Për ç'garanci ndërkombëtare flet presidentja e Kosovës?
Prishtinës zyrtare i bëhet vazhdimisht presion për the...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të zgjidhet të enjten edhe për një mandat pesëvjeçar në krye të këtij institucioni.
Asaj do t’i duhen së paku 361 vota të deputetëve nga 720 sa janë gjithsej në Parlamentin Evropian.
Në prag të këtij votimi, Von der Leyen i ka bërë publike prioritetet e saj për mandatin e ardhshëm, duke përfshirë edhe procesin e zgjerimit të bllokut evropian.
“Kremtimi i 20-vjetorit të zgjerimit më të madh ndonjëherë të BE-së na mundësoi të reflektojmë mbi këtë proces, që u dëshmua si sukses për këto vende, dhe për BE-në në tërësi. Historia na thërret përsëri dhe BE-ja ka një zgjedhje për ta bërë për të ardhmen e saj. Unë besoj se është një imperativ moral, politik dhe gjeostrategjik që ta kompletojmë bllokun tonë, në përputhje me premtimet që kemi dhënë në bazë të traktateve”, është thënë në deklaratën e shefes së BE-së. Ajo ka thënë se në një botë ku ekzistojnë fuqitë e mëdha, një BE më e fortë dhe më e zgjeruar, i jep Evropës një peshë më të madhe në skenën globale. Ajo ka përsëritur se procesi i zgjerimit do të mbetet i bazuar në meritat individuale të atyre që duan të bëhen pjesë e BE-së.
“Ky nuk do të jetë një rrugëtim i lehtë. Anëtarësimi në BE do të jetë gjithmonë i bazuar në merita dhe secili kandidat do të vlerësohet në bazë të progresit në përmbushjen e kritereve. Do t’i rrisim përpjekjet për t’i përgatitur vendet kandidate, në veçanti përmes investimeve dhe reformave me planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, dhe mjetet për Ukrainën”, ka thënë ajo.
Von der Leyen ka premtuar se nëse rizgjidhet në pozitën që mban, do ta emërojë një komisionar të përkushtuar për të çuar përpara procesin e zgjerimit.
“Shumë kishin dyshime në aftësinë e BE-së për të integruar një numër të madh të vendeve të reja anëtare në vitin 2004, që kishin gjendje të ndryshme ekonomike, strukturore dhe numër të banorëve. Por, BE-ja dëshmoi se mund të përballej me këtë, duke u përgatitur nga brenda, dhe duke i integruar shumë herët ato. Evropa do të dëshmojë këtë edhe një herë”, ka thënë ajo duke folur për zgjerimin.
Von der Leyen ka paralajmëruar edhe që do ta emërojë një komisionar të posaçëm për Mbrojtje dhe një tjetër për Mesdheun, pasi këto fusha, sipas saj, janë sfidë dhe prioritet për Bashkimin Evropian./ Rel
Prishtinës zyrtare i bëhet vazhdimisht presion për the...
Një javë pas takimit të NATO-s në Uashington zhvillohet ed...
Pak ditë më parë ndaj ish-Presidentit Trump u krye një...
Gjermania po planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtara...
Kandidati i republikanëve për nënpresident, senatori J...
Presidenti amerikan, Joe Biden, u diagnostikua COVID-1...
Gati dy të tretat e demokratëve thonë se Presidenti Jo...
Grupi militant libanez, Hezbollah, do të godasë caqe të re...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, n...
Ministria e Kulturës në Greqi urdhëroi mbylljen e Akro...
Ligjvënësi demokrat Adam Schiff i bëri thirrje preside...
Disa ditë pas përpjekjes për vrasjen e ish Presidentit...
Një pikëkalim i rëndësishëm kufitar mes Maqedonisë së Veri...
Përfaqësues të Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Z...
Dita e dytë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Reublikane soll...
Komisioni i BE-së, bëri të ditur të hënën (15.07) se p...
Kur Angela Merkel u zgjodh në vitin 2005 si kancelarja...
Për shkak të nxehtësisë ekstreme, në periudhën nga vit...
Sulmet ajrore izraelite vranë më shumë se 60 palestine...
Azilkërkuesit nga Afganistani kanë qenë aplikantët kry...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...