Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Lëvizja e djathtë Dveri, më 10 prill, bëri thirrje ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, që të anulojë stërvitjen e paralajmëruar ushtarake ndërkombëtare “Ujku i Platinit”, në të cilën marrin pjesë anëtarë të aleancës së NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Deputeti i kësaj lëvizjeje në Parlamentin e Serbisë dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme, Borko Pushkiq, u tha gazetarëve para ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes se vendimi për mbajtjen e stërvitjes “është antikushtetues dhe krijon dyshime se qeveria nuk po zbaton politikë sovrane, por po përmbush urdhrat e ambasadorit amerikan (në Serbi) Christopher Hill”, raporton Beta.
Gjykata Kushtetuese e Serbisë nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me çështjen e kësaj stërvitjeje ushtarake dhe as nuk ka pasur një iniciativë të tillë.
Pushkiç tha se vendimi për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake ishte “i kundërligjshëm”, sepse menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë, Qeveria e Serbisë ka vendosur që të pezullohen të gjitha aktivitetet që lidhen me stërvitjet me partnerët e huaj. Ai nuk saktësoi pse mendon se vendimi, siç tha ai, është i kundërligjshëm.
“Serbia është nën presion të vazhdueshëm për t’iu bashkuar histerisë kundër Rusisë”, tha Pushkiç, duke shtuar se qëllimi i SHBA-së është që të ndërpresë bashkëpunimin strategjik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në fushën ushtarake, gjë që, siç ka theksuar ai, e ka ndihmuar shumë Serbinë.
Beogradi zyrtar është kritikuar më parë nga Perëndimi për bashkëpunimin e tij ushtarak me Rusinë, pasi Serbia është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian (BE).
I pyetur për pasojat lidhur me marrëdhëniet me Rusinë, për shkak të stërvitjes, Pushkiç tha se nga Moska është thënë se do të mbikëqyrin me kujdes mirëmbajtjen e saj dhe se është në interesin e Rusisë që Serbia të mbetet ushtarakisht neutrale.
Ambasada e SHBA-së në Serbi mirëpret vendimin e Serbisë për të organizuar një stërvitje ushtarake me partnerët e saj globalë të paqes.
Në një përgjigje nga ambasada amerikane në Serbi për Radion "Evropa e Lirë", dërguar më 7 prill, thuhet se SHBA-ja e vlerëson partneritetin ushtarak me Serbinë dhe kanë respekt të madh për ushtrinë serbe dhe udhëheqjen e saj.
“Ne angazhohemi për një partneritet të fuqishëm dypalësh ushtarak dhe mbrojtës me Serbinë, të fokusuar në qëllimet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe globalisht”, ka thënë ambasada e SHBA-së në Serbi.
“Jemi të lumtur që jemi pjesë e Ujkut të Platinit”, thuhet ndër të tjera në përgjigje, duke shtuar se puna e përbashkët ndërton lidhje miqësie dhe besimi që u mundëson të dyja palëve të kontribuojnë bashkërisht për paqen.
Ndërkohë, Kremlini njoftoi se stërvitjet ushtarake që Serbia do t’i zhvillojë me trupat e NATO-s “nuk do të kalojnë pa u vënë re” në Rusi.
“Sa u përket stërvitjeve, sigurisht që do t’i përcjellim me shumë kujdes”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.
Siç raportoi Beta, Peskov shtoi se Beogradi “është nën presion të paparë për ta tërhequr Serbinë në anën e atyre që i përmbahen qëndrimit antirus”.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka njoftuar më 4 prill se nga mesi i qershorit, në jug të Serbisë do të mbahet stërvitja “Ujku i Platinit”, në të cilën do të marrin pjesë ushtritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Serbisë dhe dhjetë vendeve partnere.
Serbia vendosi një moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerë të huaj, në shkurt të vitit 2022, disa ditë pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës fqinje.
Asokohe, Beogradi zyrtar njoftoi se nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë, por edhe se Ushtria e Serbisë, duke pasur parasysh politikën e neutralitetit ushtarak, i pezullonte të gjitha stërvitjet ushtarake me partnerët e huaj, si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi, deri në një vendim të ardhshëm.
Më 5 prill, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i tha Radios "Evropa e Lirë" se moratoriumi mbetet në fuqi, ndërkaq stërvitja “Ujku i Platinit” është një përjashtim nga ai moratorium./ REL
Rreth 50 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetu...
Gjatë 75 viteve të fundit, gjermanët e kanë rindërtuar...
Të rinjtë në Europë janë më të rrezikuar për të rënë në...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka deklarua...
Bonnie Gooch, 78 vjeçe, është dënuar më parë me burg për d...
Media pretigjioze britanike, “The Guardian”, i ka k...
Pronari i kompanisë "Evrohim", Andrey Melninchenko,...
Sportistë nga Rusia mund të përballen me refuzimin ...
Zyrtarët e Brukselit po kërkojnë një rritje buxheti...
Të dielën Papa Françesku, gjatë kremtimit të Pashkëve K...
Dy provinca të tjera, Kharkiv në verilindje dhe Zaporiz...
Gjermania mbyll tri centralet e saj të fundit bërthamore. ...
Mali i Zi dhe Shqipëria do të shpenzojnë rreth 20 milionë ...
Një gjykatës në Teksas ka provokuar zemërimin e opinio...
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump ka uruar në një më...
Evropa duhet të ulë varësinë e saj nga Shtetet e Bashkuara...
Një zjarr ka rënë në një autobus që transportonte 52 stude...
Në Angli, një grevë katërditore e planifikuar nga dhjetëra...
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medve...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një magazinë në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...