Ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç/ Musk sulmon ashpër Sanchez: Një tiran dhe fashist i Spanjës
Elon Musk ka sulmuar ashpër kryeministrin spanjoll Pedro S...

Fakti që shtetet e rëndësishme të Gjirit Persik, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë kanë koniunkturë të lartë për qeverinë gjermane, mund të shihet lehtësisht në të gjitha aeroportet e kryeqyteteve të këtyre vendeve: Ndërkohë që në Arabinë Saudite ndodhej ministri i Mjedisit, socialdemokrati Carsten Schneider, ateroi avioni me ministren e Ekonomisë, kristiandemokraten Katherina Reiche, në bord, e cila vuri në dukje, përse ky intensitet: "Nëse partneritetet, tek të cilat ke pasur besim dekada të tëra, fillojnë të pësojnë krisje, duhet të kërkojmë partnerë të rinj." Partnerë kërkohen në fushën e energjisë dhe për projektet e armatimit.
Pikërisht këtë ka në fokus këtë javë – nga 4 deri më 6 shkurt – edhe kancelari Friedrich Merz, i cili udhëton fillimisht për në Arabinë Saudite për të vazhduar në Katar e në fundjavë në Emirate. Të gjitha këto brenda 72 orësh. Synimi është të intesifikohen kontaktet ekonomike dhe për marrëveshje të qendrueshme, në një kohë kur është gjithnjë e më pak është e qartë, se sa Europa dhe Gjermania mund të vazhdojnë të mbështeten tek partnerë deri tani të rëndësishëm si SHBA-ja.
Së pari India, tani Gjiri Persik dhe më pas Kina
Ndaj aktualisht në zyrën e kancelarit bëhet fjalë për "partneritete të reja strategjike", të tilla si me Indinë, që vizitoi së fundi kancelari. Në fund të shkurtit kancelari sipas planifikimit do të vizitojë Kinën. E ndërkohë vijojnë takimet në Gjirin Persik këto ditë.
Fjala magjike për marrëdhëniet gjermane me vendet e Gjirit është vazhdimisht energjia: Për shumë dekada vendet e Gjirit ishin shtetet furnizuese me naftë për Gjermaninë pa lëndë të para, qëkurse nisi lufta e Rusisë ndaj Ukrainës kjo temë po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Kuota e lartë e gazit rus në BE është pakësuar masivisht, sot kuota e gazit të lëngshëm në furnizimet gjermane përbën gjithsej 10 përqind, më 2024 30 përqind vinin nga SHB-ja. Një kuotë, që sipas mendimit të qeverisë edhe mund edhe të ulet. Nëse p.sh. Arabia Saudite dhe Katari furnizojnë më shumë.
Gaz i lëngshëm për Gjermaninë, armë për vendet e Gjirit
Korrespondentja e DW-së Michaela Küfner, thotë lidhur me furnzimet me gaz se „aktualisht Uashingtoni është furnizuesi kryesor i gazit të lëngshëm në Europë. Nëse Europa nuk do që nga varësia e Rusisë të kalojë tek varësia ndaj SHBA-së, ajo ka nevojë për vendet klasike të eksportit të energjisë në Lindjen e Mesme. Kjo do të thotë edhe se eksportet e armatimeve në të ardhmen do të lëvrohen më me zemërgjerësi." Por në fillim të vizitës qeveria nuk dëshironte të prononcohej konkretisht për projektet.
Dihet se Arabia Saudite dhe Katari kanë shprehur interes për avionin ushtarak Airbus të tipit A400 M. Dhe shumë projekte energjie së fundi nuk janë realizuar, sepse Katari ishte i interesuar për marrëveshje afatgjata furnizimi, ndërkohë që Gjermania preferon kontrata afatshkurtëra. Nga qarqet qeveritare mësohet, se ka gatishmëri për t'u bërë lëshime shteteve të Gjirit.
Kornelius: Eshtë i nevojshëm përmirësimi i të drejtave të njeriut
Merz gjatë turit të vizitave në Gjirin Persik shoqërohet nga një delegacion i madh ekonomik, por në Berlin shumë gazetarë shtrojnë pyetje në konferencën e shtypit, nëse Merz do të flasë lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në tre shtetet e Gjirit. Zëdhënësi qeveritar Stefan Kornelius fundjavën e kaluar deklaroi, se: "Ne e kemi parë që Arabia Saudite ka ndërmarrë një kurs reformash me hapje kulturore dhe shoqërore. Kjo ka mundësuar edhe përmirësime sa u përket të drejtave të gruas. Megjithatë mbetet ende shumë për të bërë dhe janë të nevojshme përmirësime të mëtejshme, theksoi Kornelius. /DW
Elon Musk ka sulmuar ashpër kryeministrin spanjoll Pedro S...
Një tragjedi ka ndodhur në brigjet greke pas përplasjes së...
Policia Metropolitane ka nisur një hetim penal ndaj Peter ...
Një sulm me dron rus vrau dy persona të moshës 18 vjeç dhe...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se po përgatitej të...
Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit të Libisë, kolo...
Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës n...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe i dërguar spe...
Në marrëveshjen e koalicionit midis konservatorëve dhe soc...
NATO ka filluar planifikimin ushtarak për një mision të mb...
Një tërmet me magnitudë 6 goditi Myanmarin të martën, tha ...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprov...
Zyrat franceze të kompanisë "X" të Elon Musk janë bastisur...
Qeveria spanjolle njoftoi se do të ndalojë përdorimin e pl...
Policia e Kosovës ka kryer sot inspektim në një bodrum të ...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, sërish ka pa...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndodhet në ...
Bashkimi Europian ka shprehur "shqetësim serioz" për dësht...
Publikimi nga qeveria amerikane i më shumë se 3 milionë do...
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, do të shkojë në Uas...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...