkëmbur pas rritjes së normës së bankës...
Të paktën 30 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë l...
Tërheqja e një partie etnike shqiptare nga qeveria e M...
Vladimir Putin ishte i bindur se do ta pushtonte Kievi...
Ministrja gjermane e zhvillimit Svenja Schulze mbërrit...
Policia e Kosovës ka konfiskuar municion të dyshuar në sas...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi një p...
22 diplomatë rusë u larguan nga Moldavia ndërsa marrëd...
Fondacioni për Shoqëri të Hapur i ka informuar organiz...
Pothuajse 50 persona kanë vdekur në incidentet e lidhura m...
Pothuajse 50 persona kanë vdekur në incidentet e lidhura m...
Autoritetet e talibanëve i kanë arrestuar dy gazetarë në j...
Rusia është e hapur për bashkëpunim ushtarak me vendet e t...
Avionët Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RA...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...