Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut duhet të punojë për zbatimin e reformave të nevojshme për vazhdimin e procesit të anëtarësimit në Bashkim Evropian (BE), tha të enjten ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer.
Diplomati evropian theksoi se blloku beson në formimin e një qeverie stabile, e cila do t'u përkushtohej detyrimeve që ka marrë, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
“Ne presim formimin sa më shpejt të një qeverie stabile. Ajo që duam të shohim, pas formimit të qeverisë është që ekzekutivi i ri t’i përveshë mëngët dhe t’i zbatojë reformat që kërkohen në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Geer.
Shkupit i kërkohet prej kohësh të bëjë ndryshime kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues. Këto ndryshime janë kusht për nisjen e bisedimeve ndërmjet tij dhe Brukselit për anëtarësim në BE.
Qeveria e re - sipas kryetarit të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili pritet ta marrë mandatin për formimin e ekzekutivit të ri pasi paria e tij i fitoi zgjedhjet - do të formohet në bashkëpunim me koalicionin VLEN të partive opozitare shqiptare, më së voni deri në javën e parë të muajit qershor.
VMRO-ja thotë se nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por kërkon garanci se Sofja nuk do të paraqesë kërkesa të reja kundrejt Shkupit.
Ndërkohë, Geer nuk deshi t’i komentojë përplasjet mes partive politike dhe në veçanti akuzat e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për “mosrespektimin e vullnetit të shqiptarëve në zgjedhje” si dhe bojkotin e seancës kur Afrim Gashi u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
“Unë besoj se interesi i këtij vendi është të vazhdojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ne në Bashkim Evropian jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe të gjithë ata që mbështesin procesin e reformave, i cili është i nevojshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar këtë vend të përparojë në rrugën drejt BE-së”, theksoi Geer.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut u konstitua më 28 maj ndërsa për kryetar të Kuvendit u zgjodh Afrim Gashi nga koalicioni VLEN.
Zgjedhja e Gashit edhe zyrtarisht konfirmon koalicionin për formimin e qeverisë së re mes VMRO DPMNE-së dhe katër partive shqiptare që përbëjnë koalicionin VLEN.
BDI-ja tha më 29 maj tha se shumica e re parlamentare dhe rrjedhimisht qeveria që do të formohet “nuk është legjitime”, pasi, sipas kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, “zgjedhjet më 8 maj te shqiptarët janë fituar nga Fronti Evropian, i cili edhe ka legjitimitetin e votuesve shqiptarë”.
Në zgjedhjet e 8 majit Fronti Evropian, që udhëhiqet nga BDI-ja, i fitoi 18 mandate, ndërsa koalicioni VLEN 14.
Kjo e fundit thotë se BDI-ja nuk mund të pretendojë në legjitimitetin e votës shqiptare pasi pjesë e Frontit Evropian janë edhe katër parti të entiteteve tjera në Maqedoninë e Veriut./ REL
Banorët në Rafah, në jug të Gazës, kanë raportuar për inte...
Një total prej 200,100 personash morën nënshtetësinë gjerm...
Katërmbëdhjetë aktivistë pro-demokracisë në Hong-Kong ...
Numri i humbjeve të jetës të lidhura me përdorimin e droga...
Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korrido...
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utu...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Al...
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, bëri thirr...
Qeveria e Suedisë njoftoi më 29 maj për paketën më të madh...
Donald Trump-i u përfshi në “konspiracion dhe fshehje” i t...
Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 13 nga 14 dronët e lë...
Marlene di Nocco jeton e vetme në një apartament të mobilu...
Në Gjermani e kanë marrë nënshtetësinë gjermane më shumë t...
Shtëpia e Bardhë dënoi humbjen e jetës së dhjetëra civ...
Gjykata Revolucionare Islamike në perëndim të Iranit e ka ...
Partia kryesore opozitare greke SYRIZA ka njoftuar se po i...
Parlamenti i Gjeorgjisë e ka rrëzuar të martën veton e pre...
Parlamenti i Danimarkës e ka hedhur poshtë të martën një p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...