Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka miratuar sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, në të cilin prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind.
E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.
Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind.
Me këto përqindje, LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24 sosh, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende.

Të drejtë vote në këtë proces zgjedhor kanë pasur mbi 2 milionë shtetas të Kosovës, ndërsa pjesëmarrja ka qenë 46.54 për qind.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radoniqi, ka thënë se me Ligjin e ri për Zgjedhjet, subjektet politike mund të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me këtë rezultat përfundimtar deri në 48 orë nga shpallja e tij.
PZAP-ja, më pas, duhet të marrë vendim brenda 96 orëve nga parashtrimi i ankesës.
Radoniqi ka garantuar se në asnjë moment nuk është cenuar integriteti i votës, ani pse ka pasur vonesa në numërim të votave.
Ai i ka arsyetuar vonesat duke thënë se votat janë numëruar për herë të parë siç e parasheh ligji i ri, që do të thotë se fillimisht janë numëruar votat për subjektet politike, më pas janë numëruar votat për kandidatët për deputetë në 38 qendra të numërimit, bashkë me verifikim të votave për subjekte politike.
Si tjetër arsye për vonesë, ai e ka përmendur edhe platformën elektronike, e cila sipas tij nuk ka funksionuar si duhet, andaj zyrtarët janë detyruar të verifikojnë edhe manualisht çdo shifër, para futjes së rezultateve në sistem.
“Rezultat kanë ndjekur hapat e paraparë sipas Ligjit për zgjedhje dhe janë numëruar në transparencë të plotë”, ka thënë ai, duke u zotuar se KQZ-ja do të organizojë panele të brendshme për të kuptuar ku ka ngecur puna dhe për t’i shmangur problemet eventuale në proceset e ardhshme zgjedhore.
Kryeministri aktual, Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, zotohet se do ta formojë ekzekutivin e ri, por pa treguar saktë se si.
Zëra brenda partisë së tij përmendin mundësinë e një koalicioni me minoritetet joserbe, dhe llogarisin në mbështetjen e ndonjë deputeti të partive të mëdha shqiptare, ani pse ky skenar nuk konsiderohet se do të prodhojë stabilitet.
Partitë e mëdha shqiptare kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin, madje kanë vendosur kushte edhe për arritjen e ndonjë koalicioni eventual me njëra-tjetrën.
Brenda 30 ditëve të certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Kjo mbledhje konsiderohet e mbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Në bazë të rezultateve preliminare, kryetari i Kuvendit do t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila ka fituar më së shumti vota. Por, nëse kjo parti nuk e propozon dikë për kryetar, procesi do të ngrijë në vend.
Por, nëse kryetari i Kuvendit zgjidhet, atëherë nisin tiktaket e orës për afatet tjera.
Presidentja e vendit obligohet që të nominojë partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë.
Ndonëse as këtu nuk ekziston një afat i saktë, vendimet në fuqi përcaktojnë që procesi duhet të zhvillohet “sa më parë që të jetë e mundur”.
Kabineti duhet t'i sigurojë votat e 61 deputetëve brenda këtij afati. Por, nëse kjo nuk ndodh, presidentja është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.
Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.
Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen dyzet ditë prej shpalljes së vendimit./ REL
Vijon në Beograd protesta masive kundër qeverisë së Vuçiç....
Senati amerikan miratoi një buxhet të përkohshëm të premte...
Kjo e shtunë do të jetë një ditë e rëndësishme në Serbi, p...
Ditën e sotme studentët do të protestojnë në Beograd pas n...
Në podkastin "Public Square" Ditmir Bushati në një bashkëb...
Aktivistja serbe, Aleksandra Tomanic, në podkastin "Public...
Sot në Beograd po mbahet një protestë, e thirrur nga stude...
Studentët që kanë bllokuar universitetet më 4 dhjetor kanë...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer, në fj...
Partitë CDU dhe SPD të Gjermanisë arritën marrëveshjen his...
Mijëra njerëz po mblidhen në kryeqytetin e Serbisë, Beogra...
Zyrtarët amerikanë që udhëtuan në Moskë këtë javë pritet t...
Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e l...
Vendet e G7-së u fokusuan në diskutime veçanërisht mbi pol...
Dy tërmete goditën sot ishullin Kretës. Lëkundjet e para u...
Firence po përballet me një paralajmërim moti këtë të prem...
Asambleja Parlamentare e Republika Srpska miratoi një draf...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përshëndeti sot diskuti...
Zyra e Prokurorit Publik Europian, e udhëhequr nga Laura K...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...