Çfarë ndodh nëse presidenti Biden tërhiqet nga kandidimi?
Të premten, ekipi elektoral i presidentit Joe Biden de...

Ndërsa zyrtarë të lartë demokratë po ushtrojnë trysni që presidenti Joe Biden të tërhiqet nga gara, edhe republikanët janë duke diskutuar se kush mund ta zëvendësojë për t’u përballur në nëntor me kandidatin e tyre, ish-presidentin Donald Trump. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman ndoqi punimet e Kuvendit Kombëtar Republikan në Miluoki.
Një ndër thirrjet që dëgjoheshin në Kuvendin Kombëtar Republikan ishte “Joe duhet të largohet”.
Nëse presidenti Biden largohet vërtet, pas trysnisë nga vetë partia e tij që pritet të mbajë muajin e ardhshëm Kuvendin Kombëtar Demokrat, republikanët kanë parashikimet e tyre se kush mund ta zëvendësojë atë si kandidat.
“Sipas rregullores, nëse e zbatojnë, do të ishte Kamala Harris derisa të shkojnë në kuvend dhe aty mund të bëhet proces i hapur”, thotë Lori Klein Corbin, anëtare nga Arizona e Komitetit Kombëtar Republikan.
Ky lloj procesi do të ishte një kuvend i hapur me më shumë se një raund votimi. Herën e fundit që demokratët kanë bërë një proces të tillë dhe që u rezultoi me fitore në zgjedhje, ishte në vitin 1932, kur u përzgjodh Franklin Roosevelt-i.
Republikanët që gjendeshin në Miluoki patën disa emra befasues për personat që mendojnë se mund të bëhen kandidati demokrat për president.
“Mendoj se do të kandidonte Jill Biden. Po, mendoj se do të kandidonte dhe do të dilte më mirë se bashkëshorti i saj”, thotë Rochelle Brooks, delegate alternative në Kuvendin Kombëtar Republikan.
Ajo po diskutonte për atlernativat e ndryshme me një tjetër delegat alternativ nga Kalifornia.
“Gavin Newsome është një tjetër emër, pas Michelle Obamës dhe Kamala Harris”, thotë zoti Tran.
Gavin Newsome është guvernator në Kaliforni.
Michelle Obama, bashkëshortja e ish-presidentit Barack Obama, ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk është e interesuar për t’u bërë politikane.
Nënpresidentja Kamala Harris është zëvendësuesja më e mundshme për presidentin Biden, thotë Alan Swain, i cili kandidon në Karolinën e Veriut si kandidat republikan për në Kongres.
“Mendoj se për shkak të financave dhe ndryshimit në minutën e fundit, ndoshta do të duhet të jetë Kamala Harris, e cila duhet të përzgjedhë një numër dy, që mendoj se do të jetë guvernatorja e Miçiganit, Whitmer”, thotë zoti Swain.
Hera e fundit që një president amerikan vendosi të mos kandidojë për një mandat të dytë, ishte në vitin 1968 me demokratin Lyndon Johnson, ndërsa vazhdonte lufta e Vietnamit./VOA
Të premten, ekipi elektoral i presidentit Joe Biden de...
Krimi i organizuar është duke u përhapur nëpër Evropë,...
Prodhuesi amerikan, Boeing parashikon që industria e a...
Ish-deputetja nacionaliste e Ukrainës, Iryna Farion, e...
Turqia vazhdon të kundërshtojë krijimin e një Federate të ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se d...
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se dy civilë janë vrarë g...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur të...
Ushtarët në Bangladesh janë duke patrulluar të shtunën...
Mosmarrëveshja për emërimin e hershëm të Joe Biden si kand...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, tha ...
Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamika...
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tha më 19 ko...
Një sulm ajror rus në qytetin jugor ukrainas të Mikola...
Bashkimi Evropian dhe Serbia nënshkruan të premten një...
Kuvendi Kombëtar i Republikanëve u përmbyll të enjten ...
Një gjykatë ruse e shpalli të premten gazetarin amerik...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha më 19 korr...
I infektuar me COVID-19, Presidenti Joe Biden po përba...
Fushata e presidentit amerikan, Joe Biden, insistoi së...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...