52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Një gjykatës federal bllokoi Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, të drejtuar nga sipërmarrësi Elon Musk që të ketë qasje te të dhënat e Departamentit të Thesarit, që përfshijnë të dhëna personale si sisemi i pagesave apo llogaritë bankare për miliona amerikanë që punojnë për qeverinë federale.
Gjykatësi Paul Engelmayer e dha vendimin të shtunën herët, pasi 19 prokurorë të përgjithshëm demokratë ngritën padi ndaj Presidentit Donald Trump. Sipas padisë, e cila u depozitua në gjykatën federale në qytetin e Nju Jorkut, administrata e Presidentit Trump e ka lejuar ekipin e zotit Musk që të ketë qasje te sistemi i pagesave të Departamentit të Thesarit, në shkelje të ligjit federal.
Gjykatësi Engelmayer, i cili është emëruar nga Presidenti Barack Obama po ashtu vendosi që çdo individ, të cilit nuk i lejohej të kishte qasje në dhënat personale, por i ka siguruar ato, duhet t’i shkatërrojë menjëherë të gjitha kopjet e materialeve që ka marrë nga sistemet e Departamentit të Thesarit, për periudhën kohore që nis nga 20 janari.
Gjykatësi caktoi mbajtjen e një seance dëgjimore në 14 shkurt.
Shtëpia e Bardhë nuk komentoi mbi kërkesën për koment nga agjencia e lajmeve Associated Press lidhur me padinë që ishte ngritur nga prokurorët demokratë.
Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë e drejtuar nga zoti Musk, i njohur gjithashtu si DOGE, u krijua për të eliminuar ato që administrata e Preisdentit Trump i ka konsideruar si shpërdorim të fondeve qeveritare. Qasja e këtij Departamenti tek të dhënat e Thesarit, si dhe inspektimi i saj ndaj agjencive të ndryshme qeveritare, ka ngritur shqetësim në mesin e kritikëve mbi fuqinë në rritje të zotit Musk, ndërsa mbështetësit kanë mirëpritur idenë e tkurrjes së financave të fryra të qeverisë.
Zoti Musk, ka hedhur poshtë kritikat ndaj DOGE-s në platformën X, ndërsa është shprehur se po kursehen miliona dollar të taksapaguesve.
Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James, zyra e së cilës ngriti padinë, tha se qasja e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë në të dhënat e Departamentit të Thesarit ngre probleme sigurie dhe mundësinë për një ngrirje të paligjshme të fondeve federale.
Pjesë e padisë janë edhe shtetet: Arizona, Kalifornia, Kolorado, Konektikat, Delauer, Havai, Ilinoi, Mein, Marilend, Masaçusets, Minesota, Nevada, Nju Xhersi, Karolinë e Veriut, Oregon, Rod Ajlënd, Vermont dhe Viskonsin./ Voa
Procesi i votimit të përfaqësive diplomatike të Republikës...
Ka nisur votimi i përfaqësive diplomatike të Republikës së...
Presidenti Donald Trump ka bërë me dije se ka shkarkuar ng...
Një gjykatës federal bllokoi përkohësisht të premten admin...
Albin Kurti, kryetari i LVV, njëkohësisht kryeministër...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati në...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vazhduar sot sulmet e ...
Ramush Haradinaj, Kryetari i Aleancës për Ardhëmërinë e Ko...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka t...
Kryeministri i Kosovës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëve...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherazi kandida...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se zgjedhjet e së ...
Agjencia amerikane e ndihmave për botën e jashtme (USAID),...
Presidenti Donald Trump priti sot në Shtëpinë e Bardhë kry...
Britania e Madhe e ka emëruar Karen Pierce si emisare spec...
Po mbahet mbrëmjen e kësaj të premteje në Prishtinë aktivi...
Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur fushatën elektorale në Kos...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se do të k...
Senati amerikan i udhëhequr nga republikanët konfirmoi të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...