Zgjedhjet në SHBA 2024: Rritet presioni ndaj Joe Biden
Mosmarrëveshja për emërimin e hershëm të Joe Biden si kand...

Ushtarët në Bangladesh janë duke patrulluar të shtunën nëpër rrugët e kryeqytetit Daka, në zbatim e sipër të orës policore, përmes së cilës synohet ndalja e protestave vdekjeprurëse, të udhëhequra nga studentët që kundërshtojnë kuotat për vende pune qeveritare.
Në këto protesta janë vrarë të paktën 105 persona këtë javë.
Masa e bllokimit të internetit dhe shërbimeve për dërgim të mesazheve, është në fuqi prej së enjtes, duke izoluar kështu Bangladeshin nga pjesa tjetër e botës, teksa policia ka shtypur protestat, të cilat kanë vazhduar pavarësisht ndalesës për tubime publike.
Thirrjet telefonike jashtë shtetit nuk kanë mundur të realizohen, derisa misionet e huaja në Bangladesh nuk kanë arritur t’i përditësojnë të dhënat nëpër platformat e tyre. Përveç të vdekurve, në përleshje janë plagosur mijëra njerëz, sipas të dhënave të spitaleve të Bangladeshit.
Për pesë ditë rresht, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka gjuajtur granata, për t’i frikësuar protestuesit, derisa ata janë përleshur me personelin e sigurisë.
Protestat – më të mëdhatë prej kur kryeministrja Sheikh Hasina është rizgjedhur për një mandat të katërt këtë vit – janë nxitur prej shkallës së lartë të papunësisë në mesin e të rinjve, të cilët përbëjnë rreth një të pestën e këtij kombi të Azisë Jugore me 170 milionë banorë.
Për shkak të përkeqësimit të situatës, qeveria e Hasinas ka urdhëruar orën policore dhe e ka angazhuar ushtrinë. Zemërimi kombëtar ka shpërthyer për shkak të kuotave kontroverse për punë qeveritare, përfshirë 30 për qind për familjet e atyre që kanë luftuar për të fituar pavarësinë prej Pakistanit.
Qeveria e Hasinas e ka rrëzuar sistemin e kuotave më 2018, mirëpo një gjykatë e ka rifuqizuar atë muajin e kaluar. Shteti e ka apeluar vendimin dhe Gjykata Supreme do të marrë vendimin përfundimtar më 7 gusht.
Hasina ka anuluar udhëtimet për në Spanjë dhe Brazil, për shkak të protestave.
Grupet ndërkombëtare për të drejta të njeriut e kanë kritikuar vendimin për bllokim të internetit. Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar për dhunën dhe humbjen e jetëve./REL
Mosmarrëveshja për emërimin e hershëm të Joe Biden si kand...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, tha ...
Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamika...
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tha më 19 ko...
Një sulm ajror rus në qytetin jugor ukrainas të Mikola...
Bashkimi Evropian dhe Serbia nënshkruan të premten një...
Kuvendi Kombëtar i Republikanëve u përmbyll të enjten ...
Një gjykatë ruse e shpalli të premten gazetarin amerik...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha më 19 korr...
I infektuar me COVID-19, Presidenti Joe Biden po përba...
Fushata e presidentit amerikan, Joe Biden, insistoi së...
Gazetari amerikan Evan Gershkovich është shpallur fajt...
Procesi i legalizimit është i domosdoshëm në Kosovë. R...
Kompania globale, Crowdstrike, ka thënë se problemet kiber...
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëv...
Bankat kryesore, mediat dhe linjat ajrore po vuajnë aktual...
Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, sistemet ameri...
Publiku gjerman u befasua disi kur të mërkurën në mëngjes,...
Rebelët e Huthëve të Jemenit e kanë marrë përgjegjësin...
Një gazetare italiane është urdhëruar t'i paguajë krye...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...