Gjykata iraniane dënon gazetaren me 21 vjet burgim për propagandë kundër regjimit
Gjykata Revolucionare Islamike në perëndim të Iranit e ka ...

Shtëpia e Bardhë dënoi humbjen e jetës së dhjetëra civilëve si rezultat i një sulmi ajror izraelit në Rafah, por tha se nuk planifikon ndryshim të politikës si rezultat i veprimeve të Izraelit.
Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve më 28 maj se Izraeli nuk ka shkelur “vijën e kuqe” të presidentit Joe Biden, për ndalimin e armëve sulmuese në të ardhmen, sepse sipas SHBA-së, nuk do të nisë një pushtim tokësor në shkallë të plotë në qytetin jugor të Gazës.
Biden ka deklaruar më herët gjatë muajit se do të kufizonte furnizimet me armë për Izraelin, nëse ushtria e këtij shteti do të hynte në qendrat e banuara të Rafahut.
“Gjithçka që mund të shohim na tregon se ata nuk po lëvizin drejt një operacioni të madh tokësor në qendrat e banuara në qendër të Rafahut”, tha Kirby.
Nga sulmi izraelit i së dielës, shumica e të vrarëve ishin duke u strehuar në tenda.
Biden dhe këshilltarët e tij të lartë vazhdimisht kanë paralajmëruar izraelitët që të mos kryejnë operacione në shkallë të gjerë në Rafah, pa një plan për të ofruar siguri për civilët e pafajshëm. Megjithatë, administrata Biden e bëri të qartë se nuk do të kufizojë – të paktën jo menjëherë – mbështetjen për Izraelin për shkak të sulmit.
Udhëheqësit e tjerë botërorë kanë dënuar ashpër sulmin në Rafah.
Incidenti në këtë qytet në jug të Gazës ndodhi vetëm dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që t’i japë fund ofensivës së tij ushtarake në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës është strehuar për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të enklavës. Dhjetëra mijëra persona vazhdojnë të jenë në Rafah, përderisa shumë të tjerë janë larguar.
Kirby tha se Biden “nuk merr vendime bazuar në popullaritet apo sondazhe të opinionit publik të realizuar këtu [SHBA] apo në mbarë botën”, por e pranoi që nuk është në interesin e SHBA-së apo “të partnerit tonë, Izraelit, që ai të izolohet edhe më shumë” në skenën botërore.
Ai dënoi humbjen e jetës së civilëve, që e cilësoi si të "tmerrshme”. Kirby shtoi se SHBA-ja po monitoron rezultatet e hetimit izraelit për sulmin.
“Ne e kuptojmë që ky sulm la të vrarë dy krerë të lartë të Hamasit [grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian] të cilët ishin drejtpërdrejtë përgjegjës për sulmet”, tha Kirby, duke shtuar se Uashingtoni ka thënë shpesh që Izraeli duhet të ndërmarrë çdo masë të mundshme për të mbrojtur jetën e të pafajshmëve.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite deri më tani në Gazë janë vrarë më shumë se 38.000 persona./ REL
Gjykata Revolucionare Islamike në perëndim të Iranit e ka ...
Partia kryesore opozitare greke SYRIZA ka njoftuar se po i...
Parlamenti i Gjeorgjisë e ka rrëzuar të martën veton e pre...
Parlamenti i Danimarkës e ka hedhur poshtë të martën një p...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e martë në verilindj...
Me 76 vota pro, 6 kundër, asnjë abstenim, Afrim Gashi ...
Mediat ndërkombëtare raportojnë se tanket izraelite kanë m...
Spanja i ka thënë të martën Radios Evropa e Lirë se situat...
Komisioni Evropian ka thënë të martën se kompania "Meta" k...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar t...
Kryeministrja daneze, Mete Frederiksen, kërkon që Bash...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në n...
Që të arrihet paqja në Lindjen e Mesme, BE i mbetet besnik...
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do ta njohin të martën edhe ...
Një sulm ajror izraelit vdekjeprurës në qytetin Rafah në R...
Së paku 20 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e tornadove ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklar...
Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë filluar të prodhoj...
Agjencia e Statistikave të Kosovës bëri të ditur të hënën ...
Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...