Rëndohet bilanci tragjik/ Shkon në 59 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut
Rëndohet bilanci në tragjedinë e Koçanit në Maqedoninë e V...

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje nga tragjedia e Koçanit.
Toshkovski bëri me dije se 59 persona kanë humbur jetën dhe 155 janë të lënduar. Toshkovski tha se vetëm 35 viktima janë identifikuar.
Ministri i Brendshëm i RMV tha se në mesin e viktimave ishte dhe një efektiv policie, i cili ka qenë në detyrë për të zbuluar drogë dhe persona të mitur në klubin e natës.
“Deri më 11.30 sipas informatave me të cilat disponoj, kanë ndërruar jetë gjithsej 59 persona. Prej tyre, 35 janë të identifikuar. Prej të identifikuarve, 31 persona janë nga Koçani, 4 nga Shtipi. Numri i të lënduarve sipas të dhënave të fundit që mora deri në orën 12 është 155 persona. Jetën e humbi edhe një zyrtar policor nga Stacioni Policor Probishtip, i cili në momentin ka qenë i angazhuar në detyrë zyrtare, gjegjësisht ka vepruar pas planit paraprak të përgatitur për kontroll të objekteve hotelerike në pjesën e tregtisë së palejuar me drogë dhe pranisë së personave të mitur në diskotekën në fjalë”, deklaroi Toshkovski.
Ministri Toshkovski njoftoi se për tragjedinë e Koçanit janë lëshuar katër urdhërarreste, identitetet e të cilëve nuk i ka bërë të ditur për shkak të hetimeve.
Po ashtu ai nuk tha nëse ka të arrestuar apo persona të marrë në pyetje për tragjedinë e diskotekës në Koçan.
“Është shpallur fletërarrest qendror për katër persona. Nga ana e MPB-së në koordinim me Prokurorinë Publike po veprohet edhe në Ministrinë e Ekonomisë, prej ku sigurohet dokumentacioni lidhur me diskotekën në fjalë, por edhe personat e lidhur me të njëjtën. Po analizohet gjithçka që mund të jetë e lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme. Si në pjesën e dokumentacionit ndërtimor teknik, si në pjesën e parakushteve të nevojshme për vendosjen në funksion të objektit të tillë, si në pjesën e licencave përkatëse të cilat duhej t’i posedojë e njëjta, si në pjesën e veprimit konkret gjatë kohës së ngjarjes, si në pjesën e sigurimit të njëjtit, veprim sipas rregulloreve dhe akteve nënligjore e kështu me radhë”, u shpreh Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme./ CNA
Rëndohet bilanci në tragjedinë e Koçanit në Maqedoninë e V...
Presidentja dhe kryeministri i Kosovës kanë shprehur ngush...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reeaguar në rrjet...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ...
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovsk...
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut...
Një tragjedi ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një zjarr...
Presidenti i Serbisë, Alexandar Vuçiç ka folur pas protest...
Presidenti Donald Trump urdhëroi sulme ajrore kundër rebel...
Kryeministri britanik Keir Starmer inkurajoi homologët e t...
Autoritetet zgjedhore në Rumani i mundësuan udhëheqësit të...
Mbyllet pas rreth katër orësh protesta masive në Beograd. ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur...
Protestuesit në Beograd kanë nisur të mbajnë fjalime. Një ...
Mediat serbe raportojnë se politikani malazez, nënkryetari...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka miratuar...
Vijon në Beograd protesta masive kundër qeverisë së Vuçiç....
Senati amerikan miratoi një buxhet të përkohshëm të premte...
Kjo e shtunë do të jetë një ditë e rëndësishme në Serbi, p...
Ditën e sotme studentët do të protestojnë në Beograd pas n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...