web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skenarët për marrëveshjen me Rusinë/ Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

31 Gusht 2025, 17:41, Kosova & Bota CNA

Skenarët për marrëveshjen me Rusinë/ Merz: Lufta në

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se kohëzgjatja e luftës në Ukrainë, duke vlerësuar se luftërat zakonisht përfundojnë ose me disfatë ushtarake ose me rraskapitje ekonomike, janë skenarë që, siç tha ai, nuk janë në horizont as për Kievin dhe as për Moskën.

“Unë po përgatitem nga brenda që kjo luftë të zgjasë shumë. Po bëhen përpjekje intensive diplomatike për ta përfunduar atë sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo nuk mund të bëhet me koston e dorëzimit të Ukrainës, pasi në një rast të tillë Rusia thjesht do të synonte një vend tjetër”,-tha Merz në një intervistë me transmetuesin publik ZDF.

Deklaratat e tij u bënë një ditë para afatit të caktuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për një takim midis presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës me qëllim hapjen e rrugës për bisedime paqeje.

Trump ka paralajmëruar për pasoja nëse takimi nuk zhvillohet.

Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë fajësuar presidentin rus Vladimir Putin dhe i kanë bërë thirrje SHBA-së të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Moskës./CNA





Lajmet e fundit nga