52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë po votojnë të shtunën në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 kanë votuar 10.306 persona apo 50.91 për qind e votuesve të regjistruar.
Për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë regjistruar 20.324 votues.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se gjithçka është duke shkuar mirë dhe nuk ka ndonjë problem gjatë procesit të votimit.
Votimi nisi në orën 07:00 në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e Evropës, ndërkaq në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada në orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë.
Votimi më 8 shkurt zhvillohet në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, që gjenden në 19 shtete të ndryshme të botës.
Kjo është hera e parë që pjesëtarët e mërgatës mund të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se qendrat e votimit janë hapur pa vonesa. Ky institucion tha se ka shtuar shtuar kapacitetet në misionet diplomatike, në mënyrë që të garantohet një proces i rregullt votimi.
Pas mbylljes që vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike, KQZ, me ndihmën e MPJD-së, do të sjellë votat në Kosovë dhe më pas ato do të numërohen në Qendrën për Numërim dhe Rezultate.
Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues.
Ndërkaq, nga 9 janari e deri më 8 shkurt, mërgata ka mundur të votojë edhe përmes postës. KQZ ka njoftuar më herët se 104.934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe 84.525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës.
Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidatë i pavarur.
Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë.
Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.
Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme./ REL
Një gjykatës federal bllokoi Departamentin e Efikasitetit ...
Procesi i votimit të përfaqësive diplomatike të Republikës...
Ka nisur votimi i përfaqësive diplomatike të Republikës së...
Presidenti Donald Trump ka bërë me dije se ka shkarkuar ng...
Një gjykatës federal bllokoi përkohësisht të premten admin...
Albin Kurti, kryetari i LVV, njëkohësisht kryeministër...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati në...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vazhduar sot sulmet e ...
Ramush Haradinaj, Kryetari i Aleancës për Ardhëmërinë e Ko...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka t...
Kryeministri i Kosovës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëve...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherazi kandida...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se zgjedhjet e së ...
Agjencia amerikane e ndihmave për botën e jashtme (USAID),...
Presidenti Donald Trump priti sot në Shtëpinë e Bardhë kry...
Britania e Madhe e ka emëruar Karen Pierce si emisare spec...
Po mbahet mbrëmjen e kësaj të premteje në Prishtinë aktivi...
Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur fushatën elektorale në Kos...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se do të k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...