Vritet gazetari i “Reuters” në Libanin jugor
Një gazetar i agjencisë së lajmeve “Reuters” është vra...

Qeveria e Kosovës mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, në bazë të kornizës ligjore që ka ofruar.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i tha Radios Evropa e Lirë se udhëzimi administrativ i publikuar në shtator është rezultat i zotimeve të ekzekutivit kosovar për shtensionimin e situatës në veri, “por edhe reflektim i bindjes sonë se zgjedhjet e reja atje duhet të nxiten nga vullneti demokratik dhe burimor i qytetarëve”.
“Qeveria nuk shpall dhe nuk organizon zgjedhje. Megjithatë i mbështet ato. E konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishme që fushata e zgjedhjeve të ardhshme të jetë e hapur dhe fer, dhe zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Pjesëmarrja e qytetarëve serbë të Kosovës është kruciale”, tha Kryeziu, duke komentuar kërkesën e Listës Serbe që zgjedhjet në veri të shpallen.
Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – njoftoi më 13 tetor se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet në komunat në veri.
Më herët kjo parti kishte kushtëzuar mbajtjen e zgjedhjeve, duke kërkuar “tërheqjen e njësive speciale të Kosovës, amnistinë e të gjithë serbëve të arrestuar që morën pjesë në barrikada apo protesta dhe dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë”
Më 13 tetor kreu i këtij subjekti, Goran Rakiq, nuk i përmendi specifikisht këto kushte, por tha se për vendimin për pjesëmarrje në zgjedhje, partia e mori në bashkëpunim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“…Të stimulojmë procesin politik dhe dialogun që do të kontribuonte në përmbushjen e kushteve tona, të cilat i kemi theksuar disa herë deri më tani”, tha Rakiq gjatë një konference për media në Mitrovicë të Veriut.
Kryetarët e rinj shqiptarë në veri dolën nga zgjedhjet e prillit, pasi votimet u bojkotuan nga Lista Serbe dhe popullata lokale. Ata u kundërshtuan përmes protestave në veri, që nisën në fund të majit, e të cilat u përshkallëzuan edhe në dhunë.
Zgjedhjet e prillit u mbajtën pas tërheqjes kolektive të zyrtarëve serbë nga institucionet lokale dhe qendrore në nëntor të vitit 2022, për shkak të pakënaqësive me një vendim të Qeverisë së Kosovës që kishte të bënte me konvertimin e targave ilegale serbe në ato RKS-Republika e Kosovës.
Kosova, pasi u përball me masa ndëshkuese nga BE-ja për shkak të tensioneve në veri që nisën në maj, u zotua për riorganizimin e zgjedhjeve përmes një udhëzimi administrativ i cili ua mundëson qytetarëve t’i shkarkojnë kryetarët e komunave të tyre përkatëse përmes një peticioni. Peticioni duhet të nënshkruhet nga 20 për qind e trupit votues në komunën e caktuar, që më pas të mund të shtyhet përpara. Nëse plotësohen të gjitha hapat e kërkuar me udhëzimin administrativ, - i cili u publikua në shtator - atëherë mbahet votimi për largimin e kryetarit të komunës. Për largimin e kryetarit kërkohen 50 për qind +1 votë e qytetarëve në listën e votuesve. Më pas, shpallen zgjedhjet e reja.
Kërkesa e Listës Serbe për organizimin e zgjedhjeve, vjen tri javë pas sulmit ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Gjatë përleshjeve, autoritetet thanë se janë vrarë edhe tre sulmues të grupit të armatosur të serbëve.
Zëdhënësi i ekzekutivit tha se sulmi në Banjkës, i organizuar dhe udhëhequr nga Radoiçiqi, “na ka rikujtuar edhe një herë rëndësinë jetike të ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë. Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm”.
Kosova ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa sulmit në Banjskë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë kërkuar që palët t’i kthehen dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Brukseli./ Rel
Një gazetar i agjencisë së lajmeve “Reuters” është vra...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock do të ...
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit vijon të jetë shumë e a...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afganistan këtë të premt...
UNICEF ka ngritur alarmin duke deklaruar se numri i fë...
Ushtria izraelite ka lëshuar fletëpalosje nga qielli m...
Thirrja e ushtrisë izraelite që palestinezët në veri t...
Senatorja e Shteteve të Bashkuara, Jeanne Shaheen, tha të ...
Tubimet në mbështetje të Gazës janë organizuar sot në ...
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka thënë të prem...
Një mësues është vrarë dhe dy persona janë plagosur rë...
Protesta në botën islamike për luftimet midis Izraelit...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha në nj...
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, e ka kra...
Ndërsa OKB-ja i bën thirrje Izraelit të zbatojë urdhri...
Republikani Steve Scalise i dha fund përpjekjes së tij për...
Ushtria izraelite u bëri thirrje të premten të gjithë civi...
Luftimet mes Izraelit dhe Hamasit vijojnë të jenë të ashpr...
Shtëpia e Bardhë u bëri jehonë thirrjeve për ndihmë humani...
Një grua shpenzoi më shumë se 4000 paund dhe u martua me v...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...