Aksident tragjik hekurudhor në Indonezi/ 14 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Një aksident tragjik hekurudhor është shënuar në Indonezi,...

Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit në Kosovë pa praninë e opozitës, ka nxitur akuza për shkelje kushtetuese dhe rrezik për rendin demokratik. Reagimet politike dhe civile janë shtuar.
Kuvendi i Kosovës mbajti në orët e vona të ditës së hënë (27.04.) një seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes/it të Kosovës, pa praninë e partive opozitare që bojkotuan seancën. Opozita tentimin e partisë në pushtet pa praninë e 80 deputetëve në sallë e cilësoi përmbysje të rendit kushtetues.
Partia në pushtet Vetëvendosja, propozoi dy kandidate të reja për postin e presidentes, Feride Rushiti nga shoqëria civile dhe Hatixhe Hoxha një ish-deputete e kuvendit. Kandidatja e parë Feride Rushiti mori 63 vota, nga 64 deputetë të pranishëm në sallë.
Kryetarja e kuvendit Albulena Haxhiu, ndonëse nuk e përmendi faktin që në sallë nuk ishin 80 deputetë, tha se seanca për zgjedhjen e presidentes vazhdon ditën e martë paradite.
Kuadri kushtetues për zgjedhjen e presidentit
Në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese thuhet qartë se Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votavenë dy rundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë. Gjatë kohës sa mbahej seanca për zgjedhjen e presidentit vetëm me deputetët e Vetëvendosjes dhe pakicave jo serbe, pasuan reagime të shumta nga deputetë të partive opozitare, duke e cilësuar siç thonë "puç kushtetues”, mbajtjen e seancës për president pa praninë e dy të tretave nga 120 deputetë sa i ka parlamenti i Kosovës.
Opozita: "Shkelje e kushtetutës”
Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, reagoi ashpër për nisjen e procesit të zgjedhjes së presidentit duke bërë thirrje që të ndërpritet ky proces. "Ajo çka ndodhi sonte është shkelje e kushtetutës. Pra procedura për zgjedhjen e presidentit nisi kundërkushtetuese. Kjo praktikë duhet të ndërpritet që të ruhet stabiliteti politik dhe institucional. Rreziku i kësaj situate është Vetëvendosja dhe z. Kurti, dhe nuk dëshiroj që vendi të zhytet në anarki”, tha Bedri Hamza.
Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në reagimin e tij të parë tha se lëvizja Vetëvendosje me seancën për presidentin pa praninë e 80 deputetëve në sallë, "inicoi përmbysjen e rendit kushtetues dhe demokratik të Kosovës. Për sabotimin e kushtetutës partia në pushtet ka përgjegjësinë më të lartë dhe ata do ta mbajnë këtë përgjegjësi që tentuan dhe inicuan përmbysjen e rendit kushtetues”.
Reagimi i shoqërisë civile
Rrjeti i organizatave joqeveritare nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), që vazhdimisht monitoron punën e kuvendit, dënoi ashpër siç thotë "përpjekjen për ta çuar përpara zgjedhjen e Presidentit pa përmbushjen e kuorumit të kërkuar kushtetues”, duke e cilësuar një veprim të tillë i cili "cenon drejtpërdrejt themelet e rendit kushtetues dhe funksionimin e demokracisë parlamentare në vend”.
"Vendimet dhe praktika e Gjykatës Kushtetuese kanë sqaruar qartë standardin që duhet ndjekur, sipas së cilit përcaktohet që procedura e zgjedhjes së Presidentit kërkon pjesëmarrjen e së paku dy të tretave të të gjithë deputetëve në raundin e parë dhe të dytë të votimit, ndërsa vetëm pas përmbushjes së këtij kushti procedura vazhdon në raundin e tretë”, thuhet në reagimin e KDI-së.
Prandaj, organizatat e shoqërisë civile u bëjnë thirrje "deputetëve që të respektojnë standardet kushtetuese dhe të shmangin veprime që thellojnë krizën institucionale”./ DW
Një aksident tragjik hekurudhor është shënuar në Indonezi,...
Një superjaht i lidhur me një nga aleatët kryesorë të pres...
Transmetimi i drejtpërdrejtë nëntëditor i pandërprerë i nj...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt...
Mbreti Charles III ka mbërritur para pak minutash në Shtet...
Në Kuvendin e Kosovës u mbajt raundi i parë i votimit për ...
Gjykatësi i magjistratit Matthew Sharbaugh miratoi të hënë...
Indonezia u trondit këtë të hënë, pasi dy trena u përplasë...
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi ...
Një punëtor ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë punim...
Dy kandidaturat e Lëvizjes Vetëvendosje për president janë...
Sulmet me avionë dhe dronë pakistanezë në provincën lindor...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha sot se mori një me...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në sea...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur fjalën e ti...
Ushtruesja e detyrës e Presidencës së Kosovës, Albulena Ha...
Komisioneri i Transportit i BE-së, Apostolos Tzitzikostas ...
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjashtë vjet...
Presidenti amerikan Donald Trump do të zhvillojë bisedime ...
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe presidenti i...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...