Mbi 200 mijë njerëz morën nënshtetësinë gjermane në 2023-shin
Një total prej 200,100 personash morën nënshtetësinë gjerm...

Banorët në Rafah, në jug të Gazës, kanë raportuar për intensifikim të granatimeve me artileri dhe të shtëna armësh më 30 maj, pasi Izraeli tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik në kufirin e territorit palestinez me Egjiptin.
Ushtria izraelite ka nisur inkursionin e saj në Rafah në fillim të majit, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare për shkak të shqetësimeve për fatin e palestinezëve që strehohen në këtë pjesë të Gazës.
Një sulm gjatë fundjavës shkaktoi një zjarr që vrau dhjetëra persona në një kamp të të zhvendosurve, duke nxitur një dënim të fuqishëm ndërkombëtar.
Izraeli, që vazhdimisht është zotuar se do të shkatërrojë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – pasi ky grup sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, tha një ditë më parë se mori nën kontroll një korridor strategjik në kufirin Gazë-Egjipt, teksa tha se dyshon se në atë zonë ka tunele që janë përdorur për kontrabandimin e armëve.
Në Rripin e Gazës, dëshmitarët raportuan për luftime në pjesën qendrore dhe perëndimore të Rafahut.
Dëshmitarët thanë po ashtu se forcat izraelite kanë shkatërruar disa ndërtesa në pjesën lindore të Rafahut. Kur Izraeli nisi inkursionin në këtë qytet më 7 maj, fillimisht u fokusua në pikëkalimin me Egjiptin, që është pikë kyçe për hyrjen e ndihmës humanitare.
Luftime dhe granatime me artileri po ashtu janë raportuar në Qytetin e Gazës, në veri të enklavës, teksa banorët kanë thënë se kanë parë tym duke dalë nga kampet e refugjatëve, Xhabalia dhe Beit Lahia.
Para se Izraeli të niste ofensivën në Rafah, Kombet e Bashkuara kishin vlerësuar se 1.4 milion banorë ishin strehuar atje. Që atëherë, më shumë se 1 milion banorë janë larguar nga zona.
Lufta, që nisi më 7 tetor pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, veçse ka vrarë mijëra persona. Hamasi vrau 1.200 persona dhe rrëmbeu 250 të tjerë, gjatë sulmit të paprecedent në tokën izraelite. Si pasojë e ofensivës ajrore, tokësore dhe detare të Izraelit, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Izraeli pretendon se ka vrarë 15.000 militantë./ REL
Një total prej 200,100 personash morën nënshtetësinë gjerm...
Katërmbëdhjetë aktivistë pro-demokracisë në Hong-Kong ...
Numri i humbjeve të jetës të lidhura me përdorimin e droga...
Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korrido...
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utu...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Al...
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, bëri thirr...
Qeveria e Suedisë njoftoi më 29 maj për paketën më të madh...
Donald Trump-i u përfshi në “konspiracion dhe fshehje” i t...
Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 13 nga 14 dronët e lë...
Marlene di Nocco jeton e vetme në një apartament të mobilu...
Në Gjermani e kanë marrë nënshtetësinë gjermane më shumë t...
Shtëpia e Bardhë dënoi humbjen e jetës së dhjetëra civ...
Gjykata Revolucionare Islamike në perëndim të Iranit e ka ...
Partia kryesore opozitare greke SYRIZA ka njoftuar se po i...
Parlamenti i Gjeorgjisë e ka rrëzuar të martën veton e pre...
Parlamenti i Danimarkës e ka hedhur poshtë të martën një p...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e martë në verilindj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...