McCaul: Aleanca Rusi-Kinë, kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore
Kryetari i Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaq...

Mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore, kriza në Mianmar dhe lufta në Ukrainë janë çështje kyçe që do të trajtohen nga nënpresidentja Kamala Harris në takimin e Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore, ASEAN-it, javën e ardhshme në Xhakarta të Indonezisë.
Në vizitën e fundit, vitin e kaluar në Azinë Juglindore, nënpresidentja Kamala Harris dënoi veprimet agresive të Pekinit në rajon dhe bëri një ndalesë në ishullin Palavan në Filipine, rreth 330 kilometra në lindje të ishujve të debatueshëm Spratly në Detin e Kinës Jugore.
Në Xhakartë të Indonezisë, javën e ardhshme në takimin me udhëheqësit e ASEAN-it, zonja Harris do të flasë edhe për rrugë jetike detare, ndaj të cilave kanë pretendime Kina, Tajvani dhe katër vende anëtare të ASEAN-it, Vietnami, Filipinet, Malajzia dhe Brunei.
“Nënpresidentja Harris do të diskutojë edhe për situatën në Detin e Kinës Jugore, gjatë takimeve të saj në Xhakartë. Ajo do të riafirmojë mbështetjen tonë për lirinë e lëvizjes detare, zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë lirinë e lundrimit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Në mesin e temave të tjera të rëndësishme është edhe kriza në Mianmar, ku mijëra vetë janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur që nga puçi ushtarak i vitit 2021. ASEAN-i nuk ka arritur ta detyrojë këtë vend anëtar që të kthehet në demokraci. As sanksionet e ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato nga Shtetet e Bashkuara nuk kanë sjellë rezultate.
"Në Mianmar, ne duhet të ushtrojmë trysni ndaj regjimit ushtarak për të ndalur dhunën, për të zbatuar planin pesë pikësh të ASEAN-it dhe për të mbështetur një kthim në qeverisjen demokratike", thotë Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Zonja Harris pritet gjithashtu të dënojë agresionin rus në Ukrainë. Ashtu si në rastet e situatave në Mianmar dhe në Detin e Kinës Jugore, reagimi i ASEAN-it nuk ka qenë shumë i fortë, duke shprehur vetëm shqetësime për pasojat e luftës pa denoncuar Rusinë, një furnizuese e rëndësishme e armëve në rajon.
Disa ekspertë të rajonit kanë ngritur gjithashtu pyetjen mbi mungesën e Presidentit Biden në takim.
“Ndoshta është një shuplakë për Indonezinë. Sepse nëse shohim programin kryesor të Indonezisë për takimin, në fakt është Forumi Indo-Paqësor i ASEAN-it, në të cilin nuk do të marrin pjesë Shtetet e Bashkuara”, thotë Idil Syawfi nga Qendra Parahyangan për Studime Ndërkombëtare.
Takimi i udhëheqësve të vendeve të ASEAN-it në Xhakartë do të merren edhe me një tjetër sfidë rëndësishme. Kryeqyteti indonezian ka qenë një nga qytetet më të ndotura në botë këtë muaj, pasi autoritetet po përballen me një rritje të smogut toksik./ VOA
Kryetari i Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaq...
Ministrat e jashtëm të BE-së bënë thirrje të enjten për nj...
Si pasojë e shpërthimit në një pikë karburanti pranë Bukur...
Sipas një sondazhi, cilësia e arsimit në shkollat gjerma...
Një tjetër natë makthi nga zjarret në Evros, pasi flakët n...
Shtetasit e Gjeorgjisë dhe Moldavisë tani do të duhet të p...
Përdoruesit iranianë të rrjeteve sociale po postojnë dhe s...
Njësitë e Doganës së Kosovës kanë gjetur mbi 350 lloje të...
Islanda dha dritën jeshile për rifillimin e gjuetisë së ba...
Një ish-udhëheqës i grupit ekstremist të ekstremit të djat...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të largohet nga d...
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas, po prano...
Rusia nuk sheh asnjë shenjë se do të marrë garancitë që ka...
Komiteti i Kombeve të Bashkuara përgjegjës për luftimi...
Qeveria franceze po ndalon nxënësit në shkollat shtetërore...
Një britanik është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainën lindo...
Junta ushtarake në shtetin afrikan, Gabon mori pushtetin, ...
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, u deklarua i pafajshë...
Qeveria e Kosovës tha se e mirëpret vizionin e shprehur ng...
Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...