E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Shtëpia e Bardhë pohoi që është e shqetësuar nga mundësia e rrjedhjes së dokumenteve të tjera sekrete në të ardhmen pas publikimit të një morie dokumentesh të klasifikuara në rrjetet sociale kryesisht për luftën në Ukrainë. Hetimet për burimin e rrjedhjes po vazhdojnë, dhe zyrtarët e kanë bërë të qartë se ato paraqesin një rrezik shumë serioz për sigurinë kombëtare dhe mund të bëhen burim dezinformatash, pasi disa prej tyre janë ndryshuar.
Shtëpia e Bardhë thotë se ekziston mundësia e publikimit të më shumë dokumenteve të klasifikuara për luftën në Ukrainë, ndërsa autoritetet amerikane po hetojnë se kush qëndron prapa rrjedhjes së dokumenteve sekrete që tanimë janë publikuar në rrjete sociale.
“Nuk e dimë se kush është përgjegjës për këtë dhe nuk e dimë nëse kanë më shumë dokumente që synojnë t’i publikojnë. Kjo është një çështje shqetësuese për ne”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Zoti Kirby tha se autoritetet amerikane ende po përpiqen të përcaktojnë vlefshmërinë e dokumenteve, por e kanë kuptuar se të paktën disa nga to janë ndryshuar.
Një nga këto dokumente thotë se numri i viktimave ruse shkon nga 16,000-17,500, ndërsa forcat ukrainase kanë humbur deri në 71,000 ushtarë. Gjenerali Mark Milley, Shefi i Shtabit të Ushtrisë amerikane, në nëntorin e kaluar ka thënë se Rusia ka humbur mbi 100,000 ushtarë po aq sa ka humbur edhe Ukraina, shifra këto që janë rritur deri më tani.
“Departamenti i Drejtësisë po kryen një hetim penal për këtë. Unë mendoj se çdo amerikan mund ta kuptojë se për të mbrojtur këtë vend çdo ditë, një nga gjërat që duhet të mbrojmë është informacioni dhe mënyra se si ne e mbledhim informacionin. Unë mendoj se ju mund të kuptoni pse të gjithë e kanë marrë shumë seriozisht bërjen publike të këtyre dokumenteve”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
“Një ekip i Pentagonit vazhdon të shqyrtojë dhe vlerësojë vërtetësinë e dokumenteve të fotografuara që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe që në disa raste duket se përmbajnë materiale të ndjeshme dhe tepër sekrete. Këto foto duket se tregojnë dokumente të ngjashme me ato që ne përdorim për informacionin ditor që u japim udhëheqësve tanë të lartë mbi operacionet lidhur me Ukrainën dhe Rusinë, si dhe përditësime të tjera të inteligjencës. Disa nga këto imazhe duket se janë ndryshuar”, thotë Chris Meagher, ndihmës i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Hulumtues, që janë të specializuar në gjurmimin e mediave sociale, përfshirë organizatën “Bellingcat”, thonë se dokumentet mund të kenë qarkulluar për javë të tëra në internet në platformën e diskutimit Discord, para se të publikoheshin në rrjetin social "Twitter".
Sipas Pentagonit, pasi është informuar për këto publikime, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, kontaktoi me aleatët, ka mbajtur takime të përditshme për të vlerësuar dëmin dhe ka krijuar një grup jo vetëm për të vlerësuar shtrirjen e informacionit të humbur, por edhe për të shqyrtuar se kush ka qasje në to./ VOA
Zyrtarë të Bashkimit Europian thanë të martën se Kosova dh...
Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me pretendimet e me...
Udhëheqësi bjellorus i bëri thirrje Rusisë që ta mbrojë Bj...
Senaca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të vijo...
Rusia nuk u ka lejuar zyrtarëve konsullorë amerikanë q...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një projektlig...
Publikimi i dokumenteve tepër të klasifikuara amerikan...
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Louisville, Kent...
Pas ngritjes së akuzave ndaj ish-presidentit Donald Trump ...
Zhvillimet më të fundit: • Dy të vrarë në Zaporizhia pasi...
Talibanët në provincën Herat, në veriperëndim të Afgan...
Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e ...
Zyrtarët amerikanë po punojnë për identifikimin e burimit ...
Të shtëna me armë janë regjistruar jashtë një banke në qyt...
Lëvizja e djathtë Dveri, më 10 prill, bëri thirrje min...
Rreth 50 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetu...
Gjatë 75 viteve të fundit, gjermanët e kanë rindërtuar...
Të rinjtë në Europë janë më të rrezikuar për të rënë në...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka deklarua...
Bonnie Gooch, 78 vjeçe, është dënuar më parë me burg për d...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...