Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan/ Betonierja bie nga lartësia, dyshohet për viktima
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
A mund të arrestohet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në Gjermani pas urdhër arrestit ndërkombëtar të GJNP? Qeveria federale në verifikim.

Qeveria gjermane e pakicës, e përbërë tani nga socialdemokratët dhe Të Gjelbrit sigurisht që do të kishte dashur ta shmangte këtë çështje, edhe nëse e kishte kuptuar kohë më parë se kjo problematikë po i afrohej: Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJNP) -(ICC) në Hagë lëshoi urdhër arreste ndërkombëtare kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Joav Galant. Argumentimi: Ka arsye të mjaftueshme për të supozuar se me luftën në Rripin e Gazës, të dy ngarkohen si bashkëfajtorë në krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Një urdhër arresti u lëshua gjithashtu për liderin e Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri.
Gjermania konsiderohet si një nga mbështetëset më të mëdha të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, e cila filloi veprimtarinë në korrik 2002 dhe ka 124 shtete anëtare. Megjithatë, aty nuk përfshihen vende të rëndësishme si SHBA apo Rusia. Duhet kujtuar, Gjykata vetë nuk ka kapacitete të ekzekutojë vetë urdhërarrestet. Por shtetet e saj anëtare – përfshirë Gjermaninë – janë zyrtarisht të detyruara të arrestojnë të kërkuarit, nëse janë në territorin e tyre. Me fjalë të tjera: Nëse Netanyahu vjen në Gjermani, ai do të duhej të arrestohej. Apo jo?

Nuk duhet harruar, se ekziston edhe përgjegjësia e veçantë historike e Gjermanisë ndaj Izraelit. Kjo bëri që reagimet gjermane pas vendimit në Hagë të tingëllojnë të mundimshme, "edhe ashtu" "edhe kështu". Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit), u shfaq në Televizionin e Parë Gjerman (ARD) nga konferenca e klimës në Baku. Ajo tha: "Ne i përmbahemi ligjit në nivel kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar. Dhe kjo është arsyeja pse tani po shqyrtojmë me kujdes se çfarë do të thotë kjo për ne në aspektin e zbatimit ndërkombëtar."
Pak më vonë, qeveria lëshoi ??një deklaratë për shtyp në Berlin ku thuhej: "Qeveria Federale është në dijeni të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër-arrestet e kërkuara kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Joav. Galant." Edhe këtu, si deklarata e Baerbock, shfaqet fjala "shqyrtim", të cilin qeveria tani dëshiron ta bëjë. Dhe vijon duke thënë: "Do të bëhej fjalë për veprime të mëtejshme, nëse kryeministri, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant do të pritej të qëndronin në Gjermani”.

Pothuajse të lehtësuar, politikanë të tjerë të qeverisë gjermane theksuan të premten se një vizitë e Netanjahut nuk të pritet në të ardhmen të afërt. Kreu i qeverisë izraelite ishte për herë të fundit në Berlin për vizitë në Berlin në mars 2023, gjashtë muaj para sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Hamasi, një grup militant islamist palestinez nga Bashkimi Evropian, SHBA, Gjermania dhe vende të tjera klasifikohet si organizatë terroriste.
Ashtu si me rreth dhjetë vende të tjera, Gjermania mban të ashtuquajturat konsultime qeveritare me Izraelin, d.m.th. takime të kabineteve qeveritare të të dyja palëve. Konsultimet qeveritare synojnë të nxjerrin në pah marrëdhënien e veçantë dypalëshe. Një takim i tillë u zhvillua për herë të parë në Jerusalem në vitin 2008 nën Kancelaren e atëhershme Angela Merkel (CDU), dhe i fundit ishte në tetor 2018.
Si do të veprojë pra qeveria federale gjermane me vendimin? Shumë gazetarë donin ta dinin këtë në një konferencë për shtyp. Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me dilemën mes gjykatës penale dhe solidaritetit me Izraelin, zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit tha: "Nga njëra anë është rëndësia e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, të cilën ne e mbështesim fuqishëm, dhe nga ana tjetër përgjegjësia historike, si e cituat ju. Në dritën e këtyre dy aspekteve duhet parë kjo deklaratë. Mund të tundohesha e të them, që e kam të vështirë të përfytyroj, që mbi këtë bazë të bëjmë arrestime në Gjermani."
Ndërkohë që qeveria gjermane përpiqet të gjejë një qëndrim të qartë midis mbështetjes bazë për Izraelin dhe mbështetjes për gjykatën penale, politikanë të tjerë gjermanë e kanë më të lehtë këtë. Kryeministri i landit federal Hesen, Boris Rhein (CDU) i quajti urdhër-arrestet "absurde" të premten. Izraeli është në një luftë për më shumë se një vit, të nisur nga organizata terroriste Hamas me sulmin e saj barbar ndaj qytetarëve të pafajshëm, shtoi Rhein: "Është krejtësisht e pamundur për mua që një kryeministër i zgjedhur në mënyrë demokratike nga Izraeli të arrestohet në tokën gjermane. sepse ai mbron vendin e tij kundër terroristëve”. Por Rhein e di gjithashtu se është e vështirë aktualisht të imagjinohet që Netanyahu të vizitojë Gjermaninë./ DW
Hakerët kinezë po pozicionohen në rrjetet kritike të infra...
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha përmes një ...
Dy kryetarë opozitarë, në komunat në lindje të Turqisë, ja...
Moska furnizoi Korenë e Veriut me sisteme të mbrojtjes ajr...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shteti...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raketa e re bal...
Parlamenti i Ukrainës anuloi një seancë të premten ndërsa ...
Trupat izraelite kanë zhvilluar beteja të ashpra me Hezbol...
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryemi...
Alsu Kourmasheva, gazetare e Shërbimit Tatar-Bashkir të Ra...
35 vite pas fundit të regjimit komunist në Çekosllovakinë ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, dënoi përdorimin...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emër...
Rusia pretendohet se ka furnizuar Korenë e Veriut me më sh...
Mbretëresha Elizabeth II vazhdon të magjepsë botën edhe pa...
Policia e Kosovës i ka cilësuar të pavërteta pretendimet e...
Në Shqipëri, në përfundim të bisedimeve me autoritetet për...
Matt Gaetz është tërhequr nga nominimi për postin e prokur...
Parlamenti Evropian e ka vendosur në rend dite për sea...
Ndihmësadministratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...