Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Kompania kineze ByteDance, pronare e "TikTok", ka nënshkruar një marrëveshje detyruese me investitorë amerikanë dhe ndërkombëtarë për të operuar biznesin e saj në Shtetet e Bashkuara, duke shmangur ndalimin e aplikacionit. Lajmi u konfirmua nga drejtori ekzekutiv i "TikTok"-ut, Shou Zi Chew, në një memorandum drejtuar punonjësve.
Sipas marrëveshjes, gjysma e sipërmarrjes së re të përbashkët do të jetë në pronësi të një grupi investitorësh që përfshin Oracle, Silver Lake dhe firmën e investimeve MGX nga Emiratet e Bashkuara Arabe. ByteDance do të mbajë 19.9% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet mes investitorëve ekzistues dhe partnerëve të rinj.
Marrëveshja pritet të mbyllet më 22 janar dhe u jep fund viteve të tensioneve mes Uashingtonit dhe ByteDance, lidhur me shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve amerikanë. Ajo vjen pas vendimit të administratës Trump për të shtyrë zbatimin e ligjit që parashikonte ndalimin e "TikTok"-ut nëse nuk shitej.
Sipas kushteve, algoritmi i rekomandimit të "TikTok" do të licencohet dhe do të ritrajnohet mbi të dhënat e përdoruesve amerikanë, me qëllim shmangien e ndikimeve apo manipulimeve të huaja. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar më herët se Oracle do të ketë një rol kyç në këtë proces.
Megjithatë, marrëveshja është pritur me skepticizëm nga disa ligjvënës amerikanë. Senatori demokrat Ron Wyden deklaroi se ajo nuk garanton mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve amerikanë dhe se mbeten pikëpyetje mbi sigurinë e algoritmit.
"TikTok" thekson se platforma ka mbi 170 milionë përdorues në SHBA dhe se më shumë se shtatë milionë biznese të vogla e përdorin aplikacionin për marketing dhe shitje. Disa sipërmarrës kanë shprehur shpresën që marrëveshja e re të mos dëmtojë përvojën e tyre në platformë.
Marrëveshja shihet gjerësisht si një kompromis politik dhe ekonomik mes SHBA-së dhe Kinës, në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes dy fuqive botërore./ CNA
Qeveria australiane ka shpallur një skemë të re kombëtare ...
Bashkimi Europian do t’i japë Ukrainës një kredi pa intere...
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi sot një urdhër ...
Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët në Liban tha kët...
Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale që v...
Udhëheqësi bjellorus, Aleksandr Lukashenko, njoftoi se rak...
Në Komunën e Rahovecit janë gjetur mbetje mortore dhe sipa...
Në samitin e fundit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor,...
Një ish-anesteziolog është dënuar me burgim të përjetshëm ...
Estonia ka raportuar se tre roje kufitare rusë hynë dhe që...
Kremlini ka deklaruar sot se Rusia do të kontaktojë me Sht...
Prokuroria Speciale e Kosovës të enjten ka ngritur aktakuz...
Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e ...
Udhëheqësit e Bashkimit Europian janë mbledhur të enjten n...
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka deklaruar ...
Arrestimi arbitrar i qindra protestuesve të gjeneratës Z n...
Bisedime të reja midis të dërguarve rusë dhe amerikanë mbi...
Qeveria e Venezuelës ka deklaruar se bllokada detare e shp...
Bashkimi Europian (BE) ka vendosur t’i heqë të gjitha masa...
Asetet e ngrira janë fonde financiare ose prona që pronari...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...