web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti Trump zhvillon bisedë telefonike me homologun kinez Xi Jinping

4 Shkurt 2026, 16:39, Kosova & Bota CNA

Presidenti Trump zhvillon bisedë telefonike me homologun kinez Xi Jinping

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e Kinës, Xi Jinping. Komunikimi është konfirmuar edhe nga mediat shtetërore kineze.

Sipas raportimit zyrtar, biseda telefonike Xi–Trump u zhvillua disa orë pasi që Xi foli në një video-thirrje me Putinin.

As Shtëpia e Bardhë dhe as ambasada kineze në Uashington nuk publikuan komente të menjëhershme mbi përmbajtjen e bisedës.

Agjencia ruse Interfax citon zëdhënësin e Kremlinit se Moska u njoftua paraprakisht për planin e telefonatës midis Kinës dhe SHBA-së.

Kjo ishte biseda e parë telefonike midis liderëve të dy superfuqive që nga nëntori i vitit të kaluar, kur marrëdhëniet mes Pekinit dhe Uashingtonit qenë përkeqësuar për shkak të tensioneve me Japoni./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga