Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Për Evropën, ajo në Ukrainë është një luftë e “mirë”, në kuptimin që është një moment kur patriotët e guximshëm ukrainas kanë arritur pjesërisht të sprapsin një pushtim brutal rus dhe në këtë kuadër, kanë ringjallur besimin tek vlerat e demokracisë dhe mbrojtja e përbashkët.
Ndërsa trupat ukrainase vazhdojnë të çlirojnë territoret e pushtuara, udhëheqësit evropianë që u mblodhën në një konferencë këtu në Varshavë, ishin të entuziazmuar me atë që shumë e përshkruan si një triumf të afërt ukrainas mbi presidentin rus Vladimir Putin dhe mbi sistemin e paligjshëm e autokratik që ai përfaqëson.
Festimi i fitores është emocionues, por shumë i parakohshëm. Shumë muaj luftime të përgjakshme janë ndoshta ende përpara, me rrezikun në rritje që Rusia mund të përdorë armë taktike bërthamore në një përpjekje të dëshpëruar për të shmangur humbjen.
Por politikanët nga e gjithë Evropa, dukeshin aq të gëzuar nga suksesi i fundit i Ukrainës në fushën e betejës, saqë shumë prej tyre i hodhën poshtë rreziqet e përshkallëzimit rus dhe atë që mund të ishte një dimër i ftohtë për një Evropë me pak burime energjitike.
Ne e kemi analizuar shpeshherë luftën në Ukrainë në aspektin ushtarak. Por ajo shënon gjithashtu një ndryshim të jashtëzakonshëm kulturor për Evropën. Gati 2 dekada më parë, në mesin e debateve të forta mbi Luftën e Irakut, Robert Kagan shkroi se dallimet mbi përdorimin e forcës ishin bërë aq të mprehta saqë amerikanët dukeshin se vinin nga Marsi (Zoti i Luftës në Greqinë e Lashtë) dhe evropianët nga Venusi (Perëndesha e Dashurisë).
Vetëm 3 vjet më parë, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se NATO ishte në “gjendje kome”. Edhe presidentin Donald Trump ironizonte shpesh aleancës, dhe duket sikur ajo po shkonte drejt shpërbërjet.
Lufta në Ukrainë ka zhdukur në përgjithësi frikën e Evropës ndaj dobisë që ka fuqia ushtarake, dhe ka konfirmuar vlerën e një aleance të fortë me Shtetet e Bashkuara. Sigurisht, sot evropianët po mbështillen më shumë me flamurin blu-verdhë të Ukrainës sesa me flamurin kuq-bardhë-blu të Rusië.
Dhe kjo përbën një ndryshim të madh, sepse po kryhet nga evropianët më të rinj në moshë, që kanë pak kujtime nga Lufta e Ftohtë, dhe që janë të neveritur nga brutaliteti i regjimit autoritar të Putinit. “Evropa dhe SHBA-ja janë më afër se kurrë më parë”- tha Ministrja e Jashtme gjermane Analena Baerbok këtë javë në Forumin e Sigurisë në Varshavë, një pikëpamje me të cilën ranë dakord shumë nga folësit e tjerë.
“Ne ishim pak të vonuar në fillim të luftës. Por e ndryshuam kursin tonë me 180 gradë kur erdhi puna për të mbështetur Ukrainën”- shtoi ajo. Vetëm një vit më parë, Gjermania besonte fort se siguria e saj ekonomike kërkonte pasjen e marrëdhënieve të mira me Moskën, dhe një rrjedhë të qëndrueshme të energjisë ruse.
Tani ai qëndrim dashamirës ndaj Rusisë është zhdukur. “Ajo që ne kemi parë tani është rikthimi i Amerikës si një faktor thelbësor në sigurinë evropiane”- tha Norbert Rëtgen, një politikan i shquar gjerman i qendrës së djathtë, që deri vitin e kaluar drejtonte komitetin e Punëve të Jashtme në parlamentin gjerman.
Konferenca e Varshavës simbolizonte një realitet tjetër të Evropës së re: qendra e gravitetit të NATO-s është zhvendosur në lindje, drejt Polonisë dhe shteteve baltike, të cilat janë armiq historikë të Rusisë. Presidenti polak Andrzej Duda tha në një mbledhje të vogël në Pallatin Belvedere të martën në mbrëmje se qëndrimi sfidues i Ukrainës i kujtoi atij se si ushtria polake ndaloi zgjerimin e ushtrisë bolshevike ruse në perëndim në vitin 1919, një akt që sipas tij e ndryshoi historinë e Evropës.
Jashtë pallatit ku ai foli ndodhet një statujë e gjeneralit që e komandonte asokohe ushtrinë polake, Marshalli Jozef Pilsudski. Këto pasione të thella historike janë ringjallur nga lufta në Ukrainë, dhe ekziston rreziku që ta shohësh Rusinë ekskluzivisht përmes syve polakë apo balltikë.
Po ashtu, qendra gravitacionale e NATO-s është zhvendosur gjithashtu në veri, drejt Finlandës dhe Suedisë, dy kombe tradicionalisht neutrale, që u tronditën aq shumë nga pushtimi i Putinit saqë u bashkuan me shpejtësi me aleancën. Siç i kujtoi grupit Ana Vislander, që drejton zyrën e Këshillit Atlantik në Stokholmi hera e fundit që Suedia iu bashkua një aleance evropiane ishte në kohën e Napoleonit, më shumë se 200 vjet më parë.
Tema më befasuese e këtij takimi ishte hedhja poshtë e kërcënimeve bërthamore të Putinit. Kryeministri polak Mateush Moraviecki tha se kërcënimi ishte thjesht “një përpjekje për të na frikësuar”. “Armët taktike bërthamore nuk do t’i sjellin asnjë përfitim ushtarak Rusisë”- tha ish-Ministri i Jashtëm dhe i Mbrojtjes i Lituanisë, Linas Linkevicius.
Kur diskutohet me aq pasion mbi triumfin, ia vlen të jesh skeptik. Luftërat nuk mbarojnë lehtë apo me një fitore të qartë. Por ndryshimet që solli lufta në Ukrainës në politikën e Evropës duken reale dhe ato mund të zgjasin për dekada.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Gjermania përdor fuqinë e madhe ekonomike për t'u mbro...
Dy aktivistë veganë në Britani derdhën qumësht mbi dysheme...
Një nënë e dehur që hodhi abuzime të turpshme raciste ndaj...
Emailet, mesazhet me tekst dhe fotografitë e publikuara ng...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione nd...
Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten veprime të reja ekz...
Presidenti Joe Biden tha të enjten se rreziku i një “Armag...
Në Pragë të Çekisë u mblodhën liderët e 44 vendeve europia...
Edhe pse forcat ruse të trajnuara dobët, të udhëhequra dob...
Dy rusë që thanë se janë arratisur për t’i shpëtuar sh...
Shtatë raketa ruse goditën ndërtesa banimi në qytetin ...
Mes njoftimeve të pakonfirmuara se një tren i divizion...
Rifat Latifi, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës i ka ...
Menjëherë pas pushtimit të Ukrainës, Volodimir Zelenski i ...
Spanja është destinacioni i preferuar turistik për gjerman...
Gjermania dhe Spanja nuk heqin dorë. Qeveritë e të dyja ve...
Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegov...
Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se ësh...
Kardiologu i njohur maqedonas, Zhan Mitrev, njëherësh ...
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...