"Meta" shfaq probleme/ Përdoruesit e "Facebook" dhe "Instagram" vështirësi në aksesimin e llogarive
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po monitoron veprimet e udhëheqësve të përkohshëm të Sirisë, teksa Uashingtoni po përcakton politikën e saj të ardhshme.
Kështu tha më 21 mars zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, duke lënë të kuptohet se nuk pritet ndonjë lehtësim i shpejtë i sanksioneve për Damaskun.
“Ne po monitorojmë në përgjithësi veprimet e autoriteteve të përkohshme siriane, për një sërë çështjesh, teksa ne po vendosim dhe po mendojmë për të ardhmen e politikës amerikane për Sirinë”, tha ajo gjatë një konference për media.
“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për një qeveri gjithëpërfshirëse të udhëhequr nga civilët, e cila do të siguronte që institucionet kombëtare të ishin efektive, përgjegjëse dhe të përfaqësuara”, tha Bruce.
Deklaratat e saj ofrojnë një pasqyrë se çfarë po mendon administrata Trump sa i përket politikës për Sirinë, teksa administrata amerikane ka qenë përgjithësisht e heshtur për këtë çështje që kur Trump mori detyrën më 20 janar.
Çështja kryesore për Uashingtonin është nëse është e hapur që të heqë sanksionet amerikane ndaj Sirisë dhe si e sheh të ardhmen e trupave amerikane në veriperëndim të Sirisë.
Shumë shtete perëndimore vendosën një sërë sanksionesh ndaj Sirisë gjatë sundimit të Bashar al-Assadit, i cili u rrëzua nga pushteti vitin e kaluar nga grupet rebele të udhëhequra nga islamistët e Hayat Tahrir al-Sham (HTS), që më herët kishin qenë të lidhur me Al-Kaidën.
Kur u pyet nëse SHBA-ja po e shqyrton mundësinë e lehtësimit të sanksioneve për Sirinë, Bruce tha:
“Dinamika nuk ka ndryshuar dhe asnjë plan nuk ka ndryshuar deri më tani”.
Figura të HTS-ja tashmë kanë marrë pushtetin në Siri. Ky grup vazhdon të konsiderohet entitet terrorist nga SHBA-ja, teksa udhëheqësi i HTS-së, Ahmed Sharaa aktualisht mban postin e presidentit të përkohshëm të Sirisë.
HTS-ja zyrtarisht u shpërbë në muajin janar, teksa sanksionet vazhdojnë të paraqesin një pengesë të madhe për Sharaan.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se nëntë nga dhjetë sirianë jetojnë në varfëri, në shtetin që ka përjetuar shkatërrime të mëdha si pasojë e luftës civile që kishte shpërthyer më 2011./ REL
Komiteti për buxhet i Gjermanisë ka hapur rrugën për paket...
Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë do të takohen në Arabinë S...
Një zjarr i madh ra këtë të premte pranë aeroportit Heathr...
I shoqëruar nga forca speciale policie dhe automjete të bl...
Komisioni i BE-së prezantoi në një dokument strategjik se ...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka rikthyer emrin dhe jetë...
Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë pritet të takohen në Arabi...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nënshkruajë një...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte duke mbajtu...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në...
Presidenti i Ukrainës, ra reaguar në platformën X pas tele...
Komisioni i BE-së i ka rezistuar presionit për të mbrojtur...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur posht...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Komisionin ...
Bashkimi Europian njoftoi të mërkurën një përpjekje të re ...
Personat e lënduar në tragjedinë e Koçanit në Maqedoninë e...
Ka përfunduar biseda telefonike mes presidentit amerikan D...
Në SHBA u publikuan mijëra regjistrime dhe materiale të kl...
Parlamenti i Serbisë konfirmoi të mërkurën dorëheqjen e kr...
Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur të mërkurën aktak...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...