Regjistrohen disa raste me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSH...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u kërkoi të shtunën vendeve të Azisë Juglindore të ndihmojnë në trajtimin e sfidave globale gjatë takimit me homologët e këtyre vendeve në Laos. Ai vuri theksin sidomos tek agresioni rus në Ukrainë. Diplomatët e lartë nga Azia Juglindore u mblodhën të shtunën në kryeqytetin e Laosit për një takim treditor ndërsa vendet e kësaj pjese të Azisë janë përballur me tensionet mbi pretendimet territoriale në Detin e Kinës Jugore, përshkallëzimin e luftimeve në Mianmar dhe rivalitetin rajonal.
Sekretari Antony Blinken fillimisht veçoi Kinën për veprimet e saj kundër Filipineve në Detin e Kinës Jugore. Megjithatë, ai më pas përshëndeti të dyja vendet, pasi Manila përfundoi me sukses një mision të ri furnizimi për forcat e saj ushtarake në një zonë ndaj të cilës edhe Pekini ka pretendime territoriale.
“Jemi të kënaqur për furnizimin e suksesshëm që bëhet sipas një marrëveshjeje të arritur midis Filipineve dhe Kinës. E përshëndesim marrëveshjen dhe shpresojmë dhe presim që ajo të vazhdojë”, tha Sekretari Blinken.
Prania e forcave filipinase ka zemëruar prej vitesh Kinën, e cila është përballur vazhdimisht me forcat filipinase në një anije të marinës të vendosur pranë ishullit Spratly të Detit të Kinës Jugore. Tensionet në mes të dy vendeve kanë nxitur shqetësime rajonale për një përshkallëzim.
Takimet e së shtunës bashkojnë në të njëjtën dhomë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Kinës, Rusisë, Japonisë, Indisë dhe Australisë për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë dhe çështje të tjera rajonale.
“Takimi ynë i sotëm zhvillohet në një mjedis gjeopolitik dhe gjeo-ekonomik që ndryshon me shpejtësi, duke paraqitur si mundësi ashtu edhe sfida. Gjatë viteve të fundit, Takimi i Azisë Lindore është bërë një platformë me rëndësi kritike për dialog dhe bashkëpunim konstruktiv për çështje strategjike politike dhe ekonomike me interes të ndërsjellë”, tha ministri i jashtëm i Laos-it, Saleumxay Kommasith, i cili drejtoi punimet.
Sekretari Blinken bëri një takim të veçantë me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në kuadër të punimeve të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore, të shtunën në Laos.
Një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se Sekretari Blinken njoftohet se ngriti shqetësimet për veprimet e fundit provokuese të Pekinit ndaj Tajvanit.
Këto veprime përfshinin një bllokadë të simuluar gjatë inaugurimit të Presidentit të Tajvanit Lai Ching-te, ndërsa zoti Blinken dhe Wang, sipas zyrtarit, ranë dakord të vazhdonin të bënin përparim në lidhjet ushtarake të dy vendeve.
Zoti Blinken diskutoi gjithashtu mbështetjen e Kinës për industrinë e mbrojtjes ruse dhe sipas të njëjtit zyrtar, ai gjithashtu paralajmëroi se Uashingtoni do të ndërmarrë masa kundër firmave kineze që ndihmojnë luftën në Ukrainë. Zyrtari i Departamentit të Shtetit tha se nuk kishte asnjë angazhim nga ministri kinez Wang për këtë çështje./ VOA
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSH...
Ministri i Brendshëm i Francës tha sot se nuk mund të përj...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sërish ka krit...
Ushtria izraelite urdhëroi më 27 korrik evakuimin e zo...
Miroslav Lajçak do të vijojë të jetë emisari i BE-së p...
Rreth 4,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëp...
Delegacionet nga Egjipti, SHBA, Katari dhe Izraeli pri...
Ismael 'El Mayo' Zambada është një nga emrat më famëke...
Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SH...
Kompania hekurudhore franceze SNCF ka paralajmëruar se...
Hapja e Lojërave Olimpike Paris 2024 ishte krejtësisht...
FBI-ja deklaroi se ish-Presidenti Donald Trump u godit...
Intesifikohen luftimet në zonat jugore të Khan Younis,...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka lavdëruar rapo...
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Verore ka nisu...
Zambada, që drejtonte për një kohë të gjatë kartelin Sinal...
Parisi do të çelë sonte Lojërat Olimpike me një ceremo...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se i konsider...
Kandidati republikan për president Donald Trump pritet...
Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...