“Berisha nuk do njeri”/ Spaho degjeneron Mulin: Arrogant, nepotist, filli na ndau nga përplasja fizike
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë i tha të mërkurën Radios Evropa e Lirë (REL) se pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë synon të punojë ngushtë me qeverinë e re të zgjedhur “për t'i avancuar prioritetet e përbashkëta”.
Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë tha në disa përgjigje me shkrim për REL-in se shpreson që “partneriteti ynë të thellohet me qeverinë e Kosovës”, përfshirë edhe rinisjen e Dialogut të planifikuar Strategjik.
“Kjo do të kërkojë veprim për të avancuar agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet të ndërsjellë ekonomik”, tha zëdhënësi i Ambasadës amerikane.
Ky qëndrim i Ambasadës vjen pas deklaratave të bëra nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një interviste në televizionin lokal Kanal 10 se raportet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe mospajtimet kryesore gjithmonë kanë qenë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale.
Më 11 dhjetor, Kurti tha, po ashtu, se sa u përket mbrojtjes dhe sigurisë, raportet “kurrë nuk kanë qenë më të mira”.
Megjithatë, në shtator të këtij viti, SHBA-ja njoftoi për pezullim për një kohë të pacaktuar të Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.
Nga Ambasada amerikane po ashtu thanë se janë të “zhgënjyer nga veprimet” e Kurtit, duke theksuar se qëndrimet e tij kanë rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë.
Dialogu ishte planifikuar që të forconte raportet ekonomike dhe diplomatike, por veprimet e Kurtit u panë si sfida për përparim.
Disa analistë politikë patën komentuar atëbotë se pezullimi ishte paralajmërim se mbështetja ndërkombëtare për Kurtin dhe Qeverinë e tij po zbehet.
Kurti fillimisht kishte pranuar se ekzistonin disa dallime me SHBA-në, por raportet me Uashingtonin nuk ishin prishur. Më pas, më 28 shtator tha se arsyeja e pezullimit të Dialogut të planifikuar Strategjik ishte për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, "i cili rezultoi të ishte kundër strukturave ilegale serbe dhe këtu nuk mund të bëj kompromise".
Dialogu Strategjik, që SHBA-ja zhvillon me shtete të tjera, përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, e të tjera.
Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998. Uashingtoni konsiderohet si partneri më i rëndësishëm i Kosovës dhe mbështetja e tij vlerësohet jetike për vendin.
Viteve të fundit, Kurti, që është në pushtet që nga fitorja në zgjedhje më 2021, është kritikuar disa herë nga faktori ndërkombëtar për shkak të disa vendimeve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, që kishin të bënin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen nga përdorimi i dinarit serb dhe mbylljen e institucioneve serbe.
Ai ka thënë se këto veprime janë në kuadër të shtrirjes së sundimit të ligjit në veri, duke theksuar se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Megjithatë, SHBA-ja dhe qendrat evropiane i kanë cilësuar shpesh këto si veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara./ Rel
Një fëmijë 9-vjeçar është shtruar në Spitalin e Përgjithsh...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka bërë një premti...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë një deklaratë n...
Policia në Spanjë ka zbatuar disa urdhra dëbimi të mërkurë...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbajti një fjalim në...
Gjykata Supreme e ka anuluar të mërkurën vendimin e Këshil...
Të rinjtë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të jenë n...
Presidentja e Komisionit Europian ka mbajtur një fjalim në...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, ka bërë t...
Kosova ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin amerikan të...
Bashkimi Europian ka filluar heqjen e disa masave ndëshkue...
Prokurorët në Los Angeles kanë ngritur akuza ndaj Nick Rei...
Edhe para se Komisioni Europian të paraqiste propozimet e ...
Udhëheqësit e Bashkimit Europian mblidhen në Bruksel më 18...
Donald Trump ka urdhëruar një bllokadë “të plotë dhe total...
Naveed Akram, i dyshuari i mbijetuar për të shtënat masive...
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, deklaroi ...
Që nga 7 janari, turistët që vizitojnë Shatërvanin e Trevi...
Presidenti amerikan Donald Trump do t’i adresohet kombit m...
Pasi pushuan nga puna qindra mijëra punonjës qeveritarë dh...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...