Suedia i jep ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 1.3 miliardë dollarësh
Qeveria e Suedisë njoftoi më 29 maj për paketën më të madh...

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, bëri thirrje të mërkurën që sulmuesit ndaj pjesëtarëve të tij një vit më parë në veri të Kosovës, të mbahen përgjegjës.
Këto thirrje u bënë në njëvjetorin e trazirave të dhunshme të 29 majit kur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it mbetën të plagosur gjatë përleshjeve me grupe protestuesish serbë që kundërshtonin dërgimin e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore në zyrat e tyre pas zgjedhjeve të 23 prillit të vitit 2023 që u bojkotuan nga partitë politike serbe.
Në një komunikatë për shtypin, misioni i KFOR-it në Kosovë citon komandantin e tij Ozkan Ulutas të ketë thënë se këto sulme ishin të paprovokuara dhe krejtësisht të papranueshme.
“Guximi i (pjesëtarëve të KFOR-it) ndihmoi stabilizimin e situatës në zonë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës”, citohet komandanti i KFOR-it, Ozkan Uluta?.
Misioni i KFOR-it tha se pas dhunës, NATO-ja shtoi praninë e saj në terren me një mijë forca shtesë.
“Ne kemi shtuar patrullimet e KFOR-it në veri të Kosovës duke i trefishuar ato, përfshirë edhe patrullimet përgjatë vijës kufitare administrative. Ky ka qenë përforcimi më i madh i kontingjentit në Kosovë në një dekadë dhe kjo tregon se NATO-ja është e gatshme të ruajë paqen”, thuhet në komunikatën e këtij misioni.
Zhvillimet e një viti më parë nxitën tensione me Serbinë, e cila ngriti shkallën e gatishmërisë së trupave ushtarakë, si dhe reagimin e ashpër të diplomacisë perëndimore, e cila dënoi veprimet e autoriteteve të Kosovës.
Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj qeverisë së Kosovës për shkak të tensioneve në veri, ndërsa i kërkoi plotësimin e disa kushteve për largimin e tyre, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit.
Qeveria u pajtua të organizojë zgjedhje të reja, përmes një votimi për shkarkimin e kryetarëve aktualë, i cili dështoi muajin e kaluar për shkak të bojkotimit të votimeve nga pjesëtarët e komunitetit serb.
Autoritetet në Kosovë i kanë thirrje Bashkimit Evropian që të heqë masat ndëshkuese ndaj saj pas përmbushjes së detyrimeve për mbajtjen e procesit të votimit për largimin e kryetarëve në veri të vendit.
Zyrtarët të Bashkimit Evropian thonë se janë duke përgatitur një raport lidhur me përmbushjen e kushteve nga ana e autoriteteve në Kosovë për largimin e masave.
“Masat ishin vendosur si pasojë e veprimeve të pabashkërenduara dhe të njëanshme të Kosovës, që përshkallëzuan situatën dhe nuk ndihmuan në shtensionim. Masat ishin vendosur me qëllim që të motivohen autoritetet e Kosovës për të ndërmarrë hapa për shtensionim. Natyrisht, gjithçka që ndodh në terren dhe ka ndikim negativ në përpjekjet për shtensionim, është duke u marrë parasysh dhe është duke u përfshirë në raport", tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, gjatë një konference për shtyp një ditë më parë.
Partitë opozitare kanë kritikuar qeverinë se me veprimet e saj ka përkeqësuar marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe shpërndarjen e parlamentit për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të reja dhe krijimin e një qeverie të re që do të mundësonte përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimorë./ VOA
Qeveria e Suedisë njoftoi më 29 maj për paketën më të madh...
Donald Trump-i u përfshi në “konspiracion dhe fshehje” i t...
Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 13 nga 14 dronët e lë...
Marlene di Nocco jeton e vetme në një apartament të mobilu...
Në Gjermani e kanë marrë nënshtetësinë gjermane më shumë t...
Shtëpia e Bardhë dënoi humbjen e jetës së dhjetëra civ...
Gjykata Revolucionare Islamike në perëndim të Iranit e ka ...
Partia kryesore opozitare greke SYRIZA ka njoftuar se po i...
Parlamenti i Gjeorgjisë e ka rrëzuar të martën veton e pre...
Parlamenti i Danimarkës e ka hedhur poshtë të martën një p...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e martë në verilindj...
Me 76 vota pro, 6 kundër, asnjë abstenim, Afrim Gashi ...
Mediat ndërkombëtare raportojnë se tanket izraelite kanë m...
Spanja i ka thënë të martën Radios Evropa e Lirë se situat...
Komisioni Evropian ka thënë të martën se kompania "Meta" k...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar t...
Kryeministrja daneze, Mete Frederiksen, kërkon që Bash...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në n...
Që të arrihet paqja në Lindjen e Mesme, BE i mbetet besnik...
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do ta njohin të martën edhe ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...