E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Zyrtarë të Bashkimit Europian thanë të martën se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë në tërësi marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe çdo refuzim për ta bërë një gjë të tillë do të ketë pasoja negative.
Komentet pasuan deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë me televizionin shtetëror serb se “do t’i zbatojë disa pjesë të marrëveshjes, por disa tjera nuk do t’i pranojë” dhe se një gjë të tillë ua ka bërë të qartë edhe zyrtarëve të lartë europianë, duke ju referuar pjesës së marrëveshjes, që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Me 18 mars në Ohër, presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u pajtuan të zbatojnë një plan të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve, që është kusht për përmbushjen e aspiratave të tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha të martën se ky është detyrim politik që morën mbi vete të dyja palët dhe shtetet anëtare të bllokut presin zbatimin e tij.
“Pikat e Marrëveshjes, si dhe aneksi, do të përfshihen në kapitullin 35 të kuadrit negociues (për anëtarësim) në rastin e Serbisë. Kjo do të thotë se Serbia ka detyrim kontraktual që të zbatojë pikat e marrëveshjes, nëse dëshiron të përparojë në procesin e anëtarësimit. Pra, kemi një marrëveshje dhe një detyrim që ajo të zbatohet, pa zgjedhur pjesë të saj“, tha zëdhënësi Stano duke paralajmëruar pasoja për cilëndo palë që refuzon të zbatojë ndonjë pjesë të marrëveshjes.
“Vëzhgimi i i zbatimit në terren, i veprimeve të palëve, do të jetë mjeti kryesor i Bashkimit Europian, vendeve anëtare dhe bashkësisë ndërkombëtare, për të gjykuar përparimin, dhe a është apo jo marrëveshja duke u zbatuar. Dhe natyrisht do të ketë pasoja. Do të ketë pasoja politike, pasoja për reputacionin por edhe pasoja financiare”, tha ai.
Marrëveshja e mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra-tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, paralajmëroi organizimin e një takimi të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjatë këtij muaji, për të çuar përpara procesin e zbatimit të marrëveshjes.
Paralajmërimi pasoi takimin e javës që lamë pas ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, të cilët u pajtuan për tekstin e deklaratës mbi personat e zhdukur gjate luftës si dhe diskutuan për hapat drejt themelimit të asociacionit dhe zbatimit të marrëveshjeve të tjera të arritura në bisedimet e mëhershme në Bruksel./ VOA
Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me pretendimet e me...
Udhëheqësi bjellorus i bëri thirrje Rusisë që ta mbrojë Bj...
Senaca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të vijo...
Rusia nuk u ka lejuar zyrtarëve konsullorë amerikanë q...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një projektlig...
Publikimi i dokumenteve tepër të klasifikuara amerikan...
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Louisville, Kent...
Pas ngritjes së akuzave ndaj ish-presidentit Donald Trump ...
Zhvillimet më të fundit: • Dy të vrarë në Zaporizhia pasi...
Talibanët në provincën Herat, në veriperëndim të Afgan...
Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e ...
Zyrtarët amerikanë po punojnë për identifikimin e burimit ...
Të shtëna me armë janë regjistruar jashtë një banke në qyt...
Lëvizja e djathtë Dveri, më 10 prill, bëri thirrje min...
Rreth 50 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetu...
Gjatë 75 viteve të fundit, gjermanët e kanë rindërtuar...
Të rinjtë në Europë janë më të rrezikuar për të rënë në...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka deklarua...
Bonnie Gooch, 78 vjeçe, është dënuar më parë me burg për d...
Media pretigjioze britanike, “The Guardian”, i ka k...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...