Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale të enjten pasi një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila thotë se kishte pasur një marrëdhënie intime me ish-presidentin.
Juria, e cila u tërhoq për afro 10 orë për të dalë me vendim, e shpalli zotin Trump fajtor për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij.
Ndërsa lexohej vendimi, ai qëndronte me një vështrim të ngrirë, ndërsa nga jashtë sallës së gjyqit dëgjoheshin brohorima nga njerëzit mbledhur aty jashtë, si kundërshtarë edhe përkrahës të tij.
“Ky ishte një gjyq i manipuluar”, tha zoti Trump duke dalë nga salla e gjyqit. “Vendimi i vërtetë do të jepet më 5 nëntor nga populli. Ai e di se çfarë ka ndodhur dhe të gjithë e dinë çfarë ndodhi këtu”, u shpreh ai.

Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur zoti Trump pritet të jetë kandidati i mundshëm republikan përballë presidentit demokrat Joe Biden.
Zoti Trump pritet ta apelojë vendimin dhe do të ndeshet me një realitet të ri, të pazakontë, ndërsa kthehet në fushatë elektorale, por tani si i dënuar për krime.
Gjykatësi Juan Merchan njoftoi se masën e dënimit do ta shqiptojë më 11 korrik, vetëm disa ditë para Kuvendit Kombëtar Republikan në shtetin Viskonsin, ku zoti Trump pritet të shpallet zyrtarisht kandidati i Partisë Republikane për president.
Falsifikimi i të dhënave të biznesit është një vepër penale për të cilën parashikohet një dënim me burg deri në 4 vjet, edhe pse prokurorët nuk janë shprehur nëse do të kërkojnë dënim me burg dhe është e paqartë nëse gjykatësi do të caktonte një masë të tillë edhe nëse i kërkohej. Dënimi, apo edhe burgimi, nuk e pengon zotin Trump të vazhdojë garën për Shtëpinë e Bardhë.
Prokurorët thonë se zoti Trump falsifikoi të dhënat për të fshehur rimbursimet për ish-avokatin e tij Michael Cohen, i cili i pati paguar aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels, 130 mijë dollarë në javët e fundit të fushatës elektorale të vitit 2016, që ajo të mos bënte publike pretendimet e saj për një marrëdhënie seksuale me zotin Trump të një dekade më parë.

Ish-presidenti dhe njëkohësisht kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane ka deklaruar pafajësinë, ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me zonjën Daniels dhe thotë se pagesat për zotin Cohen u evidentuan siç duhet në regjistrat e kompanisë, si shpenzime ligjore.
Zoti Trump përballet edhe me tre çështje të tjera penale, por rasti që u shqyrtua në Nju Jork mund të jetë i pari që mbyllet përpara zgjedhjeve të nëntorit, duke ia shtuar edhe më shumë rëndësinë vendimit.
Edhe pse ndërlikimet ligjore dhe historike mbi vendimin janë të dukshme, pasojat politike nuk dihen, pasi vendimi më tepër mund t’i forcojë opinionet ekzistuese për zotin Trump, sesa të ndikojë për t’i ndryshuar ato.
Për çdo kandidat tjetër, një dënim nën akuza kriminale do të thoshte përfundim i garës për president, por karriera politike e zotit Trump u ka rezistuar dy përpjekjeve në Kongres për ta shkarkuar, akuzave për abuzim seksual, hetimeve të ndryshme, që nga lidhjet e mundshme me Rusinë, tek ato për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve dhe në një plan më personal, komentet e tij, që u bënë publike, se mund të bënte me gratë ç’të donte meqë ishte i famshëm.
Akuzat për të cilat u shpall fajtor janë gjithsesi më pak të rënda sesa akuzat e tjera me të cilat ai ndeshet në tri çështje të tjera penale, ku ai është akuzuar për përpjekje për të minuar demokracinë amerikane dhe për mbajtje të paligjshme të dokumenteve tepër sekrete.
Republikanët nuk kanë dhënë ndonjë sinjal se po e tërheqin mbështetjen ndaj zotit Trump. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, përmes një deklarate u shpreh se kjo është “një ditë e turpshme për historinë e Amerikës”. Ai e quajti gjyqin një “proces tërësisht politik dhe jo ligjor”./ VOA
Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell, do t...
"Qeveria e Sllovenisë miratoi të enjten një vendim për njo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do t’i vizi...
"Një numër njerëzish të pastrehë janë zhvendosur nga Edinb...
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut duhet të punojë për zb...
Banorët në Rafah, në jug të Gazës, kanë raportuar për inte...
Një total prej 200,100 personash morën nënshtetësinë gjerm...
Katërmbëdhjetë aktivistë pro-demokracisë në Hong-Kong ...
Numri i humbjeve të jetës të lidhura me përdorimin e droga...
Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korrido...
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utu...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Al...
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, bëri thirr...
Qeveria e Suedisë njoftoi më 29 maj për paketën më të madh...
Donald Trump-i u përfshi në “konspiracion dhe fshehje” i t...
Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 13 nga 14 dronët e lë...
Marlene di Nocco jeton e vetme në një apartament të mobilu...
Në Gjermani e kanë marrë nënshtetësinë gjermane më shumë t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...