Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Udhëheqësit e Bashkimit Europian janë mbledhur të enjten në një samit në Bruksel, për të vendosur për mënyrën e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për plotësimin e nevojave ekonomike dhe ushtarake të Ukrainës në vitet e ardhshme.
Ndërkohë, Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer sulme me dronë gjatë natës.
Samiti i BE-së vjen një ditë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i kritikoi ashpër udhëheqësit e bllokut, duke përdorur një fjalë që mund të përkthehet si “derra të rinj”, dhe përsëriti pohimet se Moska do t’i arrijë qëllimet e luftës së saj në Ukrainë me forcë, nëse një nismë e Shteteve të Bashkuara për paqe nuk prodhon ndonjë marrëveshje që plotëson kërkesat ruse.
Forcat ruse nisën një sulm masiv me dronë ndaj qytetit qendror Çerkasi, duke plagosur gjashtë njerëz, thanë autoritetet. Ihor Taburets, kreu i administratës ushtarake rajonale, tha se forcat ruse goditën infrastrukturën kritike, duke lënë një pjesë të qytetit pa energji elektrike.
Sulmet gjatë natës ndërprenë furnizimin me rrymë për më shumë se 180.000 banorë në rajonet Çerkasi, Mikolaiv, Zaporizhja, Sumi dhe Dnipropetrovsk, por energjia elektrike ishte rikthyer për shumicën e tyre, tha ministri në detyrë i Energjisë, Artem Nekrasov.
Rusia ka goditur infrastrukturën energjetike dhe elektrike që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, dhe forcat e saj i kanë intensifikuar këto sulme këtë vjeshtë teksa prisnin nisjen e ftohjes së motit.
"Rusia e ka sulmuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës 4.500 herë gjatë vitit 2025", tha ai.
Këto sulme po ndodhin në një kohë kur udhëheqësit e Bashkimit Europian po përgatiten të vendosin nëse do ta miratojnë një kredi disa miliardë euroshe, e mbështetur nga asetet e ngrira ruse, për të siguruar financim për Kievin.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Bruksel për të marrë pjesë në takim dhe u tha gazetarëve se pa një rezultat pozitiv “Ukraina do ta ketë një problem të madh”.
Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e parave, ka frikë se plani mund ta lërë atë të cenueshme ligjërisht, dhe edhe vende të tjera, përfshirë Italinë, kanë shprehur dyshime.
“Tani kemi një zgjedhje të thjeshtë – ose paratë sot, ose gjaku nesër. Dhe, nuk po flas vetëm për Ukrainën, po flas për Europën”, tha kryeministri polak Donald Tusk, teksa udhëheqësit e BE-së mbërritën në samitin në Bruksel.
“Ky është vendim që duhet ta marrim ne, dhe vetëm ne”, shtoi ai.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se nuk do të largohej nga samiti pa një marrëveshje për mënyrën se si të financohet Ukraina gjatë dy vjetëve të ardhshme.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, e bëri një paralajmërim të ashpër më herët këtë javë.
“Nëse nuk ia dalim mbanë për këtë, atëherë aftësia e Bashkimit Europian për të vepruar do të dëmtohet rëndë për vite me radhë, nëse jo më gjatë, dhe do t’i tregojmë botës se jemi të paaftë të qëndrojmë të bashkuar dhe të veprojmë në një moment kaq vendimtar të historisë sonë”, tha ai.
Në një fjalim gjatë një aktiviteti vjetor të Ministrisë së Mbrojtjes më 17 dhjetor, Putin u përpoq të fajësonte paraprakisht Europën dhe Ukrainën për çdo dështim të përpjekjeve për paqe, duke thënë se Rusia do të marrë më shumë territor me forcë nëse Kievi dhe udhëheqësit europianë, të cilët ai i përshkroi si “derra të rinj”, nuk kanë qasje të duhur ndaj propozimeve të SHBA-së.
“Nëse pala kundërshtare dhe mbështetësit e saj të huaj refuzojnë të angazhohen në diskutime thelbësore, Rusia do ta arrijë çlirimin e tokave të saj historike me mjete ushtarake”, tha Putin, duke hedhur poshtë çdo propozim që kërkon nga Moska të bëjë lëshime territoriale.
Moska kontrollon gati një të pestën e Ukrainës, dhe zyrtarët rusë kanë thënë vazhdimisht se nuk do të bëjnë kompromis për pesë rajonet ukrainase që Putin, pa asnjë bazë, pretendon se janë ruse./REL
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka deklaruar ...
Arrestimi arbitrar i qindra protestuesve të gjeneratës Z n...
Bisedime të reja midis të dërguarve rusë dhe amerikanë mbi...
Qeveria e Venezuelës ka deklaruar se bllokada detare e shp...
Bashkimi Europian (BE) ka vendosur t’i heqë të gjitha masa...
Asetet e ngrira janë fonde financiare ose prona që pronari...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka paralajmëruar për...
Një i dyshuar është arrestuar në lidhje me një sulm kibern...
Kancelari Merz mbështet ngrirjen 210 miliardë eurove e ase...
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë jo-detyruese ...
A duhet që shtetet e rajonit ballkanik të anëtarësohen në ...
Sipas planeve të "koalicionit të të vullnetshmëve" në Ukra...
Është hapur për qarkullimin e këmbësorëve ura e re mbi lum...
Qeveria e Venezuelës ka dënuar vendimin e presidentit amer...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë i tha të mërkur...
Një fëmijë 9-vjeçar është shtruar në Spitalin e Përgjithsh...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka bërë një premti...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë një deklaratë n...
Policia në Spanjë ka zbatuar disa urdhra dëbimi të mërkurë...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbajti një fjalim në...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...