Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Vladimir Putin ishte i bindur se do ta pushtonte Kievin brenda pak ditësh. Ai imagjinonte një fitore të shpejtë dhe të lehtë. Ishte 24 shkurti i vitit 2022 kur nisi pushtimin e Ukrainës. Një vit e gjysmë më vonë, e vetmja gjë që Putini ka arritur të tregojë, është se në dallim nga ajo që ndodh brenda kufijve të Rusisë, kur kalon kufijtë e vendit të tij, nuk mund ta shtrembërojë dot realitetin ashtu siç do të donte, dhe siç ka bërë prej vitesh propaganda e regjimit të tij në Rusi.
Struktura e pushtetit të Putinit po pëson goditje të njëpasnjëshme. Me kalimin e javëve dhe muajve, territoret e pushtuara u bënë të vështira për t’u mbajtur të tilla. Mobilizimi masiv i shpallur vjeshtën e vitit të kaluar shkaktoi pakënaqësi. Sanksionet perëndimore e dobësuan një ekonomi tashmë të brishtë.
Pastaj ndodhi një përpjekje për grusht shteti nga trupat mercenare të Vagnerit të udhëhequra nga Jevgeni Prigozhin. Në një kontekst më të përgjithshëm, ecuria e konfliktit ka nxjerrë në pah cenueshmërinë e pozicioneve ushtarake ruse, si dhe brishtësinë e bindjeve të elitës së Kremlinit.
Në pamje të parë, këto gabime nuk duket se e kanë tronditur një shtet monolit dhe autoritar. Por indiferenca e dukshme e udhëheqësve të Moskës mund të jetë mashtruese. “Për Kremlinin po bëhet gjithnjë e më e vështirë që ta fshijë pluhurin nën qilim”- thotë Tatiana Stanovaja, themeluese e qendrës së analizës “R.Politik” .
Duket se lufta ka shkaktuar ndryshime të brendshme në regjimin e Putinit, një mutacion në perceptimin që kanë elitat për kreun e Kremlinit, si dhe në qëndrimin e opinionit publik ndaj luftës. “Gabimet e Putinit dhe të rrethit të tij, kanë zbuluar më tej të metat e mëdha të regjimit:prirjen klasike të autoriteteve ruse për të nënvlerësuar rreziqet politike në nivelin e brendshëm, tendencën për t’i injoruar zhvillimet afatgjata të çdo vendimi dhe paaftësinë për të marrë përgjegjësinë për problemet që po i sjell lufta një vendi tashmë të brishtë”- shkruan sërish Stanovaja.
Të çarat në sistemin autoritar të Putinit nuk janë domosdoshmërisht preludi i një ndryshimi në krye të regjimit. Dhe aq më pak të sugjerojnë se kemi një Rusi e cila ka hyrë në rrugën e saj drejt një të ardhmeje demokratike dhe liberale. Në fakt, ato mund t’i hapin rrugën një regjimi edhe më të radikalizuar, më agresiv dhe më të pamëshirshëm.
Një rendi autoritar dhe brutal të krijuar nga Putin, që rrezikon të gremiset nën peshën e kontradiktave të veta, duke u bërë gjithnjë e më i shtrembëruar, neurotik, i paparashikueshëm dhe për këtë arsye i rrezikshëm. Për të gjithë analistët e politikës ndërkombëtare, pika pa kthim është tentativa për grusht shteti e Vagner, edhe pse ajo u ndal 200 kilometra larg Moskës.
Ideja që pjesa tjetër e botës pa për disa orë - falë imazheve që qarkulluannë mediat sociale dhe në TV - një operacion që mund të shkaktonte një ndryshim të regjimit, i ka thelluar të gjitha ndarjet e brendshme në Rusi, që ishin zgjeruar jo pak nga dështimi i pushtimit të Ukrainës.
Vetëm se tensionet nuk do të nxisin elitën dhe popullsinë ruse që të ndalë çmendurinë e Putinit. Për shembull rebelimi i Prigozhinit, nuk mund të analizohet si operacioni i një aktori me peshë të regjimit që e refuzon pushtimin e Ukrainës. Ai është më tepër një kritikë për shkak të pakënaqësisë me vazhdimin joefikas të luftës.
Edhe reagimet ndaj sulmeve me dron dhe inkursioneve në territorin rus, nuk po e shtyjnë publikun rus të bëjë thirrje për tërheqjen e Rusisë nga Ukraina. Kjo edhe sepse për shumicën e rusëve Ukraina shihet si një kërcënim ekzistencial për Rusinë, sado qesharak që mund të duket ky pretendim.
“Popullsia ruse po bëhet gjithnjë e më e dëshpëruar, anti-perëndimore dhe anti-ukrainase, ndërsa elitat ruse po bëhen gjithnjë e më të shqetësuara dhe nervoze”- shkruan Foreign Affairs. “Shumica e zyrtarëve të lartë, biznesmenëve dhe politikanëve shpresonin fillimin e luftës. Por tani po e shohin veten peng të ambicieve të Putinit.
Grupet më agresive dhe më të fuqishme, si komanda ushtarake ose të ashtuquajturit çekistë në radhët e aparatit të sigurisë kombëtare, do të përpiqen të garantojnë rendin për ta forcuar aftësinë e regjimit për vazhdimin e luftës, për të shmangur humbjen por edhe përpjekjen për të organizuar ndonjë rebelim tjetër në të ardhmen”- thekson më tej revista amerikane.
Prandaj gjatë muajve të ardhshëm, Kremlini duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje problemeve të tij të brendshme, zhgënjimit të të gjithë segmenteve të shoqërisë ruse, të cilat deri më tani kanë qenë dytësore në raport me axhendën ushtarake.
Nga ana tjetër, diktatura mbi 20-vjeçare e Putinit është ndërtuar kryesisht në 2 linja: frika dhe paraja. “Ai bleu ata që mund të blinte dhe burgosi ose vrau ata që nuk mundi”- shkroi Thomas Friedman në "New York Times" disa javë më parë.
Por brenda 1 viti e gjysmë atmosfera e pathyeshmërisë që kishte krijuar autokrati, edhe nëse nuk është zhdukur, të paktën është dobësuar. “Për këtë arsye - shton Friedman - Perëndimi ka shumë arsye të frikësohet. Sepse një Rusi edhe më e paqëndrueshme është si një bombë me sahat që shtrihet në 11 zona kohore.
Putini ka marrë peng të gjithë botën:nëse fiton, Rusia humbet siç ka humbur deri tani, por nëse humbet dhe pasardhësi është kaosi, nga ky skenar humbet e gjithë bota. Perëndimi mund të ndërhyjë vetëm në mënyrë indirekte në dinamikën e brendshme të Rusisë.
Dhe është kjo arsyeja pse Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po përqendrohen tek sanksionet dhe mbështetja ekonomike, ushtarake dhe politike për Ukrainën, e cila nuk mund të lihet vetëm përkrah një gjiganti gjithnjë e më të rrezikshëm.
Përtej dhënies së ndihmës për Ukrainën, ne duhet të fillojmë të mendojmë se si kaosi i brendshëm i Rusisë mund të ndikojë në konfliktet e ndryshme të pazgjidhura që regjimi i Putinit ka krijuar në të gjithë rajonin. Pushtimet ruse të rajonit të Transnistrias në Moldavi, si dhe Osetisë Jugore dhe Abkhazisë në Gjeorgji, mund të bëhen gjithnjë e më të dobëta, dhe mund të ketë një mundësi që këto vende të rifitojnë sovranitetin e tyre territorial.
Foreign Policy shkruan në një analizë të kohëve të fundit se nëse bie Putini, mund të dobësohet kontrolli i diktatorit bjellorus Aleksandër Llukashenko mbi vendin e tij, dhe Azerbajxhani mund të përpiqet të largojë trupat ruse në territorin e tij që gjenden aty që pas luftës së dytë mbi kontrollin e Nagorno-Karabak zhvilluar 3 vite më parë./ Përshtatur nga CNA
Ministrja gjermane e zhvillimit Svenja Schulze mbërrit...
Policia e Kosovës ka konfiskuar municion të dyshuar në sas...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi një p...
22 diplomatë rusë u larguan nga Moldavia ndërsa marrëd...
Fondacioni për Shoqëri të Hapur i ka informuar organiz...
Pothuajse 50 persona kanë vdekur në incidentet e lidhura m...
Pothuajse 50 persona kanë vdekur në incidentet e lidhura m...
Autoritetet e talibanëve i kanë arrestuar dy gazetarë në j...
Rusia është e hapur për bashkëpunim ushtarak me vendet e t...
Avionët Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RA...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë...
Rubla ka rënë në pikën e saj më të dobët në pothuajse 17 m...
Kryeministri letonez Krisjanis Karins tha të hënën se do t...
Për një kohë të gjatë, Deti i Zi konsiderohej në Evropë si...
Zërat kritikë, se Gjermania po lëkundet ekonomikisht janë ...
Verën e vitit të kaluar isha në një dyqan elegant në rrugë...
Vullkani më aktiv në Evropë, Etna në Siçili, shpërtheu mbr...
Rusia është në proces të pajisjes së nëndetëseve të re...
Kur Rusia pushtoi Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Bashki...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërkuar “rritje...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...