Ukraina mund të përdorë armët gjermane ndaj objektivave rusë
Sipas vlerësimit të qeverisë gjermane, Ukraina mund të...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten se aleanca ushtarake duhet ta zgjerojë rolin e vet në mbështetjen e Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit të paprovokuar nga Rusia, si dhe t’ia bëjë të qartë Moskës se mbështetja perëndimore për Kievin do të vazhdojë sa të jetë e nevojshme.
“Ne duhet të sigurohemi që Moska ta kuptojë se ne jemi të gatshëm për mbështetje afatgjate për Ukrainën”, tha Stoltenberg për gazetarët, në ditën e dytë të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Pragë.
Në takimin e NATO-s në kryeqytetin çek, në të cilin po merr pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të diskutohet për një paketë të ndihmës për Ukrainën, e cila do të paraqitet në samitin e NATO-s në Uashington në korrik.
Gjatë takimit të ministrave pritet të bisedohet për një plan të paraqitur nga Stoltenbergu në prill, që ka të bëjë me një kornizë, e cila do ta bartte përgjegjësinë për ndihmë ushtarake dhe civile për Ukrainën nga një grup joformal i udhëhequr nga SHBA-ja, te strukturat formale të aleancës.
NATO-ja nuk e furnizon zyrtarisht Kievin me armë vdekjeprurëse ushtarake. Por vende individuale të NATO-s ka kohë që e furnizojnë atë përmes Grupit të Kontaktit për Ukrainën (UCG), një nismë e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e cila joformalisht njihet si Grupi Ramshtajn.
“Ne do të bisedojmë si ta ruajmë dhe përshpejtojmë mbështetjen për Ukrainën. Unë kam propozuar që NATO-ja të luajë rol më të madh në bashkërendimin e furnizimit me ndihmë të sigurisë dhe stërvitje për Ukrainën. Kam propozuar gjithashtu edhe një zotim financiar shumëvjeçar, për të garantuar më shumë llogaridhënie dhe parashikueshmëri në mbështetjen që ia ofrojmë Ukrainës”, tha Stoltenberg.
Ministrat me gjasë do të bisedojnë për lejimin e Kievit që t’i përdorur armët me të cilat e furnizon Perëndimi për të kryer sulme brenda Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania u pajtuan që Ukraina t’i përdorë armët e tyre për një gjë të tillë, por me kusht të caktuara.
Kievi ka “të drejtë me ligj ndërkombëtar ta mbrojë veten” kundër sulmeve që i bëhet prej Rusisë, afër kufirit me Ukrainën, tha Steffen Hebestreit, zëdhënësi i kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ndërkohë, sqaroi se Ukrainës i lejohet t’i përdorë armët e saj “vetëm për t’i luftuar sulmet ruse” në rajonin e Harkivit, i cili është duke u sulmuar pareshtur nga Rusia javët e fundit.
Stoltenberg e përsëriti të premten se aleatët duhet ta shqyrtojnë heqjen e kufizimeve për përdorimin e armëve të NATO-s nga Ukraina për t’i goditur caqet në territorin rus, sepse është pjesë e së drejtës së Kievit për vetëmbrojtje./Rel
Sipas vlerësimit të qeverisë gjermane, Ukraina mund të...
Kryeministri Albin Kurti ka goditur sërish Prokurorinë...
"Planet e NATO-s që të përfshihet më shumë në luftën n...
Numri i personave që janë larguar nga shtëpitë e tyre për ...
Rusia po përdor raketa balistike të Koresë së Veriut në Uk...
Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka lënë spitalin dh...
Pakti "Green New Deal", synimi pra që deri në vitin 20...
Duket sikur tabutë po bien njëra pas tjetrës: Në një vizit...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka dhënë leje Ukrain...
Shpallja fatjor e Donald Trump-it për 34 vepra penale shën...
Kina ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në një Konfere...
Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për...
Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell, do t...
"Qeveria e Sllovenisë miratoi të enjten një vendim për njo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do t’i vizi...
"Një numër njerëzish të pastrehë janë zhvendosur nga Edinb...
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut duhet të punojë për zb...
Banorët në Rafah, në jug të Gazës, kanë raportuar për inte...
Një total prej 200,100 personash morën nënshtetësinë gjerm...
Katërmbëdhjetë aktivistë pro-demokracisë në Hong-Kong ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...