Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Grupe burrash që plotësojnë moshën për t’u thirrur në ushtri u larguan nga Rusia të premten, duke mbushur aeroplanët dhe duke shkaktuar radhë të gjata në pikat tokësore kufitare, për të shmangur dërgimin në Ukrainë, pas vendimit të Kremlinit për mobilizim të pjesshëm ushatarak.
Radhë të gjata prej 10 kilometrash u panë në një rrugë që të çon në kufirin jugor rus me Gjeorgjinë, sipas “Yandex Maps”, një platformë ruse e hartave në internet.
Radhët e makinave ishin aq të gjata në kufirin me Kazakistanin, saqë disa persona braktisën makinat e tyre dhe vazhduan rrugën në këmbë, siç kishin vepruar shumë ukrainas kur Rusia sulmoi vendin e tyre më 24 shkurt.
Ndërkohë, pasi blenë bileta me çmime shumë të larta për fluturime jashtë Rusisë, shumë burra u nisën drejt destinacioneve ndërkombëtare si Turqia, Armenia, Azerbajxhani dhe Serbia, vende ku rusët mund të hyjnë pa vizë.
Në mesin e shtetasve rusë që ikën drejt Turqisë është edhe një 41-vjeçar që shkoi në Stamboll me një valixhe dhe një çantë dore. Ai planifikon të fillojë një jetë të re në Izrael.
“Jam kundër kësaj lufte dhe nuk do të jem pjesë e saj. Nuk do të bëhem vrasës. Nuk do të vras njerëz”, tha Yevgeny, i cili nuk tregoi mbiemrin nga frika e ndëshkimit të mundshëm të familjes që la pas në Rusi.
Ai e quan “kriminel lufte” presidentin rus Vladimir Putin.
Zoti Yevgeny vendosi të arratisej pas njoftimit të udhëheqësit rus për mobilizim të pjesshëm të ushtrisë, ditën e mërkurë.
Zyrtarë të qeverisë gjermane shprehën gatishmërinë për të ndihmuar rusët që braktisën shërbimin ushtarak ndërsa bënë thirrje për një zgjidhje evropiane.
“Ata që me guxim i kundërvihen regjimit të Putinit duke e rrezikuar veten, mund të aplikojnë për azil në Gjermani për shkak të mundësisë së persekutimit politik”, tha zëdhënësi i ministres së Brendshme gjermane, Nancy Faeser.
Zëdhënësi, Maximilian Kall, tha se dezertorët dhe ata që refuzojnë të rekrutohen do të marrin statusin e refugjatit në Gjermani nëse rrezikohen nga ndjekja, megjithëse çdo rast do të shqyrtohet individualisht.
Por së pari ata duhet të arrijnë në Gjermani, e cila nuk ka kufij tokësorë me Rusinë. Rusët e kanë shumë të vështirë të udhëtojnë në pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
BE-ja ka ndaluar fluturimet direkte të 27 vendeve anëtare të saj dhe Rusisë pas sulmit në Ukrainë dhe së fundmi ka rënë dakord të kufizojë lëshimin e vizave Shengen, të cilat lejojnë lëvizjen e lirë në pjesën më të madhe të Evropës.
Katër nga pesë vendet e BE-së që ndajnë kufirin me Rusinë - Letonia, Lituania, Estonia dhe Polonia – vendosën gjithashtu së fundmi të refuzojnë udhëtarët rusë.
Disa zyrtarë evropianë i shohin rusët që ikin nga vendi si rrezik i mundshëm për sigurinë.
Ministri i Jashtëm letonez Edgars Rinkevics tha se shumë prej tyre “nuk ishin kundër vrasjes së ukrainasve. Ata nuk protestuan në atë kohë. Nuk është e drejtë të konsiderohen si kundërshtarë të ndërgjegjshëm të mobilizimit”.
Vendi i vetëm i BE-së që ende pranon rusët me viza Shengen është Finlanda, e cila ka një kufi prej 1 mijë e 340 kilometrash me Rusinë.
Rojet finlandeze të kufirit thanë se të premten numri i njerëzve që hynë nga Rusia është rritur. Shtypi raporton një rritje prej 107 për qind krahasuar me javën e kaluar.
Në Vaalima, një nga pikat më të ngarkuara kufitare, kolona e makinave shtrihej për gjysmë kilometri, njoftuan autoritetet kufitare të Finlandës./ VOA
Diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina fi...
Belgjika më 23 shtator ka vazhduar me planin për të mb...
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se një sërë p...
Saga e ngjarjeve të pazakonta në botë sa vjen dhe shtohet,...
“Dashuri dhe tradhti” kjo është “telenovela” që u regjistr...
Në rajonet e Ukrainës lindore të mbajtura nga Moska ka nis...
Irani ka frenuar aksesin në rrjetet e mediave sociale ...
Deklaratat e para për synimet u bënë në pranverë, Rusia ta...
Një gjykatës amerikan që po shqyrton të dhënat e sekuestru...
Nisma e presidentit francez, Emmanuel Macron, për të kriju...
Vendet perëndimore kanë dënuar planet e Moskës për të mbaj...
Banorët e Iziumit janë ende të traumatizuar pas pushti...
Tesla po tërheq gati 1.1 milion automjete në SHBA, sepse x...
Industria e riciklimit të plastikës në Turqi është kri...
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov menjëherë pasi pë...
“Çmimet e energjisë elektrike për kompanitë nuk do të ...
Mes dokumenteve të publikuara pak ditë më parë nga hak...
Garda Revolucionare e Iranit u bëri thirrje të enjten ...
Rusia po kryen rekrutimet më të mëdha ushtarake që nga...
Ka pasur beteja të vazhdueshme midis policisë iraniane dhe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...