“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Në marrëveshjen e koalicionit midis konservatorëve dhe socialdemokratëve,qeveria gjermane i vendosi vetes objektivin e mëposhtëm: "Ne do të krijojmë një sistem pensioni të besueshëm për të gjitha brezat." Për ta arritur këtë, Friedrich Merz beson se sistemi i pensioneve duhet të reformohet dhe kancelari gjerman dëshiron të përshpejtojë procesin.
Një "reformë gjithëpërfshirëse e pensioneve" do të nisë këtë vit
Këtë e njoftoi Friedrich Merz e deklaroi në pritjen vjetore të Bursës Gjermane (Deutsche Börse) në Eschborn, pranë Frankfurtit. Ideja e tij themelore për reformën e planifikuar është që sigurimi i detyrueshëm i pensioneve të ruhet, por të jetë vetëm një element ndër të tjerët në një nivel të ri gjithëpërfshirës mbulimi. Sigurimet private të pensioneve dhe pensionet e ndërmarrjeve, të cilat financohen me bazë kapitalizimi, duhet të luajnë një rol shumë më të rëndësishëm se më parë, theksoi Merz, duke iu referuar një "ndryshimi të afërt të paradigmës në politikën gjermane të pensioneve".
Pensionet janë një prioritet në reformat sociale
Në një intervistë për gazetën Tagesspiegel, kreu i kancelarisë, Thorsten Frei, gjithashtu vendosi si qëllim nisjen e reformës së pensioneve në vitin 2026. "Deri në fund të vitit, ne do të kemi zbatuar reformat e para të mëdha sociale, dhe përparësi u kemi dhënë pensioneve," tha politikani i CDU-së. Por gjithashtu është e qartë "se jo gjithçka do të jetë gati deri në dhjetor." Aktualisht, një komision për pensionet po shqyrton propozime të mundshme. Ai duhet t'i paraqesë ato deri në fund të tremujorit të dytë. Sipas Frei-t, disa nga këto propozime mund të zbatohen mjaft shpejt, ndërsa të tjera do të kërkojnë një periudhë më të gjatë përgatitore.
Vitin e kaluar, pensionet ishin subjekt i polemikave të ashpra, edhe brenda partive konservatore unioniste. Organizata e rinisë e CDU-së, Junge Union (JU) protestoi kundër planeve për reformën e pensioneve të dakorduara midis partive unioniste dhe SPD-së dhe kërcënoi se do të refuzonte paketën ligjore që duhej të miratohej nga Bundestagu para fundit të vitit 2025. Në fund, projektligji u miratua, pas një premtimi të bërë për të rinjtë se do të nisë një reformë themelore e pensioneve në vitin 2026.
Këshilli Ekonomik i afërt me CDU-në kërkon shkurtime në sistemin e pensioneve
Këshilli Ekonomik i afërt me CDU-në, një shoqatë sipërmarrjesh, së fundmi paraqiti propozime për reformimin e sistemit të pensioneve. Për të reduktuar shpenzimet federale, Këshilli propozoi shkurtimin e pensionit të posaçëm për nënat dhe eleminimin e daljes në pension në moshën 63 vjeç. Në vend të kësaj, mosha e daljes në pension duhet të lidhet "në afat të mesëm" me pritshmërinë e jetës.
Ndërsa propozimet e Këshillit Ekonomik u kritikuan ashpër nga të gjitha partitë, tani ato kanë mbështetjen e ekonomistes Veronika Grimm. "Na duhen propozime që reduktojnë barrën mbi buxhetin federal, por edhe mbi landet federale dhe komunat," tha ajo në emisionin e përbashkët të mëngjesit të ARD dhe ZDF. Sepse krahasuar me vendet e tjera evropiane, barra e taksave dhe e sigurimeve shoqërore ka arritur në "nivel rekord".
Në fushën e sigurimeve të pensioneve, për shembull, shteti ka ecur kryesisht në drejtimin e gabuar, paralajmëroi Grimm. Dhe miliardat e parashikuara për vitet e ardhshme po ushtrojnë presion edhe më të madh mbi buxhetin federal. Prandaj, rritja e moshës së daljes në pension sipas saj, është një "faktor i rëndësishëm". Në mënyrë të ngjashme, "dalja në pension në moshën 63 vjeç dhe pensioni për nënat duhet në fakt të vihen në diskutim"./DW
NATO ka filluar planifikimin ushtarak për një mision të mb...
Një tërmet me magnitudë 6 goditi Myanmarin të martën, tha ...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprov...
Zyrat franceze të kompanisë "X" të Elon Musk janë bastisur...
Qeveria spanjolle njoftoi se do të ndalojë përdorimin e pl...
Policia e Kosovës ka kryer sot inspektim në një bodrum të ...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, sërish ka pa...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndodhet në ...
Bashkimi Europian ka shprehur "shqetësim serioz" për dësht...
Publikimi nga qeveria amerikane i më shumë se 3 milionë do...
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, do të shkojë në Uas...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të kë...
Me hyrjen në fuqi të të ashtuquajturve "Ligjet e Mrdiqit",...
Në një klasë në Chennai të Indisë, rreth 20 infermierë po ...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të ri me raketa dhe dronë ...
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e t...
Reshjet e dendura të dëborës u kanë marrë jetën 30 persona...
Dy kilogramë lëndë narkotike janë kapur ditën e sotme në p...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja ...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz është shprehur se E...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...