Dy civilë të vrarë në Ukrainë nga sulmet ruse gjatë natës
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se dy civilë janë vrarë g...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se do të takohet me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, javën e ardhshme në Laos, ku do të mblidhen zyrtarë të lartë të vendeve të ASEAN-it (Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore).
Sekretari Blinken shtoi se flet me zotin Wang rregullisht, një praktikë e rëndësishme kjo për të qartësuar qëllimet e secilit vend dhe për të shmangur konfliktet për shkak të keqkuptimeve.
“Jemi në gjendje të komunikojmë shumë qartë për fushat ku nuk jemi dakord. Kështu që të paktën Kina e njeh pozicionin tonë, ashtu siç ne e njohim pozicionin e tyre. E kemi këtë për Detin e Kinës Jugore. E kemi për Tajvanin dhe për mbiprodhimin”, i tha sekretari Blinken audiencës të mbledhur të premten në Forumin e Sigurisë në Aspen.
Megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk janë vende të Azisë Juglindore, diplomatë të lartë nga të dyja vendet ftohen zakonisht të ndjekin takimet rajonale dhe shpesh mbajnë edhe bisedime dypalëshe në këtë kuadër.
Të premten, qeveria amerikane këshilloi qytetarët amerikanë në Tajvan që të veprojnë në përputhje me rrethanat për një stërvitje të ardhshme vjetore të mbrojtjes ajrore në Tajvan të quajtur “Wan An Number 47”, e planifikuar të kryhet nga e hëna deri të enjten. Gjatë stërvitjes 30-minutëshe për civilët, do të testohet sistemi i njoftimit për emergjencat, që sinjalizon fillimin dhe përfundimin e një ngjarjeje.
Javën e ardhshme, ushtria e Tajvanit do të zhvillojë gjithashtu stërvitjet e saj vjetore të mbrojtjes “Han Kuang”, të cilat zakonisht përfshijnë ushtrime në shkallë të gjerë me zjarr të drejtpërdrejtë.
Stërvitjet e mbrojtjes ajrore ndodhin ndërsa avionët dhe anijet ushtarake kineze vazhdojnë të operojnë përreth Tajvanit. Në muajt e fundit, Tajvani ka raportuar se avionët ushtarakë kinezë kalojnë shpesh vijën e mesme dhe hyjnë rregullisht në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit (ADIZ).
“Nëse do të kishte një krizë për Tajvanin, do të ishte një krizë që prek vërtet të gjithë botën, jo vetëm fqinjët e afërt. Pesëdhjetë për qind e trafikut komercial të mallrave kalon përmes ngushticës çdo ditë; 70% e gjysmëpërçuesve tek të cilët mbështetet bota janë prodhuar në Tajvan”, tha sekretari Blinken të premten.
Bisedimet e sekretarit Blinken me ministrin Wang javën e ardhshme në Vientiane, kryeqyteti i Laosit, do të pasojnë përfundimin e një takimi të madh politik katërditor të mbajtur nga Partia Komuniste e Kinës në Pekin.
I njohur si Pleniumi i Tretë i Kinës, takimet miratuan politika që synojnë avancimin e fuqisë teknologjike të vendit dhe forcimin e sigurisë së tij kombëtare.
Ndryshimet e personelit të bëra në plenium tërhoqën shumë vëmendje pasi Partia Komuniste Kineze miratoi zyrtarisht largimin e ish-ministrit të saj të jashtëm, Qin Gang, nga Komiteti Qendror i saj.
Gjithashtu, pleniumi konfirmoi përjashtimin e ish-ministrit të mbrojtjes Li Shangfu. Li Yuchao dhe Sun Jinming, të Forcave Raketore të Ushtrisë Çlirimtare Popullor, u hoqën gjithashtu nga Komiteti Qendror.
ASEAN ka njoftuar synimin e saj për të përshpejtuar negociatat me Kinën për një kod sjelljeje për të zvogëluar rrezikun e konflikteve në Detin e kontestuar të Kinës Jugore. Kjo organizatë e Azisë Juglindore shpreson t’i përfundojë bisedimet deri në vitin 2026.
“E ndjekim gjatë gjithë kohës, jo vetëm ngushticën e Tajvanit, [por edhe] Detin e Kinës Jugore”, tha sekretari Blinken të premten gjatë Forumit të Sigurisë në Aspen. Ai vuri në dukje përshkallëzimin e tensioneve midis Kinës dhe Filipineve për shkak të përplasjeve të fundit pranë ujërave rreth Second Thomas Shoal, i njohur si Rén'ài Jiao në Kinë.
Sipas një vendimi ligjërisht të detyrueshëm të gjykatës ndërkombëtare të lëshuar në korrik 2016, Second Thomas Shoal është brenda zonës ekonomike ekskluzive të Filipineve dhe Kina nuk ka pretendime të ligjshme detare për ujërat përreth.
Pekini e ka hedhur poshtë vendimin, duke pretenduar "sovranitet të padiskutueshëm" mbi pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore./ VOA
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se dy civilë janë vrarë g...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur të...
Ushtarët në Bangladesh janë duke patrulluar të shtunën...
Mosmarrëveshja për emërimin e hershëm të Joe Biden si kand...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, tha ...
Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamika...
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tha më 19 ko...
Një sulm ajror rus në qytetin jugor ukrainas të Mikola...
Bashkimi Evropian dhe Serbia nënshkruan të premten një...
Kuvendi Kombëtar i Republikanëve u përmbyll të enjten ...
Një gjykatë ruse e shpalli të premten gazetarin amerik...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha më 19 korr...
I infektuar me COVID-19, Presidenti Joe Biden po përba...
Fushata e presidentit amerikan, Joe Biden, insistoi së...
Gazetari amerikan Evan Gershkovich është shpallur fajt...
Procesi i legalizimit është i domosdoshëm në Kosovë. R...
Kompania globale, Crowdstrike, ka thënë se problemet kiber...
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëv...
Bankat kryesore, mediat dhe linjat ajrore po vuajnë aktual...
Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, sistemet ameri...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...