
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ekonomia e drogës, po falimenton bizneset e ndershme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta shpreh ‘shqetësimet e drejta të shoqatave të biznesit për të ndalur “spekulimin e madh” me kursin e këmbimit duke varfëruar pjesën dërmuese të shqiptarëve’.
“Zhvlerësimi i paprecedentë i Euro-s mbi 14% në pak muaj është një goditje fatale e ekonomisë të drogës edhe ndaj bizneseve prodhuese dhe eksportuese të cilat po falimentojnë pasi u janë zeruar tashmë fitimet e tyre për shkak të pagesave që marrin në Euro nga partnerët ndërkombëtarë.”, thotë Meta.
Ai shprehet se nëse nuk dëgjohet zëri i qytetarëve dhe biznesit sot, nesër do të jetë shumë vonë për të shpëtuar falimentin e bizneseve dhe humbjen e vendeve të punës për mijëra qytetarë.
Postimi i plotë:
Ekonomia e drogës, po falimenton bizneset e ndershme
Mbështes plotësisht qëndrimin dhe shqetësimet e drejta të shoqatave të biznesit për të ndalur “spekulimin e madh” me kursin e këmbimit duke varfëruar pjesën dërmuese të shqiptarëve, që mbijetojnë me dërgesat e familjarëve, të cilëve fuqia blerëse u është ulur të paktën 14% vetëm nga zhvlerësimi i Euro-s, pa llogaritur inflacionin e ushqimeve bazë që akoma është dyshifror.
Zhvlerësimi i paprecedentë i Euro-s mbi 14% në pak muaj është një goditje fatale e ekonomisë të drogës edhe ndaj bizneseve prodhuese dhe eksportuese të cilat po falimentojnë pasi u janë zeruar tashmë fitimet e tyre për shkak të pagesave që marrin në Euro nga partnerët ndërkombëtarë.
Janë të paktën 250 mijë punonjës që janë të lidhur direkt apo indirekt me prodhimin vendas dhe eksportuesit shqiptarë, të cilët janë në prag të humbjes së vendeve të punës.
Paradoksalisht edhe bizneset hoteliere janë në vështirësi financiare për shkak se kontratat e tyre me operatorët turistikë janë bërë kur Euro ishte 14% më e vlerësuar se sot.
Pra, e gjithë ekonomia po humbet të ardhura, ndërsa vetëm Qeveria dhe vetëm një grusht importuesish po fiton nga ky kurs i këmbimit për të paguar më lirë borxhin e jashtëm dhe për të shtuar fitimet në xhepat e importuesve.
I bëj thirrje në mënyrë të posaçme Bankës së Shqipërisë për të luajtur rolin e duhur të “garantuesit” dhe “gardianit” të stabilitetit financiar në vend.
Banka e Shqipërisë ka mekanizmat për të ndikuar në ekulibrimin e kursit të këmbimit dhe nuk duhet të mjaftohet duke e lënë këtë çështje thjesht si një “çështje e tregut të lirë”.
Banka e Shqipërisë duhet të japë sinjale të qarta se cilat janë pritshmëritë e kursit të këmbimit në ditët dhe muajt në vazhdim.
Gjithashtu duhet të ketë një diskutim të shëndoshë edhe për alternativa apo opsione të regjimeve të ndryshme të kursit të këmbimit, për mbajtjen në një ekuilibër të shëndoshë të kursit të këmbimit.
Një gjë është e qartë, që fajtori kryesor i kësaj situate është Qeveria dhe partneriteti i saj me paranë kriminale, që po “përmbyt” tregun vendas me valutë të huaj.
Nëse nuk dëgjohet zëri i qytetarëve dhe biznesit sot, nesër do të jetë shumë vonë për të shpëtuar falimentin e bizneseve dhe humbjen e vendeve të punës për mijëra qytetarë./CNA.al/
Zjarret po shpërthejnë në Siçili pas javësh temperaturash ...
Autoritetet e Serbisë i kanë mohuar vazhdimin e lejes së q...
AFP raporton se presidenti rus, Vladimir Putin, po planifi...
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Ameri...
Rusia e kreu një valë të re sulmesh me dronë mbi Kievin, n...
“Kthimi në marrëveshjen e grurit tani është i pamundur, pa...
BE do të japë 1.5 miliardë euro të tjera për të kontribuar...
Një helikopter i ndërhyrjes së shpejtë për shuarjen e zjar...
Temperaturat rekord janë regjistruar në Tunizi të hënën, p...
Ka dështuar dhe tentativa e tretë për ta miratuar deklarat...
Kina ka hequr Qin Gang nga posti i ministrit të Jashtëm më...
Shtetësia me martesë është një nga rrugët më të lehta për ...
Në orët e para të mëngjesit një tërmet me magnitudë 5.5 ba...
Aplikacioni i transmetimit të videove, "TikTok", do të ofr...
Një stuhi e fuqishme ka goditur Milanon gjatë orëve të fun...
Zjarret e shkaktuara nga moti ekstrem kanë marrë jetë njer...
Forcat Ajrore iraniane kanë nisur një stërvitje të madhe p...
4 shqiptarë shqiptar dhe një spanjoll, të cilësuar nga med...
Vladimir Putin ka nënshkruar legjislacionin që i ndalon nj...
Autoritetet iraniane kanë ndaluar një festival filmi pasi ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...