Presidenti Biden, përballë "izolimit" fizik dhe politik
I infektuar me COVID-19, Presidenti Joe Biden po përba...

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha më 19 korrik se Ursula von der Leyen është “një punonjëse” dhe jo kundërshtare.
Von der Leyen, e cila më 18 korrik u rizgjodh edhe për një mandat në postin e presidentes të Komisionit Evropian, ka qenë kritike e vazhdueshme e raporteve të ngushta të Orbanit me Moskën, por edhe për ngecjet në demokraci në Hungari.
Orban, shteti i të cilit më 1 korrik mori udhëheqjen e presidencës së BE-së, vazhdimisht ka kundërshtuar mbështetjen evropiane për Ukrainën dhe sanksionet e vendosura kundër Moskës.
Më herët gjatë këtij muaji, ai realizoi një “mision të paqes”, duke vizituar Moskën dhe Pekinin, vizita këto që u kritikuan nga presidentja e KE-së, por edhe nga liderë të tjerë të bllokut evropian. Ai më pas u takua edhe me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, i cili është kandidat i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
“Von der Leyen nuk është kundërshtarja jonë politike, ajo është punonjësja jonë dhe e juaja”, tha Orban, gjatë një interviste për radion shtetërore hungareze më 19 korrik.
“Detyra e saj është të zbatojë linjën e përcaktuar nga kryeministrat. Pasi ajo merr rrogën nga shtetet anëtare, ajo është në një raport varësie”, tha Orban.
Deklaratat e Orbanit vijnë një ditë pasi von der Leyen, gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Evropian para votimit për rizgjedhje, i kritikoi vizitat e realizuara nga Orbani.
Orban po ashtu u bëri thirrje krerëve të BE-së që të jenë më efektiv që ta mbajnë “përgjegjëse” von der Leyen, duke shtuar se performanca e saj ka qenë “shumë e dobët”.
Nën udhëheqjen e partisë Fidesz të Orbanit – që ka qenë në pushtet në Hungari që nga viti 2010 – Hungaria është akuzuar për dobësim të sundimit të ligjit, për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe për rritje të rasteve korruptive. Fonde të BE-së, në vlerë prej miliarda eurosh, të dedikuara për Hungarinë janë bllokuar nga BE-ja për shkak të këtyre shqetësimeve./ REL
I infektuar me COVID-19, Presidenti Joe Biden po përba...
Fushata e presidentit amerikan, Joe Biden, insistoi së...
Gazetari amerikan Evan Gershkovich është shpallur fajt...
Procesi i legalizimit është i domosdoshëm në Kosovë. R...
Kompania globale, Crowdstrike, ka thënë se problemet kiber...
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëv...
Bankat kryesore, mediat dhe linjat ajrore po vuajnë aktual...
Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, sistemet ameri...
Publiku gjerman u befasua disi kur të mërkurën në mëngjes,...
Rebelët e Huthëve të Jemenit e kanë marrë përgjegjësin...
Një gazetare italiane është urdhëruar t'i paguajë krye...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar të...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu takoi të enj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të enjten se hapja...
Tre persona janë arrestuar në Spanjë dhe një tjetër në...
Të shqetësuar rreth aftësisë së presidentit Joe Biden ...
Gazetari amerikan Evan Gershkovich u shfaq në seancën ...
Ursula von der Leyen është rizgjedhur si presidente e ...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Prishtinës zyrtare i bëhet vazhdimisht presion për the...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...