52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Vendosja e tarifave prej 25 për qind ndaj produkteve meksikane tani për tani është shtyrë, por siç njofton korrespodenti i Zëri të Amerikës Victor Hugo Castillo konsumatorët dhe tregtarët e produkteve meksikane janë të shqetësuar për ndikimin financiar që mund të kenë tarifat nëse Presidenti Trump do të lejtonte hyrjen e tyre në fuqi.
Oscar Garcia është një nga 65 milionë amerikanët në pension, të cilët jetojnë me të ardhura nga përfitimet e sigurimeve shoqërore.
Teksa ecën nëpër korridoret e dyqaneve ushqimore, ai shqetësohet për një rritje të mundshme të çmimit të produkteve meksikane nëse administrata e Presidentit Trump do të vendoste tarifat prej 25 % .
“Çfarë do të bëjnë njerëzit me të ardhura të ulëta? Nëse dikur hanim mish dy herë në javë, tani do të na duhet ta shkurtojmë një herë në javë ose ndoshta nuk do të jemi në gjendje ta përballojmë fare”, thotë Oscar García.
Në dy vitet e fundit, Meksika ka qenë partneri kryesor tregtar i Shteteve të Bashkuara, e pasuar nga Kanadaja, sipas autoriteteve amerikane.
Marrëdhënia tregtare mes dy vendeve është e dukshme në pikat kufitare, ku kalojnë mijëra kamionë me mallra në ditë.
Mario Garcia punon për kompaninë “Majef Produce” në qytetin McAllen në Teksas, që është e specializuar në importe nga Meksika. Ai thotë se është i shqetësuar nga vështirësitë që tarifat do të mund të shkaktonin për biznesin e tij.
“Shumica e dyqaneve mbështeten në produktet meksikane. Pra, çfarë do të ndodhë nëse çmimet e produkteve të importuara nga Meksika rriten dhe kostoja kalon tek konsumatori? Kjo do të shkaktonte një reaksion zinxhir”, thotë ai.
Presidenti Trump ka thënë se do të përdorë tarifat për të ndihmuar planet e administratës së tij për të ndalur fluksin e drogës dhe imigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.
Më 1 shkurt, ai njoftoi tarifat prej 25% për Meksikën dhe Kanadanë, por i shtyu ato përkohësisht pasi udhëheqësit e këtyre dy vendeve ranë dakord të forconin sigurinë kufitare.
Vendosja e tarifave do të ndikonte në zinxhirët e furnizimit, paralajmëron Roberto Cruz Hernandez nga Dhomave Kombëtare e Tregtisë në në Meksikë
“Shumë kompani transnacionale, shumë prej tyre amerikane, që prodhojnë ose montojnë produkte në vendin tonë do të ndikohen gjithashtu nga kostot shtesë që do të sillnin këto tarifa”, thotë ai.
Ndërsa prodhuesit dhe importuesit do të ndjenin ndikimin e drejtpërdrejtë, konsumatorët amerikanë si Hilda Gonzalez besojnë se do t’i shohin efektet në çmime më të larta.
“Bizneset do të rrisin çmimet e produkteve dhe kush do të paguajë diferencën? Ne do të paguajmë”, thotë ajo.
Nëse tarifat hyjnë në fuqi, pensionistët si Garcia kanë frikë se do të duhet të ulin edhe më shumë shpenzimet e tyre. Për të tjerët kjo do të thotë se ata do të duhet të punojnë më shumë për të blerë atë që u nevojitet./ VOA
Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë po votojnë të s...
Një gjykatës federal bllokoi Departamentin e Efikasitetit ...
Procesi i votimit të përfaqësive diplomatike të Republikës...
Ka nisur votimi i përfaqësive diplomatike të Republikës së...
Presidenti Donald Trump ka bërë me dije se ka shkarkuar ng...
Një gjykatës federal bllokoi përkohësisht të premten admin...
Albin Kurti, kryetari i LVV, njëkohësisht kryeministër...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati në...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vazhduar sot sulmet e ...
Ramush Haradinaj, Kryetari i Aleancës për Ardhëmërinë e Ko...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka t...
Kryeministri i Kosovës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëve...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherazi kandida...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se zgjedhjet e së ...
Agjencia amerikane e ndihmave për botën e jashtme (USAID),...
Presidenti Donald Trump priti sot në Shtëpinë e Bardhë kry...
Britania e Madhe e ka emëruar Karen Pierce si emisare spec...
Po mbahet mbrëmjen e kësaj të premteje në Prishtinë aktivi...
Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur fushatën elektorale në Kos...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...