Vrau policin serb/ Ekzekutohet autori nga Kosova
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëv...

Kompania globale, Crowdstrike, ka thënë se problemet kibernetike që janë shkaktuar të premten në gjithë botën, janë pasojë e një “defekti” gjatë përditësimit të sistemit të saj.
Kjo kompani krijon softuerë për të luftuar viruset kompjuterike.
Crowdstrike ka thënë se është duke punuar vazhdimisht me konsumatorët.
“Sistemet Mac dhe Linux nuk janë prekur. Ky nuk është incident i sigurisë apo sulm kibernetik. Problemi është identifikuar, izoluar dhe po punohet në të”, ka thënë kompania përmes një deklarate.
Shumë kompani të mëdha ajrore në Shtetet e Bashkuara, i kanë anuluar fluturimet, duke cituar probleme me komunikim, derisa kompani tjera mediale, banka dhe spitale në shumë vende të botës, kanë raportuar që kanë probleme me sistemet kompjuterike dhe që po u pamundësohet puna.
Në Kosovë, Kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës (KESCO), ka bërë të ditur se qysh prej mëngjesit është duke hasur në vështirësi në kryerjen e punëve për shkak të rënies së sistemit kompjuterik.
Ajo e ka përmendur që problemet e saj lidhen me problemin që e kanë raportuar shumë kompani në botë, të lidhur me Crowdstrike.
Disa qytetarë në Kosovë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se rreth orës 9:45 të së premtes nuk kanë arritur të tërheqin para të gatshme në disa banka të Kosovës. Por më vonë, rreth orës 12:00, bankomatet kanë funksionuar.
Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike – organ shtetëror për ruajtjen e sigurisë së rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në Kosovë – ka thënë se incidenti shkakton probleme gjatë ristartimit të sistemit operativ Microsoft Windows.
“Në rast të këtij problemi, sipas udhëzimeve teknike të proklamuara deri më tani, është e nevojshme që të fshihen 'file'-et 'C-00000291*.sys' nga direktoriumi 'C\Windows\System32\drivers\CrowdStrike' në Save Mode”, ka thënë ky organ përmes një postimi në "Facebook".
Sa u përket vendeve të tjera:
Në Kroaci raportohet të ketë rënë Sistemi Qendror Informativ Shëndetësor.
Televizioni britanik "Sky News" ka qenë për pak kohë jashtë transmetimit.
Policia në shtetin amerikan të Alaskës ka raportuar për bllokim të linjës për emergjenca - 911.
Situata me fluturimet në Evropë
Në faqen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", është parë që disa fluturime janë anuluar ose janë shtyrë.
Aeroporti në Berlin ka paralajmëruar që vonesa në fluturime do të ketë gjithë ditën.
Zëdhënësi i aeroportit të Cyrihut ka thënë se nuk ka probleme, por fluturimet për Berlin i ka anuluar për shkak të problemeve atje.
Kompania e fluturimeve "Lufthansa" ka thënë se operacionet e saj janë prekur pjesshëm, dhe që mund të ketë anulime apo vonesa në fluturime.
"Air France" ka raportuar, gjithashtu, që fluturimet e kompanisë janë prekur si pasojë e problemeve me kompani të tjera në gjithë botën.
Ngjashëm edhe linja holandeze "KLM"./REL
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëv...
Bankat kryesore, mediat dhe linjat ajrore po vuajnë aktual...
Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, sistemet ameri...
Publiku gjerman u befasua disi kur të mërkurën në mëngjes,...
Rebelët e Huthëve të Jemenit e kanë marrë përgjegjësin...
Një gazetare italiane është urdhëruar t'i paguajë krye...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar të...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu takoi të enj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të enjten se hapja...
Tre persona janë arrestuar në Spanjë dhe një tjetër në...
Të shqetësuar rreth aftësisë së presidentit Joe Biden ...
Gazetari amerikan Evan Gershkovich u shfaq në seancën ...
Ursula von der Leyen është rizgjedhur si presidente e ...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Prishtinës zyrtare i bëhet vazhdimisht presion për the...
Një javë pas takimit të NATO-s në Uashington zhvillohet ed...
Pak ditë më parë ndaj ish-Presidentit Trump u krye një...
Gjermania po planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtara...
Kandidati i republikanëve për nënpresident, senatori J...
Presidenti amerikan, Joe Biden, u diagnostikua COVID-1...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...