web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Trump zgjedh kryetarin e ardhshëm të Bankës Qendrore të SHBA-së

30 Janar 2026, 16:24, Kosova & Bota CNA

Presidenti Trump zgjedh kryetarin e ardhshëm të Bankës Qendrore

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ka zgjedhur Kevin Warsh si kryetarin e ardhshëm të Rezervës Federale të SHBA-së, pas përfundimit të mandatit të Jerome Powell në muajin maj, teksa emërimi duhet të miratohet nga Senati amerikan.

Kevin Warsh është i njohur si kritik i politikave aktuale të Rezervës, veçanërisht në lidhje me normat e interesit dhe mënyrën se si banka qendrore ushtron politikën monetare.

Trump deklaroi se e njeh Warsh-in prej shumë vitesh dhe shprehu bindjen se ai do të jetë një nga drejtuesit më të mirë në historinë e Rezervës. 

Vendimi vjen në një periudhë kur Trump po rrit presionin ndaj Rezervës Federale, duke kërkuar më shumë kontroll dhe duke akuzuar institucionin për politika që, sipas tij, dëmtojnë ekonominë amerikane./CNA





Lajmet e fundit nga