Stuhia Bert në Britani/ Borë, shi dhe erë, alarm për motin e keq
Bora, shiu dhe erërat e forta pritet të prishin planet e u...

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e mbështet përdorimin e raketave me rreze të gjatë nga ana e Ukrainës, teksa mbrohet kundër pushtimit rus, dhe ka thënë se Gjermania duhet t’i dërgojë shpejt sistemet e veta të raketave me rreze të gjatë, Taurus, drejt Kievit.
Në një intervistë të publikuar të shtunën nga Funke Mediengruppe, Metsola ka thënë se përkrah dërgimin e raketave të tilla në Ukrainë dhe që duhet lejuar të përdoren kundër shënjestrave në Rusi.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, social-demokrat, ka kundërshtuar ashpër dërgimin e sistemit Taurus në Ukrainë.
Partnerët e tij të koalicionit, Demokratët e Lirë dhe Të Gjelbrit, janë në favor të dërgimit të raketave në Kiev.
Diskutimet për raketa janë aktualizuar në ditët e fundit pasi Shtetet e Bashkuara është raportuar t’i kenë dhënë leje Ukrainës për t’i përdorur raketat amerikane ATACMS për të sulmuar Rusinë.
Raketat e këtij sistemi mund të sulmojnë një shënjestër deri në 300 kilometra larg.
Sistemet gjermane Taurus mund të sulmojnë një shënjestër deri në 500 kilometra largësi.
Sipas Metsolas, presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka thënë me të drejtë se Ukraina nuk mund të presë pafundësisht për ndihmë efektive ushtarake, sepse në Perëndim vazhdimisht ka zgjedhje, derisa ukrainasit vdesin çdo ditë në luftë.
“Është alarmante që Rusia po përshkallëzon luftën dhe po intensifikon sulmet me raketa, të cilat tashmë kanë shkaktuar shumë viktima”, ka thënë ajo.
Të enjten, Rusia e ka lëshuar një raketë balistike me rreze të mesme në rajonin Dnjipro të Ukrainës dhe ka paralajmëruar që sulme të tilla mund të shënjestrojnë edhe perëndimin e Evropës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Bora, shiu dhe erërat e forta pritet të prishin planet e u...
Qeveria gjermane e pakicës, e përbërë tani nga socialdemok...
Hakerët kinezë po pozicionohen në rrjetet kritike të infra...
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha përmes një ...
Dy kryetarë opozitarë, në komunat në lindje të Turqisë, ja...
Moska furnizoi Korenë e Veriut me sisteme të mbrojtjes ajr...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shteti...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raketa e re bal...
Parlamenti i Ukrainës anuloi një seancë të premten ndërsa ...
Trupat izraelite kanë zhvilluar beteja të ashpra me Hezbol...
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryemi...
Alsu Kourmasheva, gazetare e Shërbimit Tatar-Bashkir të Ra...
35 vite pas fundit të regjimit komunist në Çekosllovakinë ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, dënoi përdorimin...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emër...
Rusia pretendohet se ka furnizuar Korenë e Veriut me më sh...
Mbretëresha Elizabeth II vazhdon të magjepsë botën edhe pa...
Policia e Kosovës i ka cilësuar të pavërteta pretendimet e...
Në Shqipëri, në përfundim të bisedimeve me autoritetet për...
Matt Gaetz është tërhequr nga nominimi për postin e prokur...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...