"Nuk kemi asnjë pikë takimi me Librazhdin"/ Qyetarët e Prrenjasit në protestë kundër planit për "Territorialen"
Qytetarët e Përrenjasit po zhvillojnë ditën e sotme një pr...
Qytetarët e Përrenjasit po zhvillojnë ditën e sotme një pr...

Më 7 shtator, presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se “republikat popullore” të Donjeckut dhe Luhanskut, të shkëputura dhe mbështetura nga Rusia në Ukrainën Lindore, kanë të drejtën të jenë të pavarura. Putin tha: “Karta e OKB-së ka një dispozitë për të drejtën e kombeve për vetëvendosje”.
Gjatë krizës së Kosovës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që nëse një pjesë e një territori, apo një pjesë e një vendi zgjedh të shpallë pavarësinë, ajo nuk duhet të kërkojë leje nga qeveria qendrore e atij vendi. I tillë ishte rasti i Kosovës. A nuk është e njëjta situatë me Republikën e Donjeckut dhe Republikën e Luhanskut? Është e njëjta gjë”.
Por ky krahasim është i rremë dhe vetëm shtrembërimi i radhës që bëjnë rusët. Ukraina Lindore dhe Kosova janë raste thelbësisht të ndryshme. Të paktën që nga shekulli XVIII-të, shqiptarët etnikë kanë përbërë shumicën e popullsisë së Kosovës.
Gjatë gjithë shekullit të XX-të, shqiptarët përdorën mjete paqësore dhe ushtarake për të fituar pavarësinë nga shtetet sllave të Serbisë, Malit të Zi dhe më pas Jugosllavisë, pjesë e së cilës ishte edhe Kosova. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për popullsinë e rajonit të Donbasit të Ukrainës.
Sipas regjistrimit të popullsisë në Ukrainë në vitit 2001 (më i fundit në kohë), shumica e njerëzve në rajonin e Donbasit janë ukrainas etnikë, dhe rusët etnikë janë pakica më e madhe. Pjesa tjetër e rajoneve të Ukrainës, me përjashtim të Krimesë, kanë pak a shumë të njëjtin ekuilibër etnik: shumicë ukrainas me një pakicë të rëndësishme rusësh etnikë.
Nxitja e lëvizjes separatiste në Donbas u përket kohëve të fundit. Luftimet atje u përshkallëzuan nga Rusia në vitin 2014, pasi Putini pushtoi dhe aneksoi ilegalisht Krimenë, në shenjë hakmarrje për Revolucionin e Dinjitetit që rrëzoi nga pushteti presidentin prorus të Ukrainës, Viktor Janukoviç, në fillim të atij viti.
Që nga ajo kohë, pretendimet për “gjenocid”, kanë qenë një temë qendrore e dezinformimit të Vladimir Putinit. Në muajin shkurt, Aleksei Kovalev, redaktor në gazetën e pavarur investigative ruse “Meduza”, tregoi se si Kremlini e ka mbështetur fabrikimin e fakteve për të nxitur shkëputjen e këtyre rajoneve nga Kievi.
Duke shkruar për “Foreign Policy”, Kovalev rrëfen: “Një nga lajmet e rreme më skandaloze gjatë pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2014 ishte “djali i kryqëzuar i Sllavianskut”, një shpikje monstruoze e bërë nga mediat e kontrolluara nga shteti rus. Sipas tyre, pasi forcat ukrainase rimorën Sllavianskun nga militantët prorusë në korrik 2014, supozohet se nisën ndëshkimet ndaj banorëve të qytetit, duke përfshirë ekzekutimin publik të një djali 3-vjeçar para nënës së tij…
“Djali i kryqëzuar” ishte vetëm një nga shumë gënjeshtrat, gjysmë të vërtetat dhe mashtrimet me të cilat u bombarduan rusët përmes televizioneve dhe mediave sociale. Ajo breshëri trillimesh e bëri luftën kundër Ukrainës të duket si diçka normale, dhe krijoi një atmosferë paranoje dhe urrejtjeje ndaj një kombi të tërë fqinj.
Po ashtu ajo i ndau familjet, dhe frymëzoi shumë burra rusë që të merrnin armët duke dalë vullnetarë për të luftuar kundër asaj që lajmet televizive pretendonin se ishte një masakër ndaj rusishtfolësve në Ukrainën Lindore”. Kjo gjë nuk ndodhi në Kosovë.
Në fakt Serbia i ka persekutuar shqiptarët. Prokurorët ndërkombëtarë e nxorën në gjyq udhëheqësin serb Sllobodan Millosheviç për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, megjithëse ai vdiq pa arritur të kryejë dënimin. Të tjerët që morën pjesë në masakra, janë dënuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
Konflikti për Kosovën, në jug të Serbisë, nisi me protesta paqësore kundër Millosheviçit për autonominë e rajonit. Ai u përshkallëzua në një kryengritje të armatosur me formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shkaktuar një reagim ekstrem nga Millosheviç dhe serbët.
Sipas një raporti të Departamentit të Shtetit të SHBA-së në majin e vitit 1999: “Forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore serbe, kanë dëbuar me dhunë mbi 1 milionë kosovarë nga shtëpitë e tyre. Që nga marsi i vitit 1998, rreth 700.000 kosovarë janë larguar për në shtetet fqinje, si në Shqipërinë, Bosnje, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Republikën e Malit të Zi.
Rreth 600.000 kosovarë të tjerë mund të zhvendosen brenda vendit. Në këtë proces, forcat serbe kanë kryer ekzekutime në masë. Kanë ndarë burrat e moshës ushtarake nga familjet e tyre, kanë përdhunuar gra dhe vajza, kanë shkatërruar xhami dhe kisha, i kanë kthyer qendrat shëndetësore dhe spitalet në kazerma ushtarake, dhe kanë plaçkitur e djegur shtëpi dhe fshatra”.
Ishte kjo fushatë persekutimi, që e shtyu NATO-n e udhëhequr nga SHBA-ja të nisë sulmet ajrore pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Po ashtu Putini e ka përmendur atë fushatë të njëanshme të bombardimeve, pjesërisht, për të justifikuar sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, por edhe pushtimin e Rusisë në Gjeorgjinë fqinje në vitin 2008.
Në atë luftë të shkurtër, Moska dërgoi trupat e saj në enklavën separatiste të Osetisë Jugore me pretekstin e mbrojtjes së rusëve. Sulmi ndaj Gjeorgjisë, një tjetër ish-republikë sovjetike, tregoi se cila do të ishte strategjia e Putinit në Ukrainë.
Kosova ishte pjesë e Serbisë që nga viti 1913, por kishte një autonomi të konsiderueshme kushtetuese deri në vitin 1989, kur gjërat ndryshuan rrënjësisht nën Milosheviçin. Parlamenti i Kosovës u shpërnda, u ndërprenë transmetimet e radio-televizionit shtetëror në gjuhën shqipe.
Shqiptarët etnikë u pushuan nga administrata shtetërore, ndërsa u kufizua mësimi në gjuhën shqipe. Këto masa shkaktuan greva të shumta, protesta dhe në fund dhunë. Në vitin 1991, shumica shqiptare etnike e Kosovës mbajti një referendum për pavarësinë dhe zgjedhjet presidenciale.
Edhe pse autoritetet serbe nuk i njohën ato votime, dhe pakicat serbe të Kosovë i bojkotuan ato, 87 për qind e popullsisë së rajonit doli në votim dhe një shumicë prej 99 për qind e mbështeti pavarësinë. Në vitin 1999, pasi Millosheviçi kapitulloi pas fushatës së bombardimeve të NATO-s, OKB-ja e vendosin Kosovën nën administrimin e një misioni të përkohshëm ndërkombëtar, UNMIK-ut.
Gati një dekadë më vonë, më 17 shkurt 2008, parlamenti i Kosovës miratoi njëzëri një deklaratë të pavarësisë nga Serbia. Kjo deklaratë krijoi terrenin për vendimin e gjykatës që citon tani Putin për të justifikuar pavarësinë për rajonet e Luhansk dhe Donjeck në Donbas.
Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, deklaroi se ligji ndërkombëtar nuk ndalon deklaratat e pavarësisë si ajo e Kosovës. Por një pjesë e rëndësishme e vendimit, dhe që injorohet qëllimisht nga Putin, iu referua çështjes së të drejtës për vetëvendosje dhe shkëputje sipas Kartës së OKB-së.
Gjykata e OKB-së vuri në dukje se nuk e mori në konsideratë këtë çështje: “Debatet në lidhje me shtrirjen e së drejtës së vetëvendosjes dhe ekzistencën e çdo të drejte të “shkëputjes korrigjuese”, kanë të bëjnë me të drejtën për t’u ndarë nga një shtet. …Kjo çështje është përtej fushëveprimit të pyetjes së parashtruar nga Asambleja e Përgjithshme”.
Prandaj pretendimi i Putinit se Gjykata Ndërkombëtare e ka ruajtur këtë të drejtë për Kosovën, dhe për këtë arsye duhet të zbatohet edhe për dy “republikat” - është i rremë. Për më tepër, më 16 prill 2009, Rusia i tha Gjykatës Ndërkombëtare se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme, sepse ajo shkelte integritetin territorial të Serbisë dhe mund të realizohej vetëm brenda një shteti ekzistues.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Një ekip ekspertësh i ngarkuar nga organi më i lartë i...
Grupe burrash që plotësojnë moshën për t’u thirrur në ...
Diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina fi...
Belgjika më 23 shtator ka vazhduar me planin për të mb...
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se një sërë p...
Saga e ngjarjeve të pazakonta në botë sa vjen dhe shtohet,...
“Dashuri dhe tradhti” kjo është “telenovela” që u regjistr...
Në rajonet e Ukrainës lindore të mbajtura nga Moska ka nis...
Irani ka frenuar aksesin në rrjetet e mediave sociale ...
Deklaratat e para për synimet u bënë në pranverë, Rusia ta...
Një gjykatës amerikan që po shqyrton të dhënat e sekuestru...
Nisma e presidentit francez, Emmanuel Macron, për të kriju...
Vendet perëndimore kanë dënuar planet e Moskës për të mbaj...
Banorët e Iziumit janë ende të traumatizuar pas pushti...
Tesla po tërheq gati 1.1 milion automjete në SHBA, sepse x...
Industria e riciklimit të plastikës në Turqi është kri...
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov menjëherë pasi pë...
“Çmimet e energjisë elektrike për kompanitë nuk do të ...
Mes dokumenteve të publikuara pak ditë më parë nga hak...
Garda Revolucionare e Iranit u bëri thirrje të enjten ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...