Shefi i NATO-s viziton Shtëpinë e Bardhë/ Çfarë do të diskutohet me presidentin Trump
Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte ka vizituar...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si "manipulues" reagimin e kreut të Kremlinit, Vladimir Putin, ndaj propozimit për armëpushim. Putin ka vendosur kushte duke dashur të fitojë kohë.
"Ne të gjithë dëgjuam nga Rusia fjalët që priteshin dhe shumë manipuluese të Vladimir Putin-it", tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një fjalim në video.
Putin nuk guxon t'ia thotë hapur presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që do ta vazhdojë luftën, tha më tej Zelensky.
"E përse ata në Moskë një ide për armëpushimin e ndërlidhin me kushte të tilla, në mënyrë që të mos mund të arrihet asgjë ose që sa më gjatë të jetë e mundur kjo të mos arrihet."
Sipas të dhënave të Zelensky-t ky është një truk i shpeshtë i Putin-it, që nuk flet qartazi për të bërë gjithçka të mundshme po për ta shtyrë ose për ta bërë të pamundur atë.
Putin parimisht tregohet i hapur për armëpushimin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, parimisht është treguar i hapur për një armëpushim, por ende nuk dëshiron të sqarojë detajet.
Putin do që kjo të arrihet vetëm me kushte. Në një konferencë shtypi Putin miratimin e Moskës ndaj propozimit të SHBA-së për armëpushim në luftën e Ukrainës e ka kushtëzuar dhe ka shprehur dyshime, nëse mund të mbikëqyret një armëpushim i tillë.
Ndonëse Moska e preferon propozimin për ndërprerjen e luftimeve, të tilla armëpushime duhet të "çojnë në një paqe të qendrueshme dhe të trajtojnë shkaqet që kanë rrënjë të thella të kësaj krize", tha Putin. Lidhur me propozimin përfaqësuesit e Rusisë dhe të SHBA-së do të vazhdojnë tani bisedimet.
Në të kundërt Zelensky theksoi sërish në kritikën e tij gatishmërinë e Ukrainës për ndërprerjen e kufizuar të veprimeve luftarake. Kievi e ka pranuar propozimin për armëpushim, sepse SHBA kanë shprehur gatishmërinë për ta mbikëqyrur atë.
"Ukraina, e gatshme për paqen"
Në Ukrainë ka edhe më tej dyshime të mëdha ndaj gatishmërisë së Rusisë për paqe. Shefi i shtabit të Zelensky-t, Andrij Jermak, deklaroi në televizion, se Ukraina nuk do të pranojë një konflikt të ngrirë me Rusinë. Ukraina ka rënë dakord me SHBA-në, që përfaqësuesit e Europës të jenë patjetër pjesëmarrës në procesin e paqes. Çfarë parashikon propozimi për armëpushim?
SHBA-ja dhe Ukraina kanë rënë dakord për një propozim për armëpushim. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një takim më parë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Uashington, la të kuptohet diçka lidhur me përmbajtjen e draftit të dakordësuar ndërmjet SHBA-së dhe Ukrainës.
"Ne nuk kemi vepruar qorrazi. Ne kemi folur me Ukrainën për toka dhe territore, që do të mbahen dhe do të humbasin", tha Trump.
Gjithashtu ka një "central shumë të madh energjetik", që ka qenë objekt i bisedimeve – e çështja është, se kush do ta "marrë" atë në të ardhmen. Trump nuk deklaroi të dhëna të mëtejshme për këtë.
Por centrali bërthamor ukrainas, Zaporizhia, i pushtuar nga Rusia në ditët e para të luftës ndodhet në afërsi të frontit. Ky është centrali më i madh bërthamor i Europës./ DW
Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte ka vizituar...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në Ko...
Sot, 13 mars 2025, shënohet 12-vjetori i zgjedhjes së Papa...
Këtë të enjte, në Greqi u betua presidenti i ri i vendit, ...
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka shprehur dakordësin ...
Policia belge bastisi më shumë se 20 adresa në orët e para...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Selanik. Një burrë v...
Pak ditë para protestës së madhe të paralajmëruar për datë...
Departamenti i Arsimit planifikon të pushojë nga puna mbi ...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u shpreh s...
Kjo e mërkurë shënon ditën e 50-të që nga betimi i Donald ...
Bashkimi Europian ka reaguar për rritjen me 25% të tarifav...
Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar po...
Rritja e tarifave për importet e çelikut dhe aluminit me 2...
Donald Trump në një deklaratë për gazetarët është shprehu...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar Dona...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Shte...
Ukraina është e gatshme të pranojë propozimin të SHBA-së p...
Kanë nisur bisedimet midis delegacioneve amerikane dhe ukr...
Presidentja Vjosa Osmani tha sot se është koha që Kosova t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...